Francë, Macron përkujton Armëpushimin e Luftës I Botërore

11/11/2017 19:35
France's President Emmanuel Macron attends the Armistice Day ceremonies marking the end of World War I, in Paris, France, Saturday, Nov. 11, 2017. (ANSA/AP Photo/Thibault Camus, Pool) [CopyrightNotice: Copyright 2017 The Associated Press. All rights reserved.]

Emmanuel Macron ka përkujtuar këtë të shtunë, për herë të parë në cilësinë e presidentit të Francës, 11 nëntorin, ditën e armëpushimit që shënoi përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Sikurse e kërkon tradita, ai ka përshkuar shëtitoren Champs Elysees ku kanë qenë të vendosura trupat ushtarake franceze dhe më pas ka vendosur një kurorë me lule në varrin e ushtarit të panjohur poshtë Harkut të Triumfit.

Gjithashtu, Macron i ka bërë homazhe edhe figurës së Georges Clemenceau, kryeministri në fuqi i Francës gjatë Luftës I Botërore, i konsideruar nga qytetarët si një nga arkitektët kryesorë të paqes në botë.

Në ceremoninë përkujtimore kanë qenë të pranishëm edhe ish-presidentët Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy, pa harruar edhe qindra njerëz, francezë e turistë, që kanë sfiduar të ftohtin e kësaj dite.

Vitin e ardhshëm Franca do të mirëpresë përkujtimet për 100-vjetorin e Luftës I Botërore, ku do të marrin pjesë delegacione nga të paktën 80 vende.

Top Channel