Vendet e APEC, marrëveshje tregtare pa Shtetet e Bashkuara

11/11/2017 19:13
APEC leaders pose for the family photo at the APEC Summit in Danang, Vietnam, Saturday, Nov. 11, 2017. Pictured from left to right: Australian Prime Minister Malcolm Turnbull; Hong Kong's Carrie Lam, Brunei's Sultan Hassanal Bolkiah; Canadian Prime Minister Justin Trudeau; Peru's President Pedro Pablo Kuczynski; Chile's President Michelle Bachelet; Philippines President Rodrigo Duterte; Chinese President Xi Jinping; Russian President Vladimir Putin; Vietnamese President Tran Dai Quang; U.S. President Donald Trump; Indonesian President Joko Widodo; Thailand Prime Minister Prayuth Chan-ocha; Japanese Prime Minister Shinzo Abe; Singapore Prime Minister Lee Hsien Loong; South Korean President Moon Jae-in; New Zealand's Prime Minister Jacinda Ardern; Malaysia's Prime Minister Najib Razak; Taiwan's representative James Soong; Mexican President Enrique Pena Nieto. (Adrian Wyld/The Canadian Press via AP)

Në samitin e vendeve të APEC në Da Nang të Vietnamit është arritur një kompromis bazë për tregtinë mes vendeve të Azisë së Paqësorit, pa Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e kanë bërë të ditur ministrat e Tregtisë të vendeve anëtare, që kanë saktësuar se është rënë dakord për aspektet kryesore të aleancës mes 11 vendeve të zonës së Ndër-Paqësorit, një hipotezë kjo e refuzuar nga presidenti Donald Trump.

Firmosja e paktit, e parashikuar fillimisht për të premten, është shtyrë për shkak të qëndrimeve kontradiktore të liderëve të APEC.

Trump është shprehur kundër atyre që i ka quajtur “barriera tregtare” dhe disa praktikave të aplikuara deri tani duke thënë se, “askush nuk do të përfitojë nga tregtia me SHBA”.

Ndërkohë, në foton e përgjithshme të samitit, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka shtrënguar duart me presidentin rus Putin dhe ka shkëmbyer disa fjalë me të.

Nga ana tjetër, nuk ka munguar një sulm verbal ndaj liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong un. “Nuk duhet të mbetemi peng i fantazive të sëmura të një diktatori”, ka thënë Trump.

Top Channel