E martë, 14 Nëntor 2017
14:41
“Pakicat” kalojnë në heshtje, Meta nuk e dekreton

Presidenti Ilir Meta ka vendosur ta kalojë në heshtje ligjin për “Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”, një nga ligjet më të debatura gjatë muajve të fundit.

14:24
Shkodër, në gjykatë dosja e gjobëvënësve

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi për gjykim dosjen mbi 7 anëtarët e grupit të gjobëvënësve në Shkodër, të cilët shantazhonin tregtarët për t’iu marrë para.

14:21
Kapen 2.4 tonë kanabis në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

Konsiderohet si një prej sekuestrimeve më të mëdha të drogës në historinë e qytetit të Ravenës në Itali, mbi 2 tonë hashash e marjuanë.

13:51
Haradinaj: Në 2020 në NATO

Kosova do të krijojë shumë shpejt ushtrinë e saj në partneritet me NATO-n e synimi është që deri në 2020-n, të bëhet anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake të globit.

13:43
Droga e Vilunit, arrestohet një prej të kërkuarve

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një prej të kërkuarve të operacionit “Viluni Beach” gjatë të cilit u sekuestruan 1.5 ton kanabis.

13:32
Rama: Nga janari rimbursim i fishave të diabetit për 1500 fëmijë

Nëntori është muaji ndërkombëtar i diabetit dhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një familje në Kombinat, vajza e të cilëve vuan nga diabeti për tu bërë të ditur dhe vendimin e qeverisë, se në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët.

13:27
Abuzim me pronat në Spille, arrestohen 6 punonjës të Hipotekës

Gjashtë punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë janë arrestuar me urdhër të prokurorisë, për abuzim me pronat në bregdetin e Spillesë.

13:11
Veliaj: Dakordësohet kredia me BERZH për investimet në ujësjellës

Bashkia e Tiranës merr miratimin e BERZH për kredinë fillestare nëpërmjet së cilës do të investohet në Ujësjellës-kanalizime. Brenda këtij viti do të zgjerohet impianti i Bovillës çka pritet të dyfishojë sasinë e ujit që filtrohet si dhe të furnizojë me ujë zonën e Kasharit dhe Unazës së madhe.

12:57
Basha: Shqipëria, në listën e zezë të SHBA. Hetim projektit “1 miliard euro”

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar këtë të martë se, akuzat e opozitës ndaj qeverisë për pastrimin e parave të drogës vërtetohen nga raporti i Departamentit amerikan të Shtetit.

12:15
LSI, Mehmetaj: Buxheti për arsimin, më i ulët se 2016

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur propozimet e saj për buxhetin e ardhshëm për arsimin, përmes deputetëve të saj në komisionin përkatës parlamentar, Kejdi Mehmetaj, Nora Malaj dhe Shezai Rrokaj. Këto propozime do të depozitohen dhe në Kuvend.

12:11
Dëmshpërblim ose azil. Banorët e tokave të HEC-it kërkesë ambasadave

Disa familje kuksiane kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një kërkesë publike drejtuar Ambasadës Amerikane, ata thonë se nuk kanë të ardhura për të mbijetuar në Shqipëri.

11:44
Vettingu i gjyqtarëve, përzgjidhen dosjet në Gjykatën e Tiranës

Komisioni i Vettingut ka zbarkuar në Gjykatën e Tiranës, ku ka përzgjedhur me short elektronik gjashtë gjyqtarët e parë, të cilët do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të punës së tyre nga ana profesionale.

11:25
Europa kundër Rusisë, kontrast influencës ruse në Ballkan

Kritikët e Moskës në Bruksel janë të bindur se Rusia po ndërmerr një fushatë dezinformimi të qëllimshëm, kryesisht në Ballkan, ndaj blloku ka nisur përpjekjet për hartimin e një kundërstrategjie.

11:24
Godet me thikë gruan dhe djalin, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar nga Dushku i Lushnjes është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me thikë gruan dhe djalin e tij.

10:51
Vlorë, aksion kundër lidhjeve të paligjshme të ujit

Ndërmarrja e Ujësjellësit në Vlorë ka nisur një aksion për ndërprerjen e lidhjeve paligjshme të ujit të pijshëm. Aksioni ka nisur në zonën e Ujit të Ftohtë, ku dhe lidhjet e paligjshme janë të shumta.

10:34
Zjarr në garazh, digjet tërësisht një makinë

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të së martës një automjet në garazhin e një pallati në Elbasan.

10:24
I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 57-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Eduart Daiun, 57 vjeç, banues në Rrushkull të Durrësit, pasi gjykata e Milanos e ka dënuar në 2009 me 16 vjet burg.

10:12
Serbia “flirton” me NATO-n

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të zhvillojë një takim të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e aleancës në Bruksel.

09:51
Rama i përgjigjet akuzës së opozitës: Projekti “1 miliard”, i pastër

Akuzave të opozitës se qeveria do të përdorë buxhetin e shtetit dhe programin “1 miliard euro” të investimeve për pastrimin e parave të drogës, kryeministri u ka dhënë një përgjigje të prerë.

09:38
Assange ambasador, WikiLeaks ja sugjeroi Trumpit

WikiLeaks u përpoq që të emëronte Julian Assange si ambasador të Australisë në SHBA pas zgjedhjes së Donald Trump.

09:24
May, mesazh Putinit: Rusia, partnere nëse luan sipas rregullave

Theresa May ndërmori sulmin e saj më të ashpër deri tani kundër Rusisë, duke e akuzuar hapur për përfshirje në zgjedhje dhe spiunazh kibernetik.

09:14
Tërmeti dhe temperatura nën zero gradë, mijëra persona në qiell të hapur

Mijëra iranianë kaluan një natë të dytë në qiell të hapur dhe në temperatura thuajse zero, pas tërmetit të fuqishëm që goditi perëndimin e vendit. Qeveria vendase po përpiqet që të dërgojë ndihmë në zonat e goditura më rëndë në provincën malore Kermanshah, ku qindra shtëpi janë shkatërruar.

00:46
Ventura i zhgënjen të gjithë: Nuk jap dorëheqjen

Gian Piero Ventura i zhgënjeu të gjithë në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Suedinë, teksa nuk njoftoi dorëheqjen e shumëpritur. Tekniku italian tha se fillimisht duhet të bisedojë me presidentin dhe federatën dhe vetëm më pas do të arrijë në një konkluzion.

00:20
De Rossi shpërtheu ndaj stafit: Si të futem unë, na duhet fitorja – VIDEO

Daniele De Rossi e vuajti nga stoli dështimin e Italisë për t’u kualifikuar në botëror, teksa në vend të tij u preferua mesfushori i Napolit, Jorginho. Mediat italiane kanë veçuar edhe një debat të mesfushorit, me stafin e trajnerëve, kur këta të fundit i kërkuan të futej në fushë.

00:05
Fillon revolucioni te Italia, largohen 4 futbollistë

Kapiteni dhe portieri i Italisë, Gigi Buffon njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja, ndërsa paralajmëroi edhe largimin e 3 futbollistëve të tjerë.

E hënë, 13 Nëntor 2017
23:53
Grezda shënon golin e parë me përfaqësuesen: Ia dedikoj babait

Eros Grezda shënoi golin e tij të parë me përfaqësuesen e Shqipërisë, në fitoren 2-3, në Antalia ndaj Turqisë. Sulmuesi gjakovar tregoi për Supersport se ky gol i dha një emocion të pamasë, pavarësisht se ishte thjesht një ndeshje miqësore.

23:35
Kapiteni Buffon i dëshpëruar, shpërthen në lot

Gigi Buffon humbi sot mundësinë për të marrë pjesë në një tjetër botëror, para se t’i japë fund karrierës. Dëshpërimi te kapiteni italian ishte mjaft i madh, madje Buffon shpërtheu në lot, pas vërshëllimës së 3-fishtë.

22:42
Italia, jashtë Botërorit pas 60 vitesh

Italia nuk ka arritur të kualifikohet për në Botërorin “Rusi 2018”.

21:53
Tritan Shehu: Marrëveshja e detit me Greqinë, model. Nuk duhej rrëzuar

Ish-zëvendësministri i Jashtëm dhe aktualisht deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu mbrojti marrëveshjen e detit të nënshkruar me Greqinë në 2009 nga qeveria “Berisha”.

21:33
Kosova përmbys Letoninë, fiton 4-3 miqësoren në Mitrovicë

Pas barazimit në Finlandë në ndeshjen e parë të kualifikueseve europiane për Botërorin “Rusi 2018”, një fushatë e mbyllur me rezultate skandaloze për Kosovën me vetëm 1 pikë, vjen edhe fitorja e parë zyrtare për kombëtaren e dytë të shqiptarëve që pas njohjes dhe anëtarësimit zyrtar në UEFA dhe FIFA.

21:16
Sekreti “i ndyrë” i kryeqytetit “de facto” të ISIS-it

BBC ka zbuluar detajet e një marrëveshjeje të fshehtë, që bëri që qindra luftëtarë të ISIS-it dhe familjet e tyre të largohen nga Raqqa, nën vëzhgimin e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, si dhe nga forcat kurde që kontrollojnë qytetin.

21:13
“Deti”, Pashaj: Rinegociimi i vështirë. Grekët nuk lëshojnë pè

Kolonel Myslym Pashaj tha për Top Story se deklaratat në mbrojtje të marrëveshjes së detit të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, dëmtojnë pozicionin e Shqipërisë përballë Greqisë në bisedimet e reja.

21:00
Sadiku: Kuptohem mirë me Roshin e Grezdën

U shënoi dy gola turqve dhe ishte një nga lojtarët që vendosi fatin e takimit në miqësoren e zhvilluar në Antalia, por jo i vetmi.

20:56
Panucci: Luajtëm si skuadër e madhe! Ndeshja s’ishte (fort) miqësore

Skuadra fitoi dhe e bëri këtë me 10 lojtarë dhe megjithëse ishte një miqësore, testi u kalua me sukses.

20:49
Kombëtarja është në formë, Panucci ka në dorë skuadrën (Notat)

Perfeksioni nuk ekziston, por ka edhe ndeshje të tilla kur Kombëtarja duket plotësisht perfekte. Nuk flitet për rezultatin, por për lojën dhe dëshirën që skuadra pati në një takim të kushtëzuar edhe nga vendimet e arbitrit.

20:21
Shqipëria sulmuese mposht 3-2 Turqinë në miqësoren e Antalias

Prova e parë përgatitore për kualifikueset e Europianit të ardhshëm, e trajnerit italian Christian Panucci ka rezultuar mëse e suksesshme.

19:23
0-2 në Turqi, Sadiku drejt rekordit, “skuqet” Memushaj

Dy golat e shënuar në pjesën e parë të miqësores me Turqinë, e afrojnë akoma më shumë drejt kreut të listës së golashënuesve historikë të “Kuqezinjëve”.

17:15
Propozimi, Visho Ajazi për ambasador të Shqipërisë në NATO

Dy javë pasi dha dorëheqjen nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror pa dhënë asnjë shpjegim publik, Visho Ajazi Lika propozohet nga Kryeministri Edi Rama për ambasador të Shqipërisë në NATO.

16:39
Buxheti 2018, Rama: Paketa më e madhe e investimeve publike

Grupi Parlamentar socialist u mblodh për të diskutuar buxhetin 2018, të cilin Kryeministri e quajti hapi i parë drejt ndërtimit të Shqipërisë që duam.

16:29
Rama: Shkarkim Zgurit dhe Kapllanajt

Kryeministri Edi Rama mbështet nismën e grupit parlamentar socialist për të filluar procedurat për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri.

16:23
Pakti, BE drejt ushtrisë së përbashkët

Franca dhe Gjermania finalizuan me sukses ambicien 70-vjeçare për një mbrojtje ushtarake të përbashkët europiane.

15:33
Superpaga për mjekët

Një mjek specialist që do të pranojë të shkojë të ofrojë shërbim shëndetësor në zona të largëta nga vendbanimi i tij do të marrë në fund të muajit 200 deri në 250 mijë lekë në muaj në varësi të specialitetit.

15:17
Chiesa pakt me Fiorentinën, Interi në horizont

Federico Chiesa është një nga të rinjtë më të spikaur në futbollin italian në vitin e fundit. Emri i tij po lakohet shpesh në merkato. Por Fiorentina, pas eksodit të jashtëzakonshëm në verën e shkuar po bën përpjekje të mëdha për të mos i shpëtuar nga duart.

15:14
Koncesionet ndajnë mazhorancën, Braçe: Qeveria të kalojë kontratat në Kuvend

Mënyra se si qeveria jep dhe administron koncesionet ka shkaktuar përplasje edhe brenda maxhorancës. Deputeti socialist Erjon Braçe kërkoi që koncesionet afatgjata të mos jepen nga qeveria, por të kalojnë përmes Parlamentit.

15:06
Basha akuza Qeverisë: Kërkon të pastrojë paratë e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ngriti edhe një herë tjetër akuza ndaj Qeverisë, duke thënë se pasi e mbushi Shqipërinë me drogë, Rama do të pastrojë paratë.

14:55
Duka: Nga Turqia nis “një erë e re”…

President ii Federatës Shqiptare të Futbollit ka folur në prag të ndeshjes së ditës së sotme ndaj Turqisë, duke thënë se nga ky takim nis përgatitja e skuadrës për edicionin e ri.

14:52
Interpelancë për “Detin”, PD e LSI thërrasin ministrin e Jashtëm

Bisedimet e Kretës mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet dypalëshe nuk kanë ende një verision zyrtar dhe deputetët e opozitës kërkojnë në interpelancë ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

14:44
LSI kundër buxhetit,kreu i grupit: I rrënuar

Lëvizja Socialiste për Integrim duke shprehur qëndrimin e saj kundër buxhetit të 2018, e quan atë të rrënuar, pasi vetëm rëndon me taksa shqiptarët dhe pasuron qeverinë. LSI shprehu qëndrimin e saj pasa mbledhjes, nëpërmjet kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili.

14:23
Veliaj: Rritet vlera e pronës, rivlerësimi nga rrugët e reja

Tre rrugë të reja që lidhin njësinë nr. 3 me atë numër 1 i shtohen kryeqytetit, të pajisura me rrjetin e kanalizimeve dhe që përmirësojnë jetesën e mijëra banorëve të zonës.

13:41
“Kërcënoi Salianjin”, PD kërkon pezullimin e Pjerin Ndreut

Partia Demokratike i ka kërkuar Kreut të Kuvendit të mbledhë Byronë e Kuvendit për të ndaluar për 10 ditë nga çdo aktivitet parlamentar deputetin socialist Pjerin Ndreu me argumentin se ka kërcënuar deputetin demokrat Ervin Salianji.

13:33
Kërkesa për shkarkim, kreu i KQZ: Nuk e kam shkelur ligjin

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, i pyetur nga mediat lidhur me kërkesën e PS për shkarkimin e tij u shpreh se nuk ka ndërmend të merret me deklarata politike.

13:13
Ambasada e SHBA i refuzon përfundimisht vizën Godellit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka refuzuar përfundimisht vizën peshëngritësit shqiptar Daniel Godelli.

12:30
Protestë për “Kumanovën”. Shqiptarët kërkojnë drejtësi nga Vjena

Një grup shqiptarësh në Austri protestuan në rrugët e kryeqytetit të saj, Vjenë, kundër dënimit të grupit të Kumanovës nga drejtësia maqedonase.

12:29
Delhi nën “rrethim”, smogu mbulon kryeqytetin

Një re e trashë smogu toksik 10 herë më e dendur se sa limiti i lejuar mbuloi kryeqytetin indian Nju Delhi të hënë, ndërsa autoritetet po dështojnë në përpjekjet për të zgjidhur krizën e shëndetit që ka hyrë në javën e dytë.

12:23
Vettingu, ende pa buxhet

Organet e vettingut janë ende pa buxhet sepse institucionet thuhet se ende nuk janë rakorduar me ministrine e Financave.

12:20
Italia në sfidën për “jetë a vdekje”

Italia do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e kthimit me Suedinë të “play off”-it për Botërorin e vitit 2018.

12:20
Përçahet elektorati shqiptar në Malin e Zi. Rreziku vjen nga Tuzi

Në zgjedhjet vendore të 26 nëntorit për komunën e Tuzit, në Malin e Zi, partitë politike shqiptare nuk arritën të dalin të bashkuar.

12:16
Vrau gjyqtaren, ekspertiza: Fadil Kasemi i aftë mendërisht

Ka përfunduar ekspertiza për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi.

12:12
ATP Tour Finals, Federer, Zverev e nisin me fitore

Roger Federer e nisi rrugën e tij drejt titullit të 7 të ATP Tour Finals me fitore. Në Londër ku mbahet turneu i fundit u vitit, zvicerani mposhti amerikanin Jack Sock që merr pjesë për herë të parë në këtë eveniment.

11:48
Tërmet i fuqishëm, lëkundet Kosta Rika

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë paraprake 6.5, ka goditur Kosta Rikën gjatë natës, duke tronditur ndërtesat dhe krijuar panik tek banorët.

11:40
Vlorë, “Ustai” arreston tre të rinj për vjedhje

Tre të rinj janë vënë në pranga në qytetin e Vlorës, si autor të një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin bregdetar.

11:27
Subvencionet me kusht. Peleshi: Respektoni sigurinë ushqimore

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka vizituar një baxho të përpunimit të qumështit, si pjesë e takimeve dy ditore të anëtarëve të kabinetit qeveritar në qarkun e Dibrës.

11:21
Nga Koreja e Veriut në Jug, ushtari rrezikon jetën, por ia del

Një ushtar i Koresë së Veriut ka vënë jetën e tij në rrezik, teksa ka dezertuar duke kaluar kufirin për në Korenë e Jugut.

11:04
Katalonja, Puigdemont: Ka zgjidhje të tjera krahas shkëputjes

Për Katalonjën është e mundur një zgjidhje tjetër krahas pavarësisë. Kështu ka deklaruar lideri Carles Puigdemont në një intervistë për të përditshmen belge “Le Soir”.

11:02
Massa: Gara e fundit ishte si një fitore për mua

I mbytur nga emocionet e lamtumirës së vërtetë, Felipe Massa ka përshëndetur të gjithë popullin brazilian nga podiumi i Interlagos. Braziliani që u pa ta bënte këtë përshëndetje edhe një vit më parë në këtë pistë ka falendruar të gjithë ata që e mbështetën dhe ndihmuan në karrierën e tij.

10:58
Shqipëria me 3 sulmues ndaj Turqisë, formacioni i mundshëm

Panucci ka menduar një skuadër sulmuese në testin e tij të parë pas mbylljes së fushatës eliminatore të Kupës së Botës.

10:40
Shkatërrohet rrjeti i heroinës Shqipëri-Napoli, kapen tre shqiptarë

Trafikimi i heroinës së llojit “Cobret” ishte aktiviteti kryesor i organizatës kriminale italo-shqiptare që u godit në Napoli dhe Kazerta.

10:05
Lihet në burg kushëriri i gjyqtarit, sekseri i 300 mln lekëve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kujtim Mirin, kushëririn e gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e sekserit për marrjen e 300 mln lekëve të gjetura në shtëpinë e gjyqtarit.

09:59
FA nisin rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve

Forcat e Armatosura kanë nisur punën për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve në të gjitha qarqet në vend.

09:47
Trump vlerëson Duterten pas takimit: Marrëdhënie e shkëlqyer

Pas takimit të shumëpritur me Rodrigo Duterten, Donald Trump deklaroi se kishte “një marrëdhënie të shkëlqyer” me homologun filipinas, por nuk është e qartë nëse i përmendi çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut, pavarësisht apeleve të shumta për ta bërë një gjë të tillë.

09:45
Durrës-Tiranë, merr flakë në ecje fuoristrada

Një automjet i llojit fuoristradë ka marrë flakë në lëvizje e sipër mëngjesin e sotëm, teksa po lëvizte tek mbikalimi i Sukthit, në autostradën Durrës-Tiranë.

09:26
SHBA tregon forcën, tre aeroplanmbajtëse në “xhiro”

Tre aeroplanmbajtëse amerikane treguan forcën në Paqësorin Perëndimor gjatë fundjavës, hera e parë në një dekadë që kolosët prej 100 000 tonësh secili shfaqen bashkë në një dekadë.

09:20
Ansambli Popullor tashmë “Nder i Kombit”

Ansambli Popullor është tashmë “Nder i kombit”, dekoratë e lartë e dhënë nga presidenti Ilir Meta në kuadër të 60-vjetorit të krijimit të këtij institucioni kulturor.

09:08
Tërmeti në kufirin Irak-Iran, mbi 330 të vdekur

Tërmeti 7.3 ballë që tronditi zonën kufitare mes Iranit dhe Irakut ka shkaktuar vdekjen e të paktën 339 personave dhe plagosjen e 2.800 të tjerëve.

08:35
Tërmet i fuqishëm shkund Iranin e Irakun

Një tërmet i fuqishëm prej 7,2 ballësh tronditi rajonin kufitar mes Iranit dhe Irakut, nga ku raportohen qindra viktima.

00:05
Çmimet “MTV EMA” për vitin 2017

Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards u zhvillua mbrëmjen e së dielës në Londër. E pavarësisht se ishte një ceremoni për vlerësimin e muzikës europiane, shfaqja përfshiu gjithashtu edhe shumë prodhime amerikane.

E diel, 12 Nëntor 2017
22:49
Kroacia shkon në Rusi; grekët të pafuqishëm në shtëpi

0-0 u mbyll takim i dytë mes Greqisë dhe kroatëve. Grekët e kërkuan më shumë golin në pjesën e parë, duke qenë më agresivë në mesfushë, por ngecnin përballë murit të ngritur nga kroatët para zonës së tyre. Edhe pjesa e dytë nuk rezervoi asnjë surprizë, por ishin kroatët ata që patën rastet më të […]

19:57
Zvicra shkon në Botëror me një barazim të bardhë

Zvicrës i ka mjaftuar një barazim i bardhë në shtëpinë e saj për të prerë biletën për në Botërorin rus.

19:33
Ish-kryespiunët: SHBA në rrezik. Putin po ia hedh Trumpit

Dy ish-shefa të inteligjencës amerikanë thanë se Donald Trump paraqet një rrezik për Shtetet e Bashkuara, sepse është i prekshëm nga loja ruse, pasi presidenti deklaroi të shtunën se i beson mohimit të ndërhyrjes në zgjedhjet amerikan nga Vladimir Putin.

18:40
Vettel rikthen buzëqeshjen te Ferrari. Hamilton, në vendin e katërt

Vettel është fituesi i Çmimit të Madh të Brazilit në garën e parafundit të Botërorit të Formulës 1, edhe pse garohej vetëm për prestigj, pasi verdiktet e këtij sezoni janë dhënë me Hamiltonin kampion për pilotë dhe Mercedesin kampion për skuderi.

18:29
Aksident në Rrugën e Kombit, dy të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në hyjre të tunelit të Kalimashit, në Rrugën e Kombit.

17:33
Panucci, polemika për dëmtimet në prag të miqësores

Në listën e Kombëtares për stazhin përgatitor dhe miqësoren ndaj Turqisë ishin të paktën 3 lojtarë të dëmtuar, por edhe pse në dyshim, trajneri Christian Panucci kërkoi të shihte nga afër gjendjen e tyre, para se të vendoste.

17:26
Dështimi i bisedimeve për “Brexit”, BE bën gati planet

Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier tha se blloku europian po harton plane emergjence në kuadër të kolapsit të mundshëm të bisedimeve të ndarjes me Britaninë e Madhe.

17:21
Parà për Gulenin? Turqia e mohon: Do ta ekstradojmë ligjërisht

Raportet se ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Micheal Flynn ishte pjesë e një komploti për të dërguar me forcë një klerik mysliman në Turqi, në këmbim të miliona dollarëve, janë plotësisht të rreme.

17:19
Zguri reagon pas kërkesës së PS: Sulmet dëmtojnë KQZ

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për shkarkimin e tij.

17:10
Rama: Rruga e Arbrit është vetëm fillimi. Investojmë në gjithë akset kombëtare

Në rubrikën tradicionale “Komunikimi Javor”, Kryeministri Edi Rama ripërsëriti premtimin e dhënë në lidhje me ndërhyrjet në akset kombëtare.

15:43
Ndërhyrja në infrastrukturë, Rama inspekton segmentet rrugore në Dibër

Një “Rrugë të vogël të Arbrit” e ka cilësuar kryeministri Rama unazën e qytetit të Peshkopisë, e cila përfundon pranverën e ardhshme. Kreu i qeverisë ka inspektuar nga afër punimet që kanë nisur në qytet, që i japin përfundimisht zgjidhje kaosit që shkaktonte lëvizja e mjeteve.

15:36
Marquez, kampion bote në MotoGP

Marc Marquez ia doli sërish. Piloti spanjoll i Hondës shkroi një faqe tjetër të historisë së Botërorit të MotoGP-së, duke u shpallur kampion bote për të 6-n herë, e katërta në kategorinë më të lartë të këtij kampionati, MotoGP.

15:14
BERZH, parà për turizmin. 70 mln euro për projektet në 4 bashki

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë 70 milionë euro në projekte publike, por edhe private, për të mbështetur turizmin në 4 bashki të Shqipërisë.

15:10
BBC: Gjakmarrja, fenomeni që po mban ngujuar dhjetëra familje

Thuhet se hakmarrja është pjatë që shërbehet e ftohtë dhe në Shqipëri mund të jetë vërtet e tillë.

15:02
Kreta prodhon vetëm klimë, por rezultati zero

Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë përfunduan bisedimet treditore në Kretë, ku për herë të parë hodhën në tryezë të gjitha temat që shqetësojnë të dy vendet.

14:40
Dy aksidente në autostradën Tiranë-Durrës

Kushtet atmosferike, lagështia në rrugë, si dhe shpejtësia tej normave të lejuara kanë shkaktuar dy aksidente rrugore pak pas mesdite në autostradën Tiranë-Durrës, në të dyja kahet e lëvizjes.

13:57
Spanjë, Rajoy prezanton kandidatin në Katalonjë: I japim fund krizës

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy mbërriti në Barcelonë për të prezantuar kandidatin e Partisë së tij Popullore në zgjedhjet e 21 dhjetorit, e nga kryeqendra e Katalonjës deklaroi se lokalet e muajit të ardhshëm do të ndihmojnë t’i jepet fund kaosit në rajonin e pasur verilindor që tentoi shkëputjen.

13:37
Veliaj: Pemët, trashëgimia më e mirë për gjeneratën e ardhshme

Gjelbërimi i rrugëve dytësore te Liqeni i Thatë ka vijuar teksa janë mbjellë 1 mijë pemë të reja për Pyllin Orbital.

13:15
PD, Vokshi: Rama, presion medias për të mbuluar skandalet e drogës dhe korrupsionit

Partia Demokratike njofton se “Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias informoi Forumin e Gruas së Partive Popullore Europiane rreth përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri, si një taktikë e Kryeministrit për të penguar publikimin e lidhjeve të Qeverisë së tij me organizatat kriminale”.

12:50
Mbështetja e fermerëve. Ahmetaj: Pajisuni me NIPT që të fitoni rimbursimin e TVSH-së

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u ka bërë thirrje fermerëve që të pajisen me NIPT për të përfituar rimbursimin e TVSH-së, por edhe mbështetje me parà në dorë nga buxheti.

12:42
Lilaj: Për fitore ndaj Turqisë; Veseli: Po bashkohemi si grup

Sabien Lilaj dhe Frederik Veseli dolën përpara mediave në prag të ndeshjes miqësore që kombëtarja jonë do të luajë ndaj Turqisë, ditën e hënë.

12:29
PS kërkon shkarkimin e kreut të KQZ-së

Partia Socialiste propozon shkarkimin e kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri.

12:23
MPJ: Bisedimet, hap i rëndësishëm për t’i gjetur zgjidhje problemeve

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë publikuan një njoftim të përbashkët për shtyp në lidhje me takimin në Kretë.

12:08
Kolegët e lënë në burg Shkëlqim Mirin. Avokati: Gjyqtari, i sëmurë me tumor

Gjykata e Krimeve të Rënda vlerësoi të ligjshëm ndalimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, e vendosi ndaj tij masën “arrest me burg” me dyshimet se ai ka kryer korrupsion për të lehtësuar pozitën para drejtësisë të Gentian Dodës, i dorëzuar prej amerikanëve si një i shumëkërkuar.