Botërori 2026/ Eventi special i familjes mbretërore holandeze
Nuk shuhen tensionet rreth kombëtares iraniane të futbollit në Botërorin 2026. Në prag të ndeshjes me Belgjikën, që do të luhet në Los Angeles trajneri Ghaleonei u kthye të sulmojë organizatorët e turneut.
‘Nuk kemi paraqitur një ankesë formale, thjesht shprehëm pakënaqësitë tona-tha Ghaleonei-na kishin premtuar 24 orë përpara çdo ndeshjeje, këtë radhë na dhanë më pak se 16 ore. Duhet të linim stërvitjen përgjysmë. Këto kufizime na i kanë vështirësuar të gjitha gjërat’
Trajneri e vë gishtin te vizat e refuzuara për personelin që udhëton me kombëtaren dhe te udhëtimet sfilitëse.
‘Një sjellje e tillë nuk është e përshtatshme për një botëror. Nuk e fton një skuadër, për të mos e pranuar stafin mbështetës së saj-vijoi Ghaleonei-kështu ul moralin dhe lodh skuadrën në aspektin mental. Sidomos, përsa më përket mua që do të doja të përqendrohesha te çështjet teknike, por që në fakt nuk kam pasur kohë’.
Ghaleonei e vijoi më tej diskutimin teksa përmendi edhe presidentin e FIFA, Gianni Infantino
‘I nderuar president i FIFA, Infantino premtoi se skuadra e Iranit do të shkonte në Seattle 2 ditë para ndeshjes me Egjiptin e programuar për në 26 qershor-shtoi trajneri i Iranit-shpresoj që të mbajë fjalën, po do të ishte e drejtë që ta bënte këtë edhee më parë’.
Ghaleonei më pas vuri në dukje edhe zhgënjimin për mungesën e solidaritetit nga ana e kolegëve të tij.
‘Askush nuk me ka telefonuar. Nuk shpresoja, por nëse kjo do t’i ndodhte një skuadre tjetër, do të kisha reaguar-tha Ghaleonei.
Top Channel