E enjte, 16 Nëntor 2017
15:58
Përleshja e armatosur, prokuroria kërkon 107 vjet burg për autorët

Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar 107 vjet burgim në total për 4 persona, të akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

15:05
Mësim në oborr. Shkolla artistike në Gjirokastër nuk ka klasa

Në shkollën e mesme artistike në Gjirokastër mësimi zhvillohet në korridore, në sallën e mësuesve, në drejtori, në magazinë dhe deri në oborr.

14:59
Rehabilitimi i portit të Vlorës, punimet të bllokuara

Punimet për rehabilitimin e portit të Vlorës janë ndërprerë prej më shumë se 5 muajsh. Projekti, një investim italo-shqiptar prej 15 milionë eurosh, ishte parashikuar të përfundonte në fund të vitit 2016.

14:45
Mourinho refuzon zgjatjen e kontratës me Manchester United

Jose Mourinho ka refuzuar zgjatjen e kontratës me Manchester United, duke u justifikuar se është i përqendruar në përmirësimin e lojës së skuadrës dhe në fitimin e kampionatit anglez, përpara përfundimit të kontratës aktuale, e vlefshme për 3 sezone.

14:41
Tjetërsimi i pronave në Spille, arrest me burg për 11 të akuzuarit

Gjykata e Kavajës ka lënë në “arrest me burg” të arrestuarit për tjetërsimin e pronave të paluajtshme në bregdetin e Spillesë.

14:36
Vettingu i prokurorëve, verifikim 5 kandidatëve për KLP

Komisionerët e pavarur kanë nisur verifikimin e 5 prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës, të cilët janë kandidatë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP.

14:25
Lagjet periferike të Shkodrës, pa rrugë dhe me baltë

Këtë të enjte, si çdo ditë me shi, banorët e lagjes “Dobrac” në Shkodër janë gjendur para të njëjtit problem, rrugës së pakalueshme.

14:25
Lippi zbulon sekretin, Kina kërkon Botërorin e 2030-s

Trajneri i Kinës, Marcelo Lippi del në skenë pikërisht ditën kur u mbyll lista e 32 skuadrave pjesëmarrëse të Botërorit 2018 dhe këtë ai e bën duke lëshuar një bombë informative që është ruajtur me shumë kujdes nga Federata e Futbollit të vendit aziatik.

14:17
BB: Kujdes me “1 miliard”. Jo çdo investim bëhet me koncesion

Banka Botërore vlerëson se prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet me 3.8 për qind këtë vit falë ecurisë pozitive të investimeve, por paralajmëroi se në dy vitet e ardhshme rritja ekonomike do të bjerë.

14:11
Meta-Benjamin: Të rinjtë e kualifikuar, aset që duhet të investohet në vend

Presidenti Ilir Meta është takuar me Robert Benjamin, drejtori për EQL në Institutin Demokratike Amerikan, NDI.

13:19
Plagoset me armë zjarri një i ri në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në “Unazën e Re” në Kryeqytet.

12:37
Gjendet i pajetë 53-vjeçari, dyshohet të jetë vetëhelmuar

Trupi i pajetë i një 53-vjeçari është gjetur nga patrulla e policisë së Durrësit, rreth orës 10.35, në vendin e quajtur “Hidrovori”.

12:28
Moti i i keq ne Itali, vërshime dhe viktima nga reshjet

Shira të rrëmbyer dhe erëra të forta janë përplasur mbi rajonet qendrore e ato jugore të Italisë.

12:24
Nis vitin e ardhshëm rehabilitimi i Kopshtit Zoologjik

Bashkia e Tiranës do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm rehabilitimin e Kopshtit Zoologjik. Ka qënë vetë kreu i bashkisë Erion Veliaj që ka dhënë lajmin gjatë përurimit të dy rrugëve të reja në këtë zonë, “Alla” dhe “Shyqyri Brari”.

12:21
Koncesionet, Ahmetaj kritika PD; reagon ish-ministri Mima

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në seancën parlamentare ku është prezantuar buxheti i vitit 2018 i ka cilësuar një farsë shqetësimet e opozitës për koncesionet.

11:42
LSI, Vasili: Në 4 vjet, asnjë spital i ri. Rama, vetëm llogje

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se në këto 4 vjet nuk ka patur asnjë spital të ri.

11:36
Himarë, vidhet gomonia; dyshohet për trafik droge

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Iliaz të Himarës. Një grua ka denocuar në polici vjedhjen e gomones që kishte në oborrin e shtëpisë.

11:28
Rreh vjehrrin, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Bulqizës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në lagjen “Minatori” të qytetit.

11:26
“Ballkani ne rrezik!”

Rreziku i një ripërtëritjeje të dhunës dhe paqëndrueshmërisë politike po rritet në Ballkan, sipas analistit Daniel Serwer, një njohës i mirë i problematikave të rajonit.

11:01
Pasaporta false, ndalohen dy turq

Dy shtetas turk, babë e bir janë ndaluar në portin e Durrësi, pasi dyshohet se udhëtonin me pasaporta false.
Abdullah Orge 60 vjeç, është ndaluar, ndërsa i ati E. Orge, 84 vjeç do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

10:59
Chiellini pranë lamtumirës nga Kombëtarja Italiane

Giorgio Chiellini mund të ndjekë pas Gianluigi Buffon dhe mund t’i thotë lamtumirën përfaqësueses italiane.

10:53
Torino trembet nga Reali, kërkon rinovimin me Belottin

Interesi i shfaqur nga Reali i Madridit për Andrea Belottin, ka vënë në alarm Torinon.

10:40
Griezmann pranë Barcelonës, katalanasit gati të paguajnë klauzolën

Barcelona i afrohet gjithnjë e më shumë Antoine Griezmann. Sulmuesi francez që edhe gjatë muajve të verës ngjalli interesin e nënkampionëve të Spanjës, duket se tani ka shfaqur dëshirën për t’u transferuar te skuadra “blaugrana”.

10:26
Debate për buxhetin, Rama: Rrit ekonominë. Basha: Pastrim i parave

Debati mes Ramës dhe Bashës në Parlament për buxhetin e vitit të ardhshëm ishte më shumë politik se ekonomik.

09:30
Sekuestrohen 20 kg kanabis në Dibër, dy në pranga

Dy persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim, ndërkohë që janë sekuestruar 20 kg kanabis në operacionin e koduar “Ura e Muhurit”, nga policia e Dibrës.

09:23
Peruja në Botëror, kompletohen 32 skuadrat

Peruja është skuadra që plotëson kuadrin e 32 skuadrave pjesëmarrëse të Botërorit 2018 që do të zhvillohet në Rusi në periudhën qershor-Korrik. Skuadra amerikano jugore fitoi ndeshjen e dytë të “playoff”-it ndaj Zelandës së Re me rezultatin 2-0 dhe kthehet në fazën finale të një botërori pas 35 vitesh.

09:13
Vidhte energjinë, arrestohet pronari i lokalit të dasmave

Pronari i një lokali dasmash është arrestuar nga policia në Durrës pasi vidhte energjinë elektrike.

09:12
Aksident në rrugën Elbasan-Tiranë, kamioni del nga rruga – VIDEO

Moti i keq me reshje shiu i paradites së sotme duket se është bërë shkaktar për një aksident të ndodhur në dalje të tunelit në rrugën Elbasan-Tiranë.

E mërkurë, 15 Nëntor 2017
23:04
Mirditë, vëllai vret vëllanë nga pakujdesia

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të mërkurë në fshatin Petoq të Fan-Mirditës, ky një prej dy vëllezërve çoben të mitur ka mbetur i vrarë nga vëllai tjetër.

22:00
“Borxhlinjtë” e mëdhenj, Top Story: Mbi 1 mld Euro

Në fund të vitit të kaluar, borxhi që bizneset kanë ndaj tatimeve dhe doganave arriti në 1.1 miliardë euro. Këto janë taksa të papaguara që bizneset kanë në shtet, përfshirë interesat dhe gjobat që vendosen mbi detyrimin.

21:57
Top Story, 5 mijë tendera dhe 116 mln euro në mes; ja përfituesit e mëdhenj

Vitin e kaluar, institucionet e shtetit zhvilluan mbi 5 mijë tendera publikë në të cilët shpenzuan 655 milionë euro në tendera.

21:43
Top Story, a ka oligarkë Shqipëria?

Opozita po akuzon qeverinë se pikërisht nga projekti “1 miliard dollar” për ndërtime publike sipas skemës të partneritetit publik-privat, do të përfitojnë një grusht njerëz pranë saj.

20:50
“Fiks Fare” vijon denoncimin e guroreve në Parkun Kombëtar të Tomorit

“Fiks Fare” vijoi denoncimin e shkatërrimit të Parkut Kombëtar të Malit të Tomorit. Lejet e dhëna për shfrytëzimin e pllakave të gurit janë dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi janë në kufirin e parkut.

19:49
FIFA nuk njeh rekordin e Lukakut, shkak dita e “debutimit” të Januzajt

Romelu Lukaku do të duhet të presë ende për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares belge të futbollit, pavarësisht se Belgjika pretendon qysh tani se ai është rekordmbajtësi.

18:52
Katastrofa natyrore shkakton 15 viktima, zi kombëtare në Greqi

Pamje të një katastrofe biblike transmetojnë mediet greke prej mëngjesit të së mërkurës, pasi një valë e keqe moti, e quajtur “Euridiki” ka goditur shumë rajone të vendit.

18:37
“Forca e Ligjit” në Fier, Xhafaj: Vetëm fillimi

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj përshëndeti operacionin e policisë së Fierit dhe paralajmëron se ky është vetëm fillimi i “Forcës së Ligjit”.

18:34
Italia shkarkon Venturën, Ancelotti pretendenti numër 1

Carlo Tavecchio shkarkoi trajnerin Gian Piero Ventura, por vet nuk dha dorëheqjen nga drejtimi i Federatës italiane të Futbollit, FIGC. Njoftimi vjen në përfundim të takimit në selinë e Federatës në Romë, që zgjati për mbi dy orë.

18:19
Italia, e ardhmja nis nga Gigio Donnarumma

Për Buffon ishte e pamundur t’i ngrinte dorën lart, siç bënte Abbiati një vit më parë te Milani, sepse situata aktuale nuk ishte e përshtatshme. Por përqafimi i Gigi Buffon ndaj Gigio Donnarummës ngjan shumë me atë të Christianit ndaj portierit të Milanit.

16:49
Korrupsioni në burgje, dëshmon ish-nëndrejtori i përgjithshëm

Ka dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda ish-zëvendës drejtori i përgjithshëm i burgjeve Iliaz Labi, i cili prej muajsh ka statusin e dëshmitarit të drejtësisë për llogari të dosjes korruptive në të cilën është nën akuzë ish-drejtori i përgjithshem i burgjeve Artur Zoto.

16:45
Humbja ndaj Teutës, kërcënon Tavo: Tërhiqemi nga kampionati

Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo nuk ka qenë aspak i qetë në përfundim të ndeshjes kundër Teutës, përballje të cilën e fituan miqtë me rezultatin 2-3.

16:31
“Xibraka”, Apeli pranon gjykimin e shkurtuar; ulen dënimet

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e nëntë të pandeheurve për dosjen “Xibraka”, të cilëve iu njoh gjykimi i shkurtuar.

16:05
Teuta kthehet te fitorja, mposht Luftëtarin në transfertë

Teuta ka dalë triumfuese në Gjirokastër duke mposhtur vendasit me rezultatin 2-3. Një fitore kjo që vjen pas plot 7 javësh thatësirë ku “Djemtë e Detit”, kishin regjistruar 5 humbje dhe 2 barazime.

15:37
Taksat dëmtojnë librin. Botuesit kërkojnë TVSH 5 për qind

Në çeljen e Panairit të 20-të të Librit, për Shoqatën e Botuesve, të shumta janë problemet me të cilat perballet libri dhe botuesit sot.

15:34
Rusët kanë gisht te Brexit; Ndikimi në opinion me profile në Twitter

Zgjedhjet presidenciale amerikane nuk ishin rasti i parë kur Rusia përdori rrjetet sociale dhe lajmet e rreme për të ndërhyrë ne demokracitë perëndimore.

15:29
Gërmadha “shëndetësore” në Devoll, mungojnë edhe mjekët

Ajo që duhet të ishte një qendër shëndetësore është një karakatinë që është i vetmi vend ku 200 banorët e fshatit Zagradec, në Devoll, duhet të kujdesen për shëndetin e tyre.

15:27
Debat për dekriminalizimin; Mandati i Kapllanajt sërish përplasje në KQZ

Mandati i Agron Kapllanajt, kryebashkiakut të Mallakastrës ka mbërthyer sërish debatin në KQZ. Nënkryetari i KQZ, Denar Biba ka mohuar që në mbledhjen e 3 nëntorit të ketë pasur vendimmarrje.

15:21
Vetting me ndihmën e publikut. Komisioni tregon si denoncohen gjyqtarët

Pas shortimit të zhvilluar ndaj dosjeve të 35 gjyqtarëve e prokurorëve që po i nënshtrohen të parët procesit të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i bën apel qytetarëve që të denoncojnë fakte e rrethana që mund të konsiderohen prova gjatë rivlerësimit.

15:10
Zjarret në pyjet e Elbasanit, policia regjistron 110 raste

Gjatë verës së këtij viti në qarkun e Elbasanit janë regjistruar 110 zjarre në pyje, ndërkohë që vetëm 12 persona janë proceduar për zjarrvënie.

15:09
Programi 1 miliard euro, Sejko: S’ka pastrim parash në banka

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko përjashtoi mundësinë që bankat private të përfshihen në pastrim parash përmes financimit të projektit 1 miliardë euro të partneritetit publik privat.

15:04
Aksidenti që vrau gazetaren, prokuroria: Blloku i mermerit i palidhur

Prokuroria e Lushnjes ka zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik të ndodhur fundjavën e kaluar, që i mori jetën gazetares së një televizoni kombëtar, Erinalda Isufaj, si dhe shkaktoi plagosjen e tre personave të tjerë, të afërm me viktimën.

14:35
“Ndalesa e Fundit”, sekuestrohen 70 kg kanabis

Policia e Shkodrës ka kryer në orët e fundit operacionin e koduar “Ndalesa e Fundit” në Malësi të Madhe, ku janë arrestuar dy persona që po trafikonin 70 kg kanabis.

14:20
“Forca e Ligjit” godet grupin kriminal të Fierit

Në kuadër të operacionit të koduar “Forca e Ligjit”, uniformat blu kanë goditur një grup kriminal aktiv në trafikun e narkotikëve, që vepronte në zonën e Fierit.

14:14
Suedezët nuk e duan Ibrahimoviç në Kombëtare

Nëse kualifikimi i Suedisë trishtoi më shumë tifozët e Italisë, kishte edhe nga ata që mendonin për një rikthim të Zlatan Ibrahimoviç në kombëtaren skandinave. Por duket se emri i Ibrahimoviç nuk tërheq më aq shumë vëmendje në publikun suedez.

14:06
“K. e Veriut mund të godasë Britaninë brenda pak muajsh!”

Ish-komandanti i forcave britanike ka dhënë alarmin. Koreja e Veriut do të jetë në gjendje të godasë Britaninë me raketë bërthamore brenda 20 muajsh!

13:53
Rumani, politikani i lartë nën akuzë për përvetësim fondesh

Prokurorët në Rumani kanë nisur një ndjekje penale ndaj kryetarit të Partisë Social Demokrate në pushtet, Liviu Dragnea, i dyshuar për krijim të një grupi kriminal që ka përvetësuar 24.4 milionë dollarë nga fondet e BE-së.

13:11
Shembet galeria e kromit, humb jetën një minator në Bulqizë

Një minator i ri humbi jetën tragjikisht në galeritë e minierës së Bulqizës. 23-vjeçari, Eduart Dama po punonte në zonën D, kur një masiv me mineral kromi është shkëputur duke e zënë nën vete.

13:00
Ivaniç: Bosnje-Hercegovina nuk do ta njohë Kosovën e pavarur

Anëtari serb i presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Mlladen Ivaniç, në një intervistë ekskluzive për “Deutsche Welle” ka deklaruar se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

12:49
Viktima nga moti i keq në Greqi

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e një vale moti të keq, të ashtuquajtur Euridiki, që po mbizotëron në pjesën më të madhe të vendit.

12:12
Vlorë, zjarri i qëllimshëm shkrumbon lokalin

Një zjarr i qëllimshëm është vendosur në një lokal gjatë natës në Vlorë, në afërsi të spitalit rajonal.

12:04
Shndërrohet zona e ish-Frigoriferit, Veliaj: Investojmë në çdo njësi të Tiranës

Blloku i banimit tek zona e ish Frigoriferit po shndërrohet në një lagje model për shkak të rikualifikimit. Projekti prek një hapësirë prej 13.2 ha ku përfitojnë rreth 8 mijë banorë dhe biznese.

11:52
Kryemadhi: LSI, alternativë për buxhetin 2018

Në një takim me grupet e interesit, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka kritikuar buxhetin e vitit 2018 të projektuar nga qeveria, që sipas saj favorizon të pasurit dhe rrënon të varfërit.

11:42
Drogba, lamtumirë futbollit në 2018-n

Ish-sulmuesi i Chelsea-t, Didier Drogba do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit të ardhshëm në United Soccer League në nëntor të 2018.

11:36
Wenger: Unë trajner kombëtareje? Ndoshta në të ardhmen

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një të ardhme të marrë drejtimin e një skuadre kombëtare.

11:28
Integrimi, Mogherini: Viti 2018, mundësi unike

Në kuadër të takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini ka zhvilluar një takim kokë më kokë me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

11:14
Vjedhja e tokës në bregdet, zbardhet skema me pronarë fiktivë

Policia e Shtetit shpjegoi këtë të mërkurë me detaje skemën e falsifikimit dhe tjetërsimit të 36 hektarëve tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare të Spillesë, në Kavajë.

11:14
Rusia akuzon SHBA me pamje nga videogame…

Ministria ruse e Mbrojtjes postoi ato që cilësoi si prova të pakundërshtueshme që SHBA ndihmon Shteti Islamik, por duket se nxitimi për të bërë më shumë propagandë ndaj SHBA ka çmimin e tij dhe mos fotove të publikuar, ishte ajo e një loje elektronike.

10:19
Trump dhe Putin, Europa nuk duhet t’i largojë

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Donald Trump dhe Vladimir Putin po kërcënojnë vlerat perëndimore të tolerancës dhe mirëkuptimit, por izolimi i tyre nga Europa do të ishte kundër produktiv.

10:16
Zimbabve, ushtria në rrugë: Jo grusht shteti

Të hënën paralajmërimi dhe pa u mbushur 48 orë, aksioni. Ushtria e Zimbabves siç premtoi nuk qëndroi duar kryq ndaj krizës politike në vend, megjithëse ndërhyrjen e saj nuk e cilësoi grusht shteti.

09:56
Rama: Vettingu në Polici do të zbatohet që nga janari

Gjatë fjalës së tij në Konferencën Shkencore në Akademinë e Sigurisë, Kryeministri Rama u shpreh se procesi i pastrimit të policisë nga elementë të korruptuar apo të paaftë do të vijojë në policinë e shtetit.

09:06
Moti i keq, vështirësi në lundrim. Vonohen tragetet në Portin e Vlorës

Moti i keq shkakton vonesa edhe në Portin e Vlorës. Një traget i linjës Brindisi-Vlorë nuk ka mbërritur në port rreth orës 07:00 të mëngjesit.

08:44
Mot i keq në Ballkan, reshje dëborë e probleme në qarkullim

Reshjet e dëborës dhe moti i keq kanë shkaktuar probleme serioze të qarkullimit në Sllovenia, Kroaci e Bosnje-Hercegovinë.

08:21
“Mungesa e Italisë, më e madhja në historinë e Botërorëve”

Mungesa e Italisë në Botërorin e Rusisë i ka përfshirë të gjithë, duke futbollistë edhe ish-futbollist.

01:04
Australianët mbështesin me vendosmëri martesën mes të njëjtit seks

Australianët kanë votuar në favor të legalizimit të martesës mes të njëjtit seks, në një sondazh historik jo-detyrues.

E martë, 14 Nëntor 2017
23:29
Dëmtohet Sabien Lilaj, 3 javë larg fushave

Sabien Lilaj ishte një nga rikthimet më të këndshme të kombëtares shqiptare, teksa zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në Turqi, ku Shqipëria fitoi 2-3.

23:14
Sadiku rrëfen ndryshimin mes Panuccit dhe De Biasit

Armando Sadiku komentoi paraqitjen e kombëtares shqiptare në Turqi, ku elbasanasi shënoi 2 gola dhe ishte heroi i fitores 2-3, të Shqipërisë në Antalia.

22:54
Gjermania shpëton në fund, barazim 2-2 me Francën

Gjermania dhe Franca dhuruan spektakël në Këln.

22:47
Danimarka “pret biletën” për në Rusi (Video)

Danimarka, e udhëhequr nga një Eriksen spektakolar, u bë kombëtarja e 30 që konfirmon pjesëmarrjen e saj në Botërorin e Rusisë.

21:54
Top Story, buxheti 2018, pastrim parash apo afrim me Europën?

Të enjten në Parlament votohet buxheti 2018. Buxheti është një akt politik i një mazhorance që qeveris dhe si akt politik merr automatikisht votën kundër të opozitës.

21:47
Rusia dhe Spanja “hapin” portat (Video)

Rusia dhe Spanja barazuan 3-3 në ndeshjen miqësore që u luajt në Shën Peterburg.

21:12
Kombëtarja, Duka: Duam kualifikimin në Euro 2020

Fitorja 3-2 e Shqipërisë në miqësoren ndaj Turqisë në Antalia ka lënë shumëkënd të kënaqur me atë që u dha në fushën e lojës, edhe pse nuk ishte një impenjim zyrtar.

21:04
Fiks Fare / Guroret e mermerit shkatërrojnë Malin e Tomorit

Fiks Fare denoncoi shkatërrimin e Malit të Tomorit nga guroret e mermerit, në afërsi të fshatit Mëlovë, në Skrapar.

20:51
SHBA, Senati diskuton mbi kodet bërthamore nën zotërimin e Trump

Për të parën herë në mbi 40 vite, Kongresi po ekzaminon autoritetin e një presidenti amerikan për të lançuar një sulm bërthamor.

20:40
Kryeprokurorit Sessions “i rikthehet kujtesa”: Jam në dijeni të…

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions tha se tani ai kujtonte të ishte takuar me kandidatin e asaj kohe, Donald Trump, dhe ndihmësit e tij, si dhe lidhjet e fushatës me Rusinë ishin diskutuar, pavarësisht se më herët ai kishte dëshmuar se nuk ishte në dijeni të ndonjë kontakti të tillë.

20:26
Tsipras njofton ndihmat e fundvitit për njerëzit në nevojë

Në një mesazh televiziv drejtuar popullit grek, kryeministri Alexis Tsipras ka deklaruar se qeveria do t’u japë në fund të këtij viti të papunëve, pensionistëve dhe njerëzve në nevojë, një ndihmë sociale me vlerë prej 1.4 miliardë eurosh, dyfishi i shumës që është dhënë vjet në të njëjtën periudhë.

20:01
Londër, promovohen emigrantët e suksesshëm shqiptarë

Trysnia e lajmeve negative për një pjesë të shqiptarëve të Britanisë, të cilët janë përfshirë në aktivitete kriminale dhe tregtinë e drogës, si dhe prishja e imazhit të komunitetit ka shtyrë gazetën më të madhe të komunitetit, “The Albanian”, dhe shoqatën më të madhe të tij, fituesen e “Trofeut të Artë” në Samitin e Diasporës, “Shpresa Programme”, që të promovojnë shqiptarët e suksesshëm që jetojnë në ishull.

19:18
Hafizi i bashkohet Panuccit: Pse jo mos tentojmë të sulmojmë!

Astrit Hafizi, një nga ish-trajnerët e përfaqësueses sonë, ka pasur gjithashtu një shije të mirë nga loja e kuqezinjve mbrëmjen e së hënës në Antalia, përballë Turqisë, edhe pse ishte një kundërshtar të cilin e kemi mundur edhe herë të tjera. Këtë herë me Panuccin duket se skuadra u shfaq ndryshe nga ajo që ishim mësuar të shikonim.

18:46
Triumfi ndaj Turqisë, Bajko: Hap shumë i guximshëm, madje i rrezikshëm

Fitorja e Shqipërisë ndaj Turqisë, në Antalia, ka lënë një shije të mirë jo vetëm te Panucci, por edhe te specialistë futbolli në përgjithësi. Megjithatë, Neptun Bajko, një ish-trajner i Kombëtares, i ka parë deri diku si të rrezikshme dhe të parakohshme ndryshimet e ndeshjes së fundit.

18:03
Starova: Panucci më ka imponuar simpati. I uroj suksese

Shqipëria duket se e kaloi me sukses testin e parë përgatitor me në fokus kualifikueset e Europianit 2020, teksa mbrëmjen e së hënës mposhti 3-2 në Antalia ekipin e Turqisë, me dy gola të shënuara nga Armando Sadiku dhe atë të Eros Grezdës.

17:10
LSI: Buxheti për bujqësinë, qesharak

Lëvizja Socialiste për Integrim e cilëson qesharak buxhetin për bujqësinë, një sektor që thotë se është jashtë vëmendjes që meriton.

16:27
Krimet e Rënda, 25 vjet burg të arratisurit nga burgu i Trikallas

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi në mungesë Klement Çalën, njëri nga protagonistët e arratisjes së bujshme nga burgu i Trikallas, në Greqi.

15:16
Ballanca kundër Totozanit, kërkon ndryshimin e listës së kandidatëve për komisionerë

Kandidaturat e përcjella në maj të këtij viti nga Igli Totozani, ish-Avokati i Popullit kanë rikthyer debatin mes opozitës dhe mazhorancës.

15:13
Votohet Buxheti 2018, maxhoranca miraton e vetme edhe taksat

Komisioni parlamentar i ekonomisë miratoi në parim vetëm me votat e maxhorancës buxhetin e shtetit dhe paketën fiskale për vitin 2018.

15:03
Hetim për zgjedhjet, prokuroria hap dosjen për 3014 punësime në fushatë

Pas kallëzimit të ish-zëvendës kryeministres teknike Ledina Mandia, se qindra persona ishin punësuar gjatë fushatës elektorale në shkelje të Kodit Zgjedhor, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur verifikimet dhe ka nisur hetimin penal për dyshimet se është shpërdoruar detyra dhe është ushtruar korrupsion aktiv gjatë zgjedhjeve.

14:41
“Pakicat” kalojnë në heshtje, Meta nuk e dekreton

Presidenti Ilir Meta ka vendosur ta kalojë në heshtje ligjin për “Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”, një nga ligjet më të debatura gjatë muajve të fundit.

14:24
Shkodër, në gjykatë dosja e gjobëvënësve

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi për gjykim dosjen mbi 7 anëtarët e grupit të gjobëvënësve në Shkodër, të cilët shantazhonin tregtarët për t’iu marrë para.

14:21
Kapen 2.4 tonë kanabis në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

Konsiderohet si një prej sekuestrimeve më të mëdha të drogës në historinë e qytetit të Ravenës në Itali, mbi 2 tonë hashash e marjuanë.

13:51
Haradinaj: Në 2020 në NATO

Kosova do të krijojë shumë shpejt ushtrinë e saj në partneritet me NATO-n e synimi është që deri në 2020-n, të bëhet anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake të globit.

13:43
Droga e Vilunit, arrestohet një prej të kërkuarve

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një prej të kërkuarve të operacionit “Viluni Beach” gjatë të cilit u sekuestruan 1.5 ton kanabis.

13:32
Rama: Nga janari rimbursim i fishave të diabetit për 1500 fëmijë

Nëntori është muaji ndërkombëtar i diabetit dhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një familje në Kombinat, vajza e të cilëve vuan nga diabeti për tu bërë të ditur dhe vendimin e qeverisë, se në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët.

13:27
Abuzim me pronat në Spille, arrestohen 6 punonjës të Hipotekës

Gjashtë punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë janë arrestuar me urdhër të prokurorisë, për abuzim me pronat në bregdetin e Spillesë.