Teuta ka dalë triumfuese në Gjirokastër duke mposhtur vendasit me rezultatin 2-3. Një fitore kjo që vjen pas plot 7 javësh thatësirë ku “Djemtë e Detit”, kishin regjistruar 5 humbje dhe 2 barazime.

Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh në të 34-ën me anë të sulmuesit ganez Latif Amadou, i cili goditi saktë me kokë pas një topi të marrë nga iraniani Reza Karimi. Kaq ka mjaftuar për pjesën e parë, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë të ndeshjes Bregu ka barazuar shifrat në 1-1.

Por fati nuk ka qenë me Luftëtarin, pasi fillimisht Lena, e më pas boshnjaku Dedic shënuan dy herë në portën e gjirokastritëve.

E pas përpjekjeve të shumta Luftëtari gjeti golin e dytë, por ishte shumë vonë pasi në të 89-tën Bregu ngushtoi shifrat, e nuk kishte më kohë për më tepër.

Teuta falë kësaj fitoreje u ngjit përkohësisht në vendin e 7-të në kuotë të barabartë pikësh 11 me Laçin dhe Partizanin, ndërsa Luftëtari e sheh veten sërish në kuotën e 8 pikëve në vendin e 8-t të renditjes.

Top Channel