Përleshja e armatosur, prokuroria kërkon 107 vjet burg për autorët

16/11/2017 15:58

Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar 107 vjet burgim në total për 4 persona, të akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Të pandehurit Elton dhe Tom Mamli, vëllezër me njëri-tjetrin, më datë 23.09.2015 kanë patur një konflikt të ashpër të armatosur me kushërinjtë Gazmir dhe Taulant Tafa, në qendër të Mamurrasit, pranë stacionit të Trenit.

Nga konflikti i armatosur mbeti i vdekur shtetasi Naim Tafa, i përfshirë gjithashtu në përleshje, ndërsa u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin bashkë me shumë persona të tjerë në zonën e stacionit të trenit.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar dënimet si më poshtë:

1. Tom Mamli, 33 vjet burgim;
2. Elton Mamli, 26 vjet burgim;
3. Gazmir Tafa, 24 vjet burgim;
4. Taulant Tafa, 24 vjet burgim.

Gjithashtu, Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar dënimin me 2 vjet burgim për shtetasin Dorian Mamli, i akuzuar për “moskallëzim krimi”.

Top Channel