Griezmann pranë Barcelonës, katalanasit gati të paguajnë klauzolën

16/11/2017 10:40

Barcelona i afrohet gjithnjë e më shumë Antoine Griezmann. Sulmuesi francez që edhe gjatë muajve të verës ngjalli interesin e nënkampionëve të Spanjës, duket se tani ka shfaqur dëshirën për t’u transferuar te skuadra “blaugrana”.

Sipas të përditshmes, “El Mundo Deportivo”, drejtuesit e Barcelonës gjatë kësaj vere do të tentojnë sërish blerjen e Griezmann verën e ardhshme.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Barcelona ka shfaqur gatishmërinë që të paguajë klauzolën e kontratës së Griezmann me Atletico Madrid që nga 1 korriku i 2018 do të reduktohet nga 200 milionë në 100 milionë euro.

Top Channel