E shtunë, 18 Nëntor 2017
14:34
Nikolla: Mësuesit të raportojnë padrejtësitë në “Shqipëria që duam”

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i ka kërkuar mësuesve në të gjithë vendin dhe kujtdo tjetër që nëse privohen nga e drejta e tyre të raportojnë në portalin “Shqipëria që duam”.

14:27
Rregullonte prizën e televizorit, e zë korrenti

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e të shtunës, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

14:16
Italia, Ancelotti i thotë jo pankinës së propozuar nga Tavecchio

Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë. Sipas disa burimeve, ish-trajneri i Bayern Munchen së fundi nuk do ta pranojë propozimin e ardhur nga krerët e Federatës Italiane të Futbollit për të pasuar Venturën.

14:10
Trump tërhiqet për elefantët, tentoi të hiqte ndalimet

Indinjata e menjëhershme publike e detyroi presidentin Donald Trump të tërheqë vendimin e marrë nga administrata e tij të premten, për të lehtësuar ndalimin e importit të trofeve të siguruara nga gjuetia e elefantëve.

14:04
Zgjedhjet në Kosovë, të dielën balotazhi për Prishtinën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë i ka mbyllur përgatitjet për balotazhin e së dielës që mbahet në 19 komuna.

13:58
Zhduket nëndetësja, Argjentina në ankth. Nis operacioni i kërkimit

Zhdukja e mistershme e një nëndetëseje me 44 persona në bord, një ndër të cilët grua, po mban Argjentinën me frymën pezull. Bëhet fjalë për një tragjedi, apo thjesht një problem komunikimi?

13:53
Checkup, Vokshi: Koncesioni më i korruptuar

Partia Demokratike ka denoncuar sërish koncesionin e Checkup si më korruptivin dhe të dështuarin, për të cilin deputetja Albana Vokshi tha se ka shifra e prova se çfarë po ndërton shteti.

13:52
Bisedimet për klimën, Gjermania model. Kina, SHBA dhe India, problem

Bisedimet e OKB-së mbi klimën në Bonn të Gjermanisë shënuan disa hapa të vegjël, por domethënës përpara.

13:47
Macron, reforma të thella. Kritikët e quajnë “presidenti i të pasurve”

Me të marrë postin, Emmanuel Macron nuk humbi kohë por i hyri reformave të thella, që kanë ndeshur në kundërshtinë e shumë francezëve.

13:43
Vasili: Rama rropi paratë e palmave, tani do rrjepë të pishave

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me palmat e mbjella në autostradë.

13:03
Incidenti në Shupenzë, kërkuan ndihmë 78 nxënës

Ka shkuar në 78 numri i nxënësve të shkollës së mesme “Rifat Manjani” në Shupenzë të cilet u asfiksuan nga monoksiti i karbonit një ditë më parë.

12:47
Basha: Qeveri antimafie dhe reformë zgjedhore

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me përfaqësues të Institutit Demokrat Amerikan, NDI ku u shpreh se ndërlidhja e krimit me politikën rrezikon të kompromentojë gjithçka ka arritur Shqipëria në këto vite.

12:39
Të dehur në timon, Policia arreston 5 drejtues mjetesh

Gjatë 12 orëve të fundit policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona që drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe një për drejtim mjeti pa patentë.

11:53
Veliaj: Rrugë të reja në vitin 2018

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se brenda dy viteve do të rehabilitohen edhe zonat periferike të Tiranës, të cilat janë kryesisht zona me ndërtime informale.

11:49
Kontrolli i OSHEE në Durrës, shkon në 6 numri i të shoqëruarve

Shkon në gjashtë numri i abonentëve të shoqëruar në polici të cilët kanë abuzuar me energjinë elektrike.

11:21
“Rruga e vdekjes”, mungon mbikalimi

Rreziku me të cilin përballen çdo ditë dhjetëra fëmijë, nxënës të shkollës së Re në Durrës, është i madh, për shkak se nuk ka një mbikalim për të kaluar rrugën kryesore.

11:12
Krujë, zhduket pas mësimit 13-vjeçarja

Një 13-vjeçare rezulton e zhdukur në Krujë, pas denoncimit të bërë nga motra e saj.

11:03
Britanikët gjejnë dezertorët: Fshihen mes shqiptarëve

Britanikja “The Sun” shkruan se katër komandot që dezertuan misionin e FA në Londër, e tashmë janë në arrati, mund të fshihen afër komunitetit shqiptar.

10:18
Meta: Kujdes me lëvizjen e lirë. Pasaportat për kosovarët rrezikojnë Shqipërinë

Shqipëria nuk duhet të ndërmarrë veprime emocionale në raport me Kosovën. Presidenti Ilir Meta ishte i qartë në mesazhin e tij për homologun kosovar Hashim Thaci, i cili kërkoi që qytetarëve të Kosovës t’u lejohet aplikimi për shtetësi shqiptare me qëllim lëvizjen e lirë.

09:13
Kapet me kokainë, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit, pasi është kapur me një sasi droge.

E premte, 17 Nëntor 2017
21:00
Athinë, akte dhune në protestën për “17 nëntorin”

Ashtu siç ndodh pothuaj çdo vit, protesta e zhvilluar në Athinë në përkujtim të revoltës studentore të 17 nëntorit 1973 ka degjeneruar në përleshje mes policisë dhe anarkistëve.

20:16
OSHEE, kontrolle në Durrës. Denoncon në polici 4 abonentë

Efektivët e OSHEE-së po zhvillojnë një aksion kundër abonentëve debitorë në qytetin e Durrësit, ku po ushtrohen një sërë kontrollesh, me qëllim goditjen e abuzuesve.

20:00
Korrupsioni i FIFA-s, dëshmia: I jepnim Messit 200 mijë USD për miqësore

Hijet e ryshfetit dhe korrupsionit që dy vite më parë përfshinë krerët e FIFA-s dhe të futbollit botëror, tashmë duket se po shtrihen edhe mbi futbollistin më të famshëm të botës, Lionel Messi.

19:37
Tahiri del nga Shqipëria, udhëton në Gjermani; avokati nuk ka dijeni

Burime për Top Channel konfirmojnë se të premten, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, person nën hetim nga prokuroria, ka udhëtuar drejt Gjermanisë, vend anëtar i hapësirës Shengen.

19:27
Babai i komandos: Dezertoi për shkaqe ekonomike

Babai i Aleksandër Shkulakut, një prej komandove që dezertuan në Angli, pasi ka mësuar lajmin për djalin e tij tregon sesi i biri ka shërbyer për vite të tëra në FA.

19:11
Akuza për korrupsion, KLD pezullon gjyqtarin Shkëlqim Miri

Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili u arrestua pak ditë më parë në Tiranë nën akuzën e korrupsionit.

19:09
Meta në Panair: Nuk ka si libri, veçanërisht për fëmijët e të rinjtë!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi pasditen e së premtes Panairin e 20-të të Librit “Tirana 2017”, i cili ka hapur siparin prej disa ditëve në Pallatin e Kongreseve.

18:57
Siguria ushqimore, Peleshi ndëshkon inspektorët e AKU-së

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka reaguar këtë të premte pas denoncimit të një qytetari, duke deklaruar se veprimtaria e AKU-së në qarkun Fier ka qënë në kundërshtim flagrant me ligjin.

18:32
Himarë, gjendet gomonia e grabitur; dyshohet se do përdorej për trafik

Polica e Vlorës ka gjetur këtë të premte mjetin tip gomone të grabitur në një banesë në fshatin Ilias të Himarës.

18:31
Makina del nga rruga, 8 të plagosur rëndë; mes tyre 5 fëmijë

Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të 8 personave, mes të cilëve 5 fëmijë të moshave 8 dhe 9 vjeç ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Gramsh.

18:25
Përfundon stërvitja e përbashkët SHBA-Serbi, shqetësohet Moska

Ushtarët amerikanë dhe ata serbë zhvilluan manovra të përbashkëta ushtarake në Serbi.

18:21
Sulmi në Kuvend, dënohen aktivistët e Vetëvendosjes

Një gjykatë në Prishtinë shpalli fajtorë dhe i dënoi me 21 vite heqje lirie gjithsej, 4 aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit kosovar në gusht të vitit 2016.

18:05
Bushati-ambasadorëve: Diplomacia ekonomike, qasja e re

Në takimin me temën “Diplomacia Ekonomike”, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u ka përcjellë ambasadorëve shqiptarë nëpër botë se nevojitet një qasje e re në nivelin diplomatik ndërkombëtar.

17:55
Rikthehet “Ibracadabra”, Mourinho e grumbullon pas 7 muajsh

Plot 7 muaj pas dëmtimit të ligamentit të gjurit të djathtë, Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer mes listës së të grumbulluarve të Manchester United.

17:46
Mbyllet takimi për MSA-në e Kosovës, anulohet konferenca

Takimi i dytë i Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian përfundoi të premten në Bruksel, me anulimin e një konference të përbashkët për gazetarët dhe me një komunikatë, në të cilën bëhet thirrje për zbatimin pa vonesë të marrëveshjeve të arritura në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

17:28
Britani, përplasen në ajër avioni dhe helikopteri, 4 viktima

Përplasja në ajër mes një avioni dhe një helokopteri në jug të Anglisë i kushtoi jetën të paktën 4 personave. Ngjarja ndodhi mbi Bakingemshajër.

17:06
Vlahutin: Ndryshimi për shqiptarët, para anëtarësimit në BE

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin ka deklaruar se ndryshimi që shqiptarët presin të ndodhë duhet të vijë para dhe jo pas anëtarësimit në Union.

16:47
Pretenca për “Lazaratin”, 57 vjet burg për 5 të akuzuar

Tre vjet pasi policia mori nën kontroll Lazaratin, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e 5 banorëve të tjerë të fshatit.

16:33
Helmimi i nxënësve, Basha: Keqardhje për gjendjen në shkolla

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se po ndjek nga afër gjendjen e nxënësve të gjimnazit të Shupenzës, të asfiksuar në orën e mësimit nga gazi karbonik.

16:20
Sistemet e ngrohjes, kontroll të gjitha shkollave në fundjavë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e shkollave dhe drejtoritë arsimore në qarqe që të kontrollojnë sistemet e ngrohjes së ambienteve mësimore, marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shupenzë të Dibrës.

16:19
Botërori i MMA, shqiptarët Doska dhe Hadribeaj medalje bronzi

Shqipëria ka fituar dy medalje bronzi në kampionatin botëror të arteve marciale MMA, që u zhvillua në Bahrein. Florian Doskja dhe Ermal Hadribeaj ishin dy sportistët shqiptarë të arteve marciale mikse, ose MMA, që arritën në gjysmëfinale duke siguruar medaljet e bronzit.

15:37
Shqipëria e Kroacia, “avokatët” e Malit të Zi në NATO

Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi bashkojnë forcat në luftën kunder sfidave që pengojnë integrimin Euro-Atlantik të Evropes jug-lindore.

15:35
Helmimi, drejtori i spitalit: Gjendja e nxënësve po stabilizohet

Në spitalin e Bulqizës gjendja e nxënësve të helmuar ka nisur të stabilizohet. Në një prononcim për Top Channel, drejtori i spitalit, doktor Mura ka bërë me dije se vetëm dy raste të rënda janë dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

15:25
Gjysmë shekulli për në Europë. BB: Rrugë e gjatë për të kapur mirëqënien

Qytetarëve shqiptarë do t’u duhen më shumë se gjysmë shekulli për të arritur nivelin e mirëqënies së Bashkimit Europian. Përllogaritja del nga të dhënat zyrtare të Bankës Botërore.

15:22
Vrasja e komisar Cukut, rrëzohet kërkesa e të arrestuar Mikel Shallari

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e Mikel Shallarit, i cili pretendon se nuk ka prova kundër tij për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.

15:19
Gjermania kthen 4.500 shqiptarë. Schutz: Negociatat, pas 5 prioriteteve

Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani është ulur. Madje Shqipëria nuk bën më pjesë në top listën 10 vendeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve.

15:14
Dezertimi i 4 komandove, reagojnë Mediu dhe Vasili

Ish-ministri i Mbrojtës, Fatmir Mediu e komenton dezertimin e ushtarëve si një mungesë te vëmendjes që i kushtohet Forcave të Armatosura, të një vendi anëtar të NATO-s. Por përse ka ndodhur kjo gjë?

15:11
Dezertojnë komandot e FA, çështja ne Prokurori, ligji parashikon 1 vit burg

Katër komandot e Forcave të Armatosura shqiptare që dezertuan pas një kursi trajnimi në Mbretërinë e Bashkuar, ishin pjesë e një grupi prej 12 efektivësh të Forcave Komando shqiptare.

14:41
Britania “paralajmëron” BE

David Davis, ministri britanik për Brexit, paralajmëroi Gjermaninë dhe vendet e tjera europiane që të mos vendosin politikën para prosperitetit, ndërsa negociojnë ndarjen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

14:36
Xhaçka mbledh prefektët: Plane masash për emergjencat

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka mbledhur këtë të premte në një takim 12 prefektët e sapoemëruar, për të diskutuar me ta përballimin e emergjencave.

14:22
PD, Boçi: Qeveria nuk paguan mësuesit. Kontrata milionere me klientët

Deputeti i PD, Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat ka akuzuar qeverinë dhe në veçanti Ministrinë e Arsimit se prej 6 muajsh nuk ka nënshkruar kontratat me mësuesit.

14:00
Kryeministri Haradinaj takon Mogherinin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua te premten në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

13:44
Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, dërgonte shqiptarët në Britani

Policia e Uellsit dhe ajo angleze, në bashkëpunim me autoritetet e emigracionit, kanë arrestuar gjatë një operacioni pjesëtarë të dyshuar të një rrjeti të organizuar kriminal që merrej me trafikimin e qenieve njerëzore në Britani.

13:17
Asfiksimi i nxënësve, MSH: Gjendja e tyre nën kontroll

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po ndjek nga afër situatën në Bulqizë, ku disa nxënës të shkollës së mesme të Shupenzës kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e vendosjes në punë të kaldajës.

12:50
Neymar në rrezik, ndërron banesë për arsye sigurie

Nuk mjafton raporti jo shumë miqësor me pjesën tjetër të skuadrës së PSG dhe trajneri Unai Emery, por Neymar ka vështirësi të madhe të jetojë në Paris. Ylli brazilian është shtrënguar të largohet nga vila luksoze Yveniles për motive sigurie.

12:32
Misteret e zërit të Hitlerit, incizime ku flet edhe për Shqipërinë

Debati mbi zërin e Hitlerit çelet sërish nga “The Independent”, që ngacmon kështu një diskutim të hershëm.

12:10
Hahn: 2025, viti i Ballkanit

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe kryetaren e qeverisë serbe, Ana Brnabic, komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn përmendi për të parën herë një datë konkrete të mundshme aderimi.

11:55
Vasili: Ky buxhet, i armiqësisë mes qeverisë dhe shqiptarëve

Buxheti u miratua në parim në orët e para të ditës së sotme, ndërsa kryetari i grupit parlamentar të LSI, në një bashkëbisedim me gazetarët bëri të ditura propozimet e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa tha se ky është buxheti i armiqësisë mes qeverisë dhe familjeve shqiptare.

11:43
Moti i keq në Greqi, një shqiptar mes të zhdukurve

Vazhdon situata e rënduar e motit të keq në Atikën Perëndimore, pranë kryeqytetit grek, Athinë, ku deri tani kanë humbur jetën 16 vetë dhe 6 të tjerë rezultojnë të humbur.

11:28
Përplaset furgoni në Tropojë, vdes një punëtor i HEC-it

Një furgon me punonjës të hidrocentralit u përplas me një automjet në fshatin Dushaj të Tropojës.

11:23
Zgjedhjet vendore në Kosovë, të dielën balotazh në shumicën e komunave

Të dielën, 18 komuna të Kosovës shkojnë në balotazh, përfshirë ato me kryesoret, Prishtinën, Gjakovën, Ferizajn, Mitrovicën, Gjilanin dhe Prizrenin.

11:06
Asfiksohen 60 nxënës në Shupenzë

Nxënësit e shkollës së mesme të Shupenzës ishin në orën e mësimit kur vënia në punë e kaldajës së re dhe bllokimi i oxhakut i mbushi klasat me dioksid karboni.

10:33
Mat, shkëputet masivi shkëmbor, bie mbi një banesë

Një masiv shkëmbor u rrokullis mbi një shtëpi në fshatin Xibër të Matit, duke plagosur kryefamiljarin.

10:05
Armët kimike në Siri, Rusia bllokon hetimin në OKB

Rusia i vuri veton një rezolute të këshillit të sigurimit që duhej të zgjaste hetimin ndërkombëtar për sulmet me armë kimike në Siri.

09:32
Prokuroria kërkon burg për jetë për Denis Shtrazën

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënim maksimal për të akuzuarin për vrasje Denis Shtraza.

08:58
Eriksen, Tottenham vendos çmimin: 225 mln euro

Eriksen është njeriu i momentit në futbollin europian. Pas tregolëshit që shënoi në “play off” ndaj Irlandës, futbollisti danez i Tottenham ka hyrë në orbitën e Barcelonës dhe Juventusit.

08:55
Kriza në Zimbabve, Mugabe refuzon të dorëhiqet

Presidenti i Zimbabves Robert Mugabe, i cili sundon prej 30 vjetësh, raportohet se nuk pranon të dorëhiqet menjëherë, pavarësisht thirrjeve që të lërë detyrën.

08:30
Digjet një automjet në rrugën “Ali Visha” – VIDEO

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e ditës së sotme në rrugën “Ali Visha” në kryeqytet.

08:04
Vdes kryemafiozi italian, Toto Riina ishte dënuar me 26 burgime përjetë

Pas disa ditësh në koma, në vazhdën e dy ndërhyrjeve kirurgjikale, Toto Riina, shefi i “Cosa Nostra”-s, që të enjten kishte mbushur 87 vjeç, ndërroi jetë në një spital të Parmës.

02:21
Kuvend, miratohet në parim projekt-buxheti i vitit 2018

Pas një seance të gjatë, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, Kuvendi i Shqipërisë arriti më në fund të votojë në parim projektbuxhetin e vitit 2018.

E enjte, 16 Nëntor 2017
21:58
Buxheti 2018, Ahmetaj: Buxheti i qytetarit

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj mbrojti projektbuxhetin. Duke folur në një lidhje të drejtpërdrejtë në Top Story, ai thotë se buxheti ruan balancat makroekonomike të vendit.

21:55
Top Story, Tabaku: Buxheti thellon pabarazinë

Partia Demokratike nuk kundërshton vetëm projektin “1 miliard dollarë” brenda buxhetit të propozuar nga qeveria për vitin e ardhshëm.

21:46
Bosi i “Cosa Nostra”-s, në fund të jetës (Foto)

Toto Riina duket se është në fund të jetës. I sëmurë prej kohësh, bosi i Corleones është shtruar në repartin e të burgosurve në Spitalin e Parmës.

21:15
Greqi, përplasje mes anarkistëve. Bllokohet Politeknikumi i Athinës

Rreth 70-100 anarkistë, mes të cilëve edhe disa shqiptarë, kanë bllokuar portat e Politeknikumit të Athinës, duke penguar ceremonitë përkujtimore që do të zhvillohen më 17 nëntor në kujtim të viktimave të revoltës studentore të 1973-shit, ku dhjetëra studentë u shtypën me tank dhe u ekzekutuan prej juntës ushtarake greke.

21:09
Si ndahet buxheti i 2018-s?

Vitin e ardhshëm qeveria do të shpenzojë 3.7 miliardë euro përmes buxhetit të shtetit. Por si ndahet torta e parave publike sipas sektorëve?

20:54
Me rrugë dhe pa baltë, përfundon investimi te Kopshti Zoologjik

Prej vitesh një prej lagjeve më të pakalueshme të Tiranës, për shkak të mungesës infrastrukturore, ujërave, pluhurave dhe baltës. Sot lagjja në krah të Kopshtit Zoologjik ka një pamje krejt tjetër, pa asnjë dallim nga qendra e kryeqytetit.

20:03
Dezertuan, Ministria e Mbrojtjes denoncon 4 komando

Katër ushtarakë janë denoncuar në Prokurori për dezertim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

19:54
Vettingu ende pa zyra, probleme me Kolegjin e Apelimit

Në kohën kur Komisioni i Pavarur i Kualfikimit po zgjedh përmes shortit nga pesë dosje për subjektet e para që do t’i nënshtrohen vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk është sistemuar ende përfundimisht me zyra.

19:47
Të varfër sipër kromit

Në Bulqizë të gjithë mbijetojnë me anë të kromit. Dikush punon në galeri, të tjerë e kërkojnë metalin e çmuar në stoqet e nxjerra nga fundi i tokës, mes tyre dhe shumë femijë, realitet ky që në Bulqizë është i pranuar nga të gjithë.

19:45
Shqiptarët një popull i varfër, por udhëhiqen nga të pasurit

Open Data Albania ka zbardhur deklarimin e pasurisë të kryebashkiakëve që drejtojnë Bashkitë e Shqipërisë, disa prej tyre kanë pasuri që tejkalon shifrën 1 milion euro.

19:34
Keqardhje për barazimin, Duro: Kam rezerva për gjykimin

Fitorja ishte një detyrim, ndaj dhe mungesa e saj përballë një skuadre shumë të fortë si Skënderbeu ka lënë shije të hidhur te trajneri i vlonjatëve, Shpëtim Duro.

19:28
Mungesat e Skënderbeut, Daja: Barazimi, rezultati më i drejtë

Barazimi 1-1 në Vlorë, për trajnerin e Skënderbeut Ilir Daja ishte rezultati më i drejtë, duke pasur parasysh edhe mungesat.

18:59
Superiorja, Skënderbeu shmang humbjen në Vlorë

Superiorja rikthehet me emocione dhe lojë të bukur në javën e parë të fazës së dytë të kampionatit. Barazimin e Kukësit me Kamzën në transfertë nuk e kanë shfrytëzuar kryesuesit e Skënderbeut, me korçarët që luanin vet në një fushë të vështirë siç është ajo e Vlorës.

17:50
Hahn-Mogherini: Ballkani të shfrytëzojë “momentin” për integrimin

Ballkani Perëndimor duhet të shfrytëzojë “momentumin e ri” për integrimin në BE. Këtë e tha Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministren serbe, Ana Brnabiç, dhe shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

17:44
Kosova e Krimeja, presidenti çek: BE me dy standarde

Presidenti çek Milos Zeman akuzon BE-në për standard të dyfishtë sa i përket pavarësisë së Kosovës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia.

17:30
Barazimi i Kukësit, me fat për Milinkoviç: Duhej të kishim fituar

Kukësi nuk shkoi më shumë sesa barazimi 2-2 ndaj Kamzës në fushën e kësaj të fundit, një ndeshje që i largon verilindorët nga objektivi i mbrojtjes së titullit. Por për trajnerin serb të kuksianëve, ndeshja edhe mund të ishte fituar, ashtu sikurse edhe mund të ishte humbur.

16:42
Starova flet hapur: Partizani është në krizë

Edhe pse humbja në Laç e nxjerr jashtë të gjitha parashikimeve Partizanin, trajneri Starova ka ende shumë optimizëm. Trajneri i të kuqve mendon se në Laç skuadra reagoi mirë vetëm për 45 minuta, ndërsa ka pranuar për herë të parë me zë të lartë se Partizani është në krizë.

16:32
Kamza ndal kampionët, Kukësi edhe më larg kreut

Kukësi ka dështuar të dalë me fitore në Kamëz duke barazuar 2-2, rezultat që i largon verilindorët akoma edhe më tepër nga Skënderbeu që luan në 17:00 në Vlorë.

16:28
Athinë, anarkistët përplasen me njëri-tjetrin, mes tyre edhe shqiptarë

Një grup anarkistësh, mes tyre edhe disa shqiptarë kanë bllokuar portat e Politeknikumit të Athinës, duke penguar ceremonitë përkujtimore që do të zhvillohen më 17 nëntor në kujtim të viktimave të revoltës studentore të 1973-shit, ku dhjetra studentë u shtypën me tank dhe u ekzekutuan prej juntes ushtarake greke.

16:17
Partizani vazhdon zhgënjyes edhe me Starovën

Partizani zhgënjen edhe me Starovën në stol. Në ndeshjen e parë si i rikthyer në stolin e kuq, Partizani ka pësuar humbjen e 5 sezonale përballë Laçit.

15:58
Përleshja e armatosur, prokuroria kërkon 107 vjet burg për autorët

Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar 107 vjet burgim në total për 4 persona, të akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

15:05
Mësim në oborr. Shkolla artistike në Gjirokastër nuk ka klasa

Në shkollën e mesme artistike në Gjirokastër mësimi zhvillohet në korridore, në sallën e mësuesve, në drejtori, në magazinë dhe deri në oborr.

14:59
Rehabilitimi i portit të Vlorës, punimet të bllokuara

Punimet për rehabilitimin e portit të Vlorës janë ndërprerë prej më shumë se 5 muajsh. Projekti, një investim italo-shqiptar prej 15 milionë eurosh, ishte parashikuar të përfundonte në fund të vitit 2016.

14:45
Mourinho refuzon zgjatjen e kontratës me Manchester United

Jose Mourinho ka refuzuar zgjatjen e kontratës me Manchester United, duke u justifikuar se është i përqendruar në përmirësimin e lojës së skuadrës dhe në fitimin e kampionatit anglez, përpara përfundimit të kontratës aktuale, e vlefshme për 3 sezone.

14:41
Tjetërsimi i pronave në Spille, arrest me burg për 11 të akuzuarit

Gjykata e Kavajës ka lënë në “arrest me burg” të arrestuarit për tjetërsimin e pronave të paluajtshme në bregdetin e Spillesë.

14:36
Vettingu i prokurorëve, verifikim 5 kandidatëve për KLP

Komisionerët e pavarur kanë nisur verifikimin e 5 prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës, të cilët janë kandidatë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP.

14:25
Lagjet periferike të Shkodrës, pa rrugë dhe me baltë

Këtë të enjte, si çdo ditë me shi, banorët e lagjes “Dobrac” në Shkodër janë gjendur para të njëjtit problem, rrugës së pakalueshme.

14:25
Lippi zbulon sekretin, Kina kërkon Botërorin e 2030-s

Trajneri i Kinës, Marcelo Lippi del në skenë pikërisht ditën kur u mbyll lista e 32 skuadrave pjesëmarrëse të Botërorit 2018 dhe këtë ai e bën duke lëshuar një bombë informative që është ruajtur me shumë kujdes nga Federata e Futbollit të vendit aziatik.

14:17
BB: Kujdes me “1 miliard”. Jo çdo investim bëhet me koncesion

Banka Botërore vlerëson se prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet me 3.8 për qind këtë vit falë ecurisë pozitive të investimeve, por paralajmëroi se në dy vitet e ardhshme rritja ekonomike do të bjerë.

14:11
Meta-Benjamin: Të rinjtë e kualifikuar, aset që duhet të investohet në vend

Presidenti Ilir Meta është takuar me Robert Benjamin, drejtori për EQL në Institutin Demokratike Amerikan, NDI.