E hënë, 20 Nëntor 2017
19:46
Meta takon Zaev: Marrëdhëniet e mira ndëretnike, kyçe për rajonin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup u takua edhe me kryeministrin e Maqedonisë, zotin Zoran Zaev.

19:43
Kontrata e re e PD? “Të përjashtuarit” me statut të ri, dorëzohet këtë javë

Organigrama e re e Partisë Demokratike, ende e pamiratuar, shoqërohet nga një projekt-statut i ri, të hartuar nga anëtarë të Këshillit Kombëtar.

19:05
Hahn në Shkup, “takim pozitiv” me Ahmetin dhe Selën

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn ka zhvilluar këtë të hënë një vizitë në Shkup, ku është takuar me faktorin politik shqiptar.

18:28
Lezhë, e përplas makina, në gjendje të rëndë këmbësorja

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Tiranë, me pasojë plagosjen rëndë të një personi.

18:12
Zv.kryeministrja Mesi në Prishtinë: Intensifikim lidhjeve dypalëshe

Zëvendës kryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi ka zhvilluar këtë të hënë një vizitë në Prishtinë, ku është takuar me homologun Enver Hoxhaj.

18:01
Meta takon Xhaferrin: Bashkjetesa politike, jetike për Maqedoninë

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Maqedoni, presidenti Ilir Meta është takuar me kryetarin e Parlamentit të këtij vendi, Talat Xhaferi.

17:39
Lufta kundër krimit, Vasili ironizon letrën e Ramës

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka ironizuar letrën që kryeministri Edi Rama u ka dërguar homologëve europianë, në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar.

17:30
Dako reagon ndaj akuzave: Gati të ballafaqohem me Bashën

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar ndaj akuzave të kryetarid të PD Basha, duke u shprehur i gatshëm të ballafaqohet me të.

17:18
Rama, letër për krimin. I premton kryeministrave të BE se do ta luftojë

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ndërmori një fushatë paralale pranë kancelarive europiane dhe qarqeve politiko-ekonomike për të praruar imazhin e një Shqipërie që disa media ndërkombëtare e kanë cilësuar së fundmi si vend i drogës.

16:36
Gjermani, presidenti “i tërheq veshin” politikës

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje udhëheqësve politikë në Gjermani që të rishqyrtojnë pozicionet e tyre, një ditë pas kolapsit të bisedimeve për koalicion, që kanë shkaktuar krizën më të rëndë politike në vend prej dekadash.

16:18
Vuante nga depresioni, vetëvaret 23-vjeçari në Memaliaj

Një person është gjetur i vetëvarur pranë banesës së tij në fshatin Kurtëz të Memaliajt.

15:53
Kampionët bien në fortesën e tyre, Partizani “zgjohet” nga kriza

Java e 11 e Kategorisë Superiore është mbyllur me një rezultat surprizë në atë që ishte kryendeshja e kësaj jave e që u zhvillua në “Zeqir Ymeri”, ku kampionët në fuqi të Kukësit janë mposhtur me përmbysje rezultati nga Partizani i Sulejman Starovës.

14:46
F1, Ecclestone: Kritikat për rregulloren e re të 2021-shit, të paevitueshme

Një tjetër ndërhyrje, sërish nga ish-shefi ekzekutiv i Formulës 1, Bernie Ecclestone.

14:33
Basha: Dako është kapur “mat”. Ka prova për lidhje me krimin

Lulzim Basha doli për mediat dhe thotë se ka prova të pakundërshtueshme që kanë kapur në flagrancë kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako duke bashkëpunuar me grupe kriminale.

13:29
Engel viziton Prishtinën: SHBA, në krah të Kosovës

Kongresmeni amerikan pro shqiptarëve, Eliot Engel u prit me nderime të larta në Prishtinë, ku kryeministri kosovar Ramush Haradinaj e falënderoi për kontributin dhënë pavarësisë së vendit e i dorëzoi simbolikisht pllakën e argjendtë me vulën nga Posta e Kosovës, e konceptuar si vlerësim i veçantë për të.

13:28
Shkelin moratoriumin e gjuetisë, gjobiten tre persona

Tre persona janë gjobitur për gjueti të paligjshme nga policia e Pukës. Uniformat blu kanë ndërhyrë në momentin që ka marrë informacion se në aksin rrugor Gjegjan-Fushë Arrëz.

13:18
Buffon: Tërhiqem në fund të sezonit…me Championsin!

Gigi Buffon ka konfirmuar këtë të hënë se në fund të sezonit do të tërhiqet nga futbolli i luajtur, edhe pse këtë e bën duke lançuar një sfidë që deri më sot i ka mbetur veçse ëndërr: të fitojë Championsin.

13:01
Itali, merr fund epoka “Tavecchio”. Dorëhiqet kreu i Federatës së Futbollit

Ashtu siç ishte parashikuar më parë, Carlo Tavecchio dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Gjithçka ndodhi në mbledhjen e Këshillit Federal të këtij institucioni, që zgjati vetëm 15 minuta.

12:58
Veliaj: Në vijim fokusi tek kopshtet e çerdhet në periferi

Pas projektit të suksesshëm të kopshteve dhe çerdheve në Tiranë, bashkia do të vijojë me ato në periferi.

12:37
Pogradec, vidhet kasaforta e minimarketit

Kasaforta e një minimarketi është vjedhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në lagjen nr. 2 të Pogradecit.

12:30
Shqipëria dhe Mali i Zi, me stacion të përbashkët hekurudhor

Shqipëria dhe Mali i Zi do të ketë stacion të përbashkët hekurudhor që u inaugurua në Tuz.

12:22
Çako: “Forca e ligjit”, brenda dhe jashtë Shqipërisë

Operacioni i policisë “Forca e Ligjit” do të shtrihet brenda dhe jashtë Shqipërisë është shprehur drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

12:10
Frikë nga mali, banorët në Përmet kërkojnë ndihmë

Banoret e lagjes “Sheshi” në Përmet flenë dhe zgjohen çdo ditë me frikë nga mali. Në mot me shi alarmi është i madh. Pak ditë më parë banorët lajmëruan bashkinë për rrezikun e shkëputjes së dy shkëmbinjve.

11:52
Aksident në Levan-Vlorë, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonin është përplasur me automjetin e mirëmbajtjes së rrugës.

11:34
Kontrollet e Rrugores, arrestohen 5 drejtues motoçikletash pa patentë

Pesë drejtues motorçikletash janë arrestuar këtë fundjavë nga policia, në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe shkak për këtë ka qenë mungesa e lejes së drejtimit.

11:31
10 pro dhe 7 kundër, nga këtu nis e ardhmja e Tavecchios dhe FIGC-së

Futbollit italian është futur në ditën e gjykimit. Duke nisur nga ora 12, Këshilli federal i Federatës italiane të Futbollit (FIGC) pritet të marrë vendime të rëndësishme, mbi të gjitha nëse do të votëbesojë apo do të shkarkojë presidentin Tavecchio.

11:30
Vettingu në polici, Xhafaj: Ligji gati brenda vitit

Ligji për vettingu në polici është ende në proces hartimi. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj thotë se shumë shpejt ai do të jetë gati dhe do të bëhet publike analiza dhe plani i veprimit.

11:09
Përkthehet dosja “Habilaj”, sot dorëzohet në Prokurori

Pas rreth një muaji pritjeje, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të ketë në dorë të përkthyer dosjen “Habilaj”.

10:59
Dita e fëmijëve, prezantohet projekt-strategjia për të miturit

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka publikuar dhe strategjinë për përballjen e të miturve me drejtësinë.

10:25
Aksident në Shkozet, humb jetën 53-vjeçarja

Një 53-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e të hënës, teksa është përplasur nga një mjet.

10:08
Marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

10:04
Rikonstruktohen kabinat, “Fresku” pa drita

OSHEE njofton se për shkak të rikonstruksionit të kabinave në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona.

10:01
Tiranë, zgjidhet defekti i furnizimit me ujë në autostradë

Sistemi i ujësjellës kanalizimeve në Tiranë nuk vijon vetëm brenda qytetit, por edhe në periferi.

09:49
Vidhet teatri “Skampa”, arrestohet roja i institucionit

Teatri “Skampa” në Elbasan ishte pre e vjedhjes një ditë më parë. Policia bën të ditur se për këtë ngjarje ka arrestuar rojen e planizuar në shërbim për neglizhencë të detyrës.

09:36
Gjermania, pa qeveri. Merkel dështon në bisedimet për koalicion

Bisedimet për krijimin e një qeverie koalicioni në Gjermani dështuan, pas tërheqjes së liberalëve të FDP-së, gjë që fanit për Merkelin fantazmën e përsëritjes së zgjedhjeve.

09:32
Ahmeti rimerr Prishtinën. Balotazhi, LDK e AAK me rritje

Lidhja Demokratike e Kosovës është ajo që ka fituar numrin më të madh të komunave pas balotazhit të së dielës, bazuar kjo në rezultatet paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

09:16
Shupenzë, mësimi pezullohet për tre ditë

Në Shupenzë të Bulqizës është pezulluar mësimi për tre ditë pas incidentit të ndodhur me helmimin nga tymi i kaldajës.

09:04
Kthehet Saimir Tahiri, asnjë koment për udhëtimin

Avioni me të cilin Saimir Tahiri u kthye në Tiranë nga Viena u ul në Rinas pas mesnatës së të dielës.

08:49
Bora mbulon Korçën, në disa zona trashësia 30 cm

Dëbora e parë në Korçë nuk sjell vetëm entuziazëm, por bashkë me flokët e saj vijnë edhe problemet.

08:30
Meta vizitë zyrtare në Maqedoni

Presidenti. Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtare dyditore net Maqedoni.

E diel, 19 Nëntor 2017
22:45
Kapiteni Icardi ngjit Interin të dytin, fitore e pastër ndaj Atalantës

Kapiteni Icardi ka udhëhequr Interin për fitoren e 10 në Serie A këtë sezon, ku zikaltrit triumfuan 2-0 ndaj Atalanta-s në “San Siro” dhe u ngjitën të dytët pas Napolit.

22:20
Ndërron jetë kompozitori Aleksandër Lalo

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së dielës pas një ataku kardiak kompozitori i njohur Aleksandër Lalo në moshën 68-vjeçare.

21:21
Papa për të varfrit: “Pasaporta” jonë për në parajsë

Të ndihmosh njerëzit në nevojë dhe të neglizhuar, kjo është një mënyrë për të siguruar pasaportën për në parajsë.

20:21
Zgjedhjet në Kosovë, çfarë ndikimi do të kenë në skenën politike?

Për të folur për impaktin politik që pritet të kenë zgjedhjet lokale në Kosovë, ishte e ftuar në studion e lajmeve në Top Channel, Edit’h Harxhi, ish-zv/ministre e Jashtme.

19:48
Shkolla e çentrove; Një qendër komunitare për fëmijët e Shkozës

Shkolla “Androkli Kostallari” në Shkozë të Tiranës është nga të paktat shkolla, që pas mësimit kthehet në qendër komunitare. Pas anglishtes, kursi i preferuar këtu janë punimet me dorë. Është e habitshme sesi kjo traditë e vjetër, është përqafuar me kaq dashuri nga vajzat e vogla të komunitetit.

19:32
Fluturimi i Tahirit, ka prerë biletë për Rinas pas mesnate

Samir Tahiri, ish-ministri nën hetim që u largua të premten nga Shqipëria, kthehet sonte pas mesnate në Tiranë nga aeroporti i Vjenës në Austri.

19:19
Zgjedhjet në Kosovë; Exit Poll: Ahmeti fiton Prishtinën

Rreth 40 për qind e mbi 1 milion e 300 mijë qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin komunal në Kosovë.

18:58
Skënderbeu hap fals kundër Kamzës, Plaku u prish festën

“Ujqërit e Dëborës” nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Kamzës.

18:56
Shehu: Amnisti për kanabisin. Të shpëtojnë fshatarët

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu bën thirrje për një amnisti ndaj të gjithë fshatarëve të thjeshte kultivues të kanabisit.

17:52
Gjendet një bombë e Luftës së II Botërore në Himarë

Një bombë nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur në fshatin Piqeras ditën e sotme.

16:58
Sampdoria, “shuplakë” Juventusit, kampionët “zgjohen” vonë

Kampioni i Italisë, Juventusi, ka marrë një goditje të rëndë në Xhenova, teksa është mundur me rezultatin 3-2 nga Sampdoria.

16:05
Flamurtari mposht Lushnjen dhe ngjitet i dyti

Një gol i shënuar në fundin e kohës së rregullt nga Liçaj i ka mjaftuar skuadrës së Flamurtarit për t siguruar 3 pikë në transfertën e Lushnjes.

15:34
Më pak viktima nga aksidentet. Dhjetëfishohet gjoba për celularin

Numri i viktimave nga aksidentet rrugore në vend është ulur. Herë pas here policia ndërmerr aksione për ndërgjegjësimin e publikut, siç ka bërë këtë të dielë, në javën e sigurisë rrugore.

15:26
Tokat e paregjistruara, shtyhet afati për ish-ndërmarrjet bujqësore

Pas shtyrjes së afatit për regjistrimin e tokave bujqësore të ish-kooperativave dhënë pa shpërblim në bazë të ligjit 7501, qeveria shtyn afatin edhe për procedurat e tokave që janë ndarë po pa shpërblim për përfituesit e ish-ndërmarrjeve buqjësore.

15:23
Simbolet kombëtare në Mal të Zi, shqiptarët nuk do të burgosen më

Ministria e Pakicave në Mal të Zi ka hartuar një variant të ri të projektligjit për përdorimin e simboleve kombëtare.

15:17
Zgjedhjet në Kosovë, procesi i qetë, pjesëmarrja e ulët

Për të rejat më të fundit mbi zgjedhjet e sotme në Kosovë, i lidhur drejtëpërdrejt nga Prishtina me studion e lajmeve të Top Channel ka qenë zëdhenësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

14:38
Ligji për gjuhët në Maqedoni, të hënën nis dorëzimi i amendamenteve

Debati për projektligjin e përdorimit të gjuhëve, përfshirë atë shqipe në Maqedoni, tashmë hyn në një fazë tjetër. Pas diskutimit në tërësi në komisione, tashmë është radha e paraqitjes së amendamenteve.

14:30
Ajeti në stol, Crotone dorëzohet përballë Genoas

Davide Ballardini e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në drejtimin e skuadrës së Genoas.

14:30
LSI, Vasili: Krimi i bërë njësh me shtetin pengon investimet

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se aktiviteti Diplomacia Ekonomike është vetëm një farsë përsa kohë krimi është ulur në krye të qeverisë dhe përzë investimet e huaja.

13:54
Basha: Diplomacia ekonomike, mision i pamundur

Duke reaguar ndaj aktivitetit Diplomacia Ekonomike të promovuar nga qeveria, kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se është mision i pamundur që ambasadorët të sjellin investitorë të huaj në Shqipëri.

13:21
“Balerina”, Xhafaj: Tjetër sukses i policisë. Goditje krimit në Shkodër

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e ka cilësuar një sukses operacionin “Balerina”, i zhvilluar në Shkodër, ku uniformat blu goditën një grup kriminal aktiv në shfrytëzimin e prostitucionit.

12:52
Zgjedhjet në Kosovë, Engel apel qytetarëve: Dilni të votoni

Ligjvënësi amerikan Eliot Engel, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në votime.

12:35
Denoncimi i “Fiks Fare”, Klosi në Tomorr: Revokim liçencave për guroret

Skandali i denoncuar në “Fiks Fare” për guroret në malin e Tomorrit ka çuar atje vetë ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

12:28
Pylli Orbital, vijon mbjellja e pemëve në parkun e Farkës

Liqeni i Farkës po shndërrohet dita ditës në një park të mirëfilltë dhe në një nga destinacionet më të frekuentuara të qytetarëve të Tiranës për të kaluar fundjavat dhe kohën e lirë.

12:04
Largimi i Tahirit, reagon Paloka: Cili “Saje” ka ikur?

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara në media, për një largim të ish-ministrit Tahiri nga Shqipëria.

11:29
Gjirokastër-Sarandë, OSHEE padit 8 abonentë

Grupet e posaçme të OSHEE-së kanë vijuar kontrollet ndaj abonentëve abuzues në qytetet e Gjirokastrës dhe Sarandës.

11:18
Zgjedhjet lokale në Kosovë, mbahet raundi i dytë i votimit

Banorët e Kosovës po votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëroi se të gjitha qendrat e votimit u hapën në orarin e duhur dhe se janë marrë që të gjitha masat që procesi i balotazhit të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Votimet zhvillohen në 19 komuna të Kosovës, mes të cilave edhe në kryeqytet Prishtinë.

11:17
Pavarësia e Katalonjës, Juncker: Jam shumë i shqetësuar

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Pais” ka shprehur sërish shqetësimin për situatën në Katalonjë.

10:55
Tenton të korruptojë agjentin e kufirit, në pranga 31-vjeçari

Agjentët e policisë kufitare në Korçë kanë bërë në orët e fundit arrestimin e një 31-vjeçari, që ka tentuar të korruptojë një efektiv, me qëllim kalimin e kufirit.

10:41
PSG ka zgjedhur Mourinhon, si trajner të ardhshëm

Mediat angleze raportojnë se do të jetë pikërisht Jose Mourinho trajneri i ardhshëm i Paris Saint Germainit, duke filluar që nga vera e 2018-ës.

10:19
Rama-ambasadorëve: Më agresivë për tërheqjen e investimeve

Në kuadër të programit Diplomacia Ekonomike, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e së dielës një takim me ambasadorët shqiptarë nëpër botë.

09:18
Nëndetësja e zhdukur, diktohen sinjale satelitore

Autoritetet argjentinase diktuan sinjale që mendohet se vijnë nga një nëndetëse që u zhduk befas, me 44 njerëz në bordin e saj.

09:10
Kriza në Zimbabve, presidenti pret fatin e tij

Presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe do të takohet me krerët e ushtrisë, nën presionin e madh që të japë dorëheqjen.

08:54
Urdhri presidencial, gjenerali: Nuk është ilegal

Shefi i armëve bërthamore të Arsenalit amerikan tha se do t’i rezistonte çdo urdhri të jashtëligjshëm presidencial, për të lëshuar një raketë.

E shtunë, 18 Nëntor 2017
22:54
Atletiko-Real? Fiton Barcelona

Nuk ka fitues në derbin e Madridit, ndërsa tifozët e pranishëm në ‘Wanda Metropolitana’, nuk arrijnë të shijojnë asnjë gol. Një ndeshje mjaft e luftuar dhe me aksione të shpejta, por asnjë prej futbollistëve në fushë, nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë.

22:40
Napoli treni “Champions”? Milani e humbi

Në mediat italiane Napoli cilësohej si “treni i fundit” për një vend në Ligën e Kampionëve për Milanin dhe nëse është kështu, atëherë ky tren u ka humbur “Kuqezinjëve”.

22:03
Borxhi i bizneseve, KLSH: Faji i Tatimeve

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë përgjegjëse administratën tatimore për rritjen e madhe të borxheve, që bizneset kanë ndaj shtetit.

20:27
“Balerina”, shkatërrohet grupi i prostitucionit në Shkodër

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të koduar me emrin “Balerina”.

19:56
Roma pushton “Olimpico”-n, triumfon 2-1 ndaj Lacios në derbi

Roma është rikthyer te fitorja në një ndeshje derbi në kampionat pas pothuajse një viti, duke mposhtur 2-1 rivalët e përjetshëm të Lacios dhe duke i parakaluar ata në klasifikim.

19:35
Skema e mashtrimit në Spille, si u vodhën 10 mln dollarë?

Hetuesit llogarisin se shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar mbi 10 mln dollarë në skemën e tjetërsimit të truallit shtetëror në plazhin e Spillesë. Në këtë mekanizëm korruptiv janë përfshirë jo vetëm nëpunës të shtetit, por edhe banorë të zonës.

19:19
Skënderbeu-Kamza, Daja: Nuk jemi në gjendje optimale

Ditën e diel luhen 3 ndeshje të javës së 11 të Kategorisë Superiore, ku përballja më kryesore është ajo që do të luhet në Korçë mes Skënderbeut dhe Kamzës. Kjo e fundit ishte e vetmja skuadër, që në fazën e parë u ka marrë pikë kryesuesve të kampionatit.

18:19
Barça mposht 3-0 Leganesin, 11 pikë larg madrileneve

Barcelona ka shfrytëzuar më së miri kalendarin e La Ligës, që këtë javë të 12 ka rezervuar derbin madrilen mes Atletico Madrid dhe Real Madrid.

17:56
S’ka surpriza, City konfirmohet, Chelsea e Liverpool marrin tri pikët

Nuk ka asnjë surprizë. Pas Arsenalit, edhe Manchester City, Chelsea dhe Liverpul bëjnë detyrën.

17:29
Augsburgu s’është pengesë, Bajern fiton dhe thellon diferencën

Augsburgu nuk ishte asnjëherë një pengesë serioze dhe Bajerni mori tri pikët duke thelluar diferencën në krye të tabelës së klasifikimit.

17:01
Australi, 700 kg kokainë me jaht. Arrestohen 3 persona

Një jaht ku fshihej as më pak e as më shumë, por të paktën gjysmëtoni kokainë është kapur nga autoritetet bregdetare jugperëndimore të Australisë, pranë Newcastle, ndërsa 3 persona janë arrestuar.

16:47
Shuhet legjenda turko-bullgare e peshëngritjes

Kampioni i trefishtë i medaljeve të arta olimpike për Turqinë, Naim Suleymanoglu, i mbiquajtur edhe si “herkuli”, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.

16:11
Avokati i zhdukur, gjendet një trup i pajetë në Itali. Dyshohet të jetë Besnik Muço

Një pistë makabre për avokatin e zhdukur shqiptar mund të çojë drejt Castros, një provincë e Lecces. Të dhënat e para për këtë lajm janë publikuar që dje, por deri mbrëmjen e së premtes nuk pati asnjë konfirmim.

15:59
Panairi i Librit, autor i vitit shpallet Betim Muço

Një ditë para mbylljes së Panairit të Librit, juria e përbërë nga personalitete të letrave shqipe vlerësoi autorët e përkthyesit më të mirë të edicionit të 20.

15:50
Getafe rikthen me këmbë në tokë De Biasin

Getafe ka rikthyer me këmbë në tokë Alavesin dhe trajnerin De Biasi, pas fitores 4-1 të regjistruar ndaj skuadrës së ngjitur këtë sezon në La Liga.

15:47
Arsenali dominon dhe fiton derbin me Tottenhamin

Arsenali dominoi derbi e Londrës, duke e nënshtruar Tottenhamin në ndeshjen më të mirë të këtij sezoni. Të besuarit e Arsen Ëenger fituan 2-0, me golat e Shkodran Mustafit dhe Alexis Sanchez, që në pjesën e parë të lojës.

15:01
Ku është Saimir Tahiri? U lejua të mbajë pasaportën, Prokuroria reagon për Top Channel

Të premten, Top Channel njoftoi për daljen jashtë vendit të ish-ministrit Saimir Tahiri. Për këtë, avokati i tij tha se nuk kishte dijeni. Por avokati shtoi se, zoti Tahiri ishte një njeri i lirë dhe nuk kishte asnjë ndalim për të udhëtuar brenda dhe jashtë shtetit.

14:34
Nikolla: Mësuesit të raportojnë padrejtësitë në “Shqipëria që duam”

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i ka kërkuar mësuesve në të gjithë vendin dhe kujtdo tjetër që nëse privohen nga e drejta e tyre të raportojnë në portalin “Shqipëria që duam”.

14:27
Rregullonte prizën e televizorit, e zë korrenti

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e të shtunës, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

14:16
Italia, Ancelotti i thotë jo pankinës së propozuar nga Tavecchio

Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë. Sipas disa burimeve, ish-trajneri i Bayern Munchen së fundi nuk do ta pranojë propozimin e ardhur nga krerët e Federatës Italiane të Futbollit për të pasuar Venturën.

14:10
Trump tërhiqet për elefantët, tentoi të hiqte ndalimet

Indinjata e menjëhershme publike e detyroi presidentin Donald Trump të tërheqë vendimin e marrë nga administrata e tij të premten, për të lehtësuar ndalimin e importit të trofeve të siguruara nga gjuetia e elefantëve.

14:04
Zgjedhjet në Kosovë, të dielën balotazhi për Prishtinën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë i ka mbyllur përgatitjet për balotazhin e së dielës që mbahet në 19 komuna.

13:58
Zhduket nëndetësja, Argjentina në ankth. Nis operacioni i kërkimit

Zhdukja e mistershme e një nëndetëseje me 44 persona në bord, një ndër të cilët grua, po mban Argjentinën me frymën pezull. Bëhet fjalë për një tragjedi, apo thjesht një problem komunikimi?

13:53
Checkup, Vokshi: Koncesioni më i korruptuar

Partia Demokratike ka denoncuar sërish koncesionin e Checkup si më korruptivin dhe të dështuarin, për të cilin deputetja Albana Vokshi tha se ka shifra e prova se çfarë po ndërton shteti.

13:52
Bisedimet për klimën, Gjermania model. Kina, SHBA dhe India, problem

Bisedimet e OKB-së mbi klimën në Bonn të Gjermanisë shënuan disa hapa të vegjël, por domethënës përpara.

13:47
Macron, reforma të thella. Kritikët e quajnë “presidenti i të pasurve”

Me të marrë postin, Emmanuel Macron nuk humbi kohë por i hyri reformave të thella, që kanë ndeshur në kundërshtinë e shumë francezëve.