![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/MixCollage-24-May-2024-03-29-PM-291-1-800x450.jpg)
24/05 15:52
Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë. Sipas disa burimeve, ish-trajneri i Bayern Munchen së fundi nuk do ta pranojë propozimin e ardhur nga krerët e Federatës Italiane të Futbollit për të pasuar Venturën.
Ancelotti ka aktualisht të tjera projekte për karrierën e tij si trajner.
Të hënën, me shumë mundësi Carlo Tavecchio nuk do të mund të ofrojë përpara këshillit federal një “emër potencial”, tek i cili mendonte të materializonte rilindjen e Italisë, pas eliminimit dramatik të “axurrëve” nga Botërori i Rusisë, që do të zhvillohet verën e ardhshme.
Top Channel