E mërkurë, 22 Nëntor 2017
20:56
Prishtina pa kryetar, rezultatet priten të enjten

Numërimi i votave me kusht, që do të jenë vendimtare në shpalljen e fituesve në Prishtinë e Prizren, do të zhvillohet të enjten kur edhe pritet të mësohen emrat e kryetarëve të rinj të këtyre komunave.

20:46
Skandali/ U nda nga gruaja, ajo i merr fëmijën në Greqi

Skandal në Zyrën e Përmbarimit në Lushnjë, ku një përmbaruese kërkon paratë për pensionin ushqimor të një fëmije, duke u bazuar në dy kërkesa false, ndërkohë që babai i fëmijës, i cili duhet të paguajë, ka 7 vite që kërkon fëmijën, por askush nuk i jep zgjidhje.

19:58
Në radhë për “Vetting”, qytetarët mësyjnë Komisionin, kërkojnë drejtësi

Pak ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi një formular, të cilin, çdo qytetar që ka informacion për gjyqtarë dhe prokurorë që kanë fshehur pasuritë, për gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kërkuar para në këmbim të drejtësisë, mund ta plotësojë dhe ta dorëzojë pranë këtij institucioni.

19:34
Prokuroria, urdhër-arresti për 3 ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi për tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës.

19:18
Kryemadhi: Të bashkohemi për të shkulur narko-shtetin

Kryetarja e LSI-së, ka shfrytëzuar takimin me forumin e gruas së kësaj partie për të bërë thirrje të gjitha palëve që të bashkohen kundër asaj që ajo e quajti “narko-shteti”

18:55
Peruja rrezikon përjashtimin, Italia “gati” për në Rusi

Është një hipotezë që ka pak shanse të ndodhë, por mbetet gjithsesi sugjestionuese për kompanitë e basteve.

18:23
Baseli i shqiptarëve mposht Manchester United

Trajneri shqiptar Arjan Peço ka marrë tjetër sukses me të rinjtë e Basel-it, duke mposhtur këtë herë në ndeshjen e vlefshme për UEFA Youth League të rinjtë e Manchester United.

16:53
Skënderbeu stërvitet i plotë përpara Dinamos së Kievit

Skënderbeu është aktualisht duke u stërvitur në kompleksin “Tropikal” në Durrës, aty ku zakonisht grumbullohet ekipi kombëtar në prag të sfidave ndërkombëtare, miqësore apo kualifikuese.

15:57
Projekti i detyrave në shkollë nis nga Tirana

Nxënësit e katër shkollave në Tiranë tanimë do t’i bëjnë detyrat e shtëpisë në ambientet e shkollës.

15:54
Superiore, Vllaznia mposht 2-1 Lushnjen në duelin e mbijetesës

Ndeshja e prapambetur e javës së 10 të Kategorisë Superiore, ajo mes Vllaznisë dhe Lushnjes, dy skuadra që mbanin përpara kësaj sfide dy vendet e fundit të renditjes, ka përfunduar me fitoren e ngushtë 2-1 të shkodranëve përballë lushnjarëve.

15:31
Pas Tares, edhe Cana kërkon ndryshim: Duhen prurje të reja me eksperiencë nga jashtë

Lorik Cana i bashkohet mendimit të Igli Tares për një frymë të re dhe njerëz të rinj në Federatën Shqiptare të Futbollit. Një ditë pas deklaratës së drejtorit sportiv të Lacios për Top Channel, ish-kapiteni Cana është shprehur në të njëjtën linjë.

15:25
Aksidentet, në 44% të rasteve faji i këmbësorëve

Kalimi me të kuqe i vijave të bardha i kushtoi jetën një 60-vjeçari pak ditë më parë në kryeqytet. Në javën e sigurisë rrugore, Top Channel vëzhgoi sjelljen e këmbësorëve të cilët në analizat e policisë rrugore renditen si shkaktarët e pothuajshe gjysmës së aksidenteve që kanë ndodhur gjatë këtij viti.

15:22
Dëmtimi i pyjeve, banorët e Zagorisë: U pre pylli i ri

Në krahinën e Zagorisë, një njësi administrative malore nën varësinë e bashkisë së Libohovës janë regjistruar dëmtime të mëdha në pyje, që specialistët i vlerësojnë si masakra mjedisore.

15:12
Bien gjethet e “Vjeshtë 2017”; rasti i bujshëm, mjetet e blinduara i kthehen pronarit

Një nga goditjet më të rëndësishme të aksionit policor të pagëzuar “Vjeshtë 2017” të Policisë së Shtetit dhe që më pas rezultoi një flluskë sapuni, ka qenë bllokimi i tre automjeteve të blinduara në Tiranë në fund të muajit shtator.

15:05
Koncesioni i ri, 100 milionë euro për laboratorët; investimi 9.9 mln

Kompania që ka fituar për 10 vjet koncesionin e laboratorëve me vlerë 100 milionë euro, do të investojë në total vetëm 9.9 milionë euro. Diferenca rreth 90 milionë euro për 10 vitet e ardhshme do të jenë kostot operacionale dhe fitimi i kompanisë.

14:56
Dodik skicon “hartën” e Ballkanit, reagon Vuçiç

Në një intervistë ekskluzive për “Deutsche Welle”-n, Milorad Dodik tha se Republika Serbe nuk do të organizojë referendum për shkëputje nga Bosnje-Hercegovina.

14:48
“Financieri” mbetet në burg

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Nezar Seitin, i akuzuar si një nga anëtarët kryesorë të grupit të Habilajve, i goditur në Itali për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe armësh.

14:43
Kosovë, Gjykata urdhëron arrestin për 3 deputetë të Vetëvendosjes

Një gjykatës në Prishtinë lëshoi urdhërarreste dhe kërkoi masë paraburgimi për 3 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje: Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu, lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës vitin e kaluar në Parlamentin e Kosovës.

14:33
Ekspozita në COD, me fotot e diplomacisë dixhitale

Sot çdokush e ka të lehtë të aksesojë Qendrën për Hapje dhe Dialog e njohur si COD, që prej hapjes së saj në 8 korrik 2015. Në bibliotekën e COD aktualisht zë vend ekspozita fotografike “Ngjyrat e Shqipërisë”.

14:02
Athina, notë proteste Gjermanisë: Grekët po lihen jashtë “Schengen”-it

Vendosja e “karantinës” ndaj pasagjerëve grekë në aeroportet e Gjermanisë, që në thelb interpretohet si përjashtim i Greqisë nga marrëveshja e “Schengen”-it, ka marrë përmasa të mëdha.

13:41
Arrest me burg për “Balerinën”

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtatë personat e arrestuar me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

12:40
Akademia, Rama: Kufomë e vetvetes! Të reformohet

Kryeministri Edi Rama priti këtë të mërkurë grupin reformator të Akademisë së Shkencave lidhur me reformimin e saj. Për kreun e Qeverisë, nga një xhevahir rrezatues në kurorën e dijes, akademia sot është kthyer në një kufomë të vetes.

12:32
“Kasapi i Bosnjes”, komunisti që u kthye në nacionalist kriminel

Vit pas viti, dëshmitë e tmerreve të luftës së Bosnjes kanë pasuar njëra-tjetrën. Për dy dekada, zyrtarë e reporterë regjistruan dhimbjen e atyre që mbijetuan, duke humbur shumë.

12:02
Burg përjetë për “kasapin e Ballkanit”

Gjykata e Hagës dha sot njërin prej vendimeve më të pritura të saj, atë për komandandin e ushtrisë serbo-boshnjake, Ratko Mladiç, njeriu që u kthye në njërin prej të arratisurve më të kërkuar të botës, përpara se të bënte llogaritë me drejtësinë.

11:53
Meta: Familje e shëndetshme, më pak fëmijë jetimë

Kjo është java e fëmijëve jetimë, shtresë të cilën presidenti Ilir Meta e quajti më të brishtën e shoqërisë. Për këtë, kreu i shtetit kërkoi nga institucionet dhe shoqëria, të bëjnë më shumë për t’i siguruar mbrojtje dhe jetë më të sigurtë.

11:47
Panairi i Brukselit, Veliaj: Mundësi fantastike për t’u promovuar

Tirana do të ketë stendën e vet në panairin e Brukselit, “Winter Wonder”, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ftoji bashkëatdhetarët të vizitojnë stendën duke e konsideruar një mundësi fantastike për tu promovuar.

10:32
“Lotaria e Radarit”, polica sigurimi për 20 drejtues mjetesh të rregullt

Policia Rrugore ka lançuar një nismë të re në kuadër të javës së sigurisë rrugore. Për 20 drejtuesit e mjeteve model, që respektojnë shpejtësinë e lejuar do të dhurohen 20 polica sigurimi përmes një shorteu që do të jetë në ambientet e Policisë së Shtetit.

10:06
Shtohen trupat në Afganistan, Xhaçka nga Kabuli: 60% më shumë në 2018

Vitin e ardhshëm Shqipëria do të shtojë me 60% numrin e trupave në Afganistan. Mes trupave të reja që do të dislokohen do të jete edhe një kontingjent i Forcave Speciale.

08:58
Përfundon epoka “Mugabe”, pritet një “Pranverë afrikane”

Me fatin e Robert Mugabes të vuolsur tashmë, edhe udhëheqësve të tjerë autokrate nëpër Afrikë mund t’iu kalojnë të dridhura në trup. 93-vjeçari e drejtoi Zimbabven me një grusht të hekurt për 37 vite.

08:52
Raportet me Ramën, presidenti Meta: Partia ime, Kushtetuta

Presidenti Ilir Meta theksoi se raportet e tij me Edi Ramën nuk kanë asnjë ndikim mbi sjelljen e vet si kryetar i Republikës së Shqipërisë.

08:42
Në pritje të dënimit të Ratko Mladiç

Gjykata e Hagës jep sot njërin prej vendimeve më të pritura të saj, atë që do të caktojë nga tani e tutje fatin e komandandit të ushtrisë serbo-boshnjake, Ratko Mladiç, njeriu që u kthye në njërin prej të arratisurve më të kërkuar të botës, përpara se të bënte llogaritë me drejtësinë.

08:40
Edhe AAK kërkon Prishtinën: Duhet rinumërim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pret gjithashtu një përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve lokale në Prishtinë, ku siç thotë anëtari i saj Arbër Vllahiu, epërsia e Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes është vetëm 200 vota.

08:35
Zjarr në uzinën e Ballshit, digjen mbetjet toksike të naftës

Një zjarr ka rënë në uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, ku janë djegur mbetje toksike të naftës.

00:02
Engel: Serbia, ‘thikë pas shpine’ Kosovës

Liberalizimi i vizave në Kosovë duhet të kishte ndodhur shumë më herët. Kështu u shpreh kongresmeni amerikan Eliot Engel në një intervistë për Radion ‘Europa e Lirë’.

E martë, 21 Nëntor 2017
22:45
Sevilla, përmbysje të “çmendur” ndaj Liverpool

I morën Champions-in Milanit 12 vite më parë duke përmbysur disavantazhin e 3 golave, por tashmë është Liverpool që e ka vuajtur një gjë të tillë edhe pse pa pasoja të mëdha.

22:39
Napoli shpreson ende, mposht 3-0 Shakhtar

Napoli i Hysajt ka ende shpresa për të kaluar grupin në Champions League, pas fitores së pastër 3-0 në shtëpi ndaj Shakhtar.

22:36
Reali shkatërron Apoelin, eliminohet Dortmund

Tottenham triumfoi dhe në Gjermani ndaj Dortmundit, duke i eliminuar verdhezinjtë që në këtë fazë të Champions, ndërsa Reali siguroi kualifikimin me 6 gola ndaj Apoelit në Qipro.

22:17
Gazetari 75-vjeçar akuzohet nga 8 gra për ngacmime seksuale

Rrjeti televiziv CBS shkarkoi gazetarin veteran Charlie Rose, pasi 8 gra, që kanë punuar ose kanë kërkuar të bëhen pjesë e stafit të tij e akuzuan për ngacmime seksuale.

22:03
Denoncimet e qytetarëve, KPK: S’ndryshojnë vendimet e dhëna nga gjykatat

Qytetarë të ndryshëm i janë drejtuar me ankesa të tyre për vendime të padrejta Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

21:47
Top Story. “Forca e Ligjit”, sukses apo farsë?

Operacioni i koduar “Forca e Ligjit” për goditjen e grupeve kriminale ka qenë në fokus të takimit të kësaj të marte të emisionit “Top Story” në Top Channel.

21:35
“Jemi 100% shqiptarë, por të harruar nga shteti!”

Shqiptarët në fshatrat e thellë të Librazhdit dhe Dibrës e kanë më të lehtë të kthehen në bullgare dhe të punojnë në Europë, sesa të vuajnë në Shqipëri.

20:23
Meta për “REL”: Të evropianizojmë rajonin e Ballkanit

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ku ka folur për rolin e Shqipërisë në marrëdhëniet me fqinjët, çështjen e pasaportave të kërkuar nga presidenti Thaçi, përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, etj.

19:56
Igli Tare: FSHF-së i duhen emra të rinj

Igli Tare është vlerësuar sërish si një nga drejtuesit më të suksesshëm të Serisë A. Por a do të vijë ai një ditë në Tiranë për të sjellë këtë eksperiencë?

19:52
Kumbari, udhëtimi i fundit. Top Channel ndjek varrimin e Toto Riinës

Totto Riina është një nga eksponentët kryesorë të mafies italiane që iku nga kjo jetë i papenduar për krimet që ka bërë. Ai mori me dhjetëra dënime me burgim të përjetshëm si përgjegjës për qindra vrasje.

19:08
Balla në PE: Plan veprimi për rekomandimet. “Drejtësia” po ecën

Në fjalën e tij në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla ka deklaruar se Parlamenti shqiptar ka marrë masa konkrete për adresimin e rekomandimeve të KE, që lidhen me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

19:05
Universitetet kërkojnë fonde, deputeti Fidel Ylli: Ligji për sportin nuk funksionon

Universitetet kërkojnë më shumë para nga buxheti i shtetit, kryesisht ato në rrethe, ku prej vitesh investimet për kërkimin shkencor, por edhe për sportin mungojnë.

17:59
Meta në Manastir, pritet ngrohtë nga shqiptarët: Me alfabetin tonë u nënshkrua “Ohri”

Në vijim të vizitës zyrtare në Maqedoni, presidenti Ilir Meta ka vizituar Manastirin, me rastin e ditës së alfabetit të gjuhës shqipe.

17:45
Dialogu me Serbinë, Hoxhaj: Në kushtet aktuale s’ka kuptim

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Serbia nuk mund të kërkojë vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

17:38
Mugabe i dorëzohet presionit, dorëhiqet pas 37 vitesh

Presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe i dha fund krizës politike në vend përmes dorëheqjes së tij të shumë pritur dhe të shumë kërkuar.

17:35
Konferenca në PE, Spaho: Nevojë urgjente lufta ndaj krimit

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka deklaruar se në konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka ritheksuar nevojën për sundimin e ligjit në Shqipëri.

17:24
Shpërndante drogë në shkollat e mesme, pranga 30-vjeçarit

Agjentët e antidrogës në Policinë e Tiranës kanë ndërmarrë në orët e fundit një aksion kundër shpërndarjes së narkotikëve.

17:11
Miriam Cani: Dasma në plan, por…

Në studion e “Pop Culture” nuk ka pasur të ftuar këtë të martës, por ka qenë stafi i emisioni ai që ka qenë në tjetër skenë, atje ku Miriam Cani përgatit klipin e saj më të ri.

15:26
Alkooli kërcënon të rinjtë, përdoren nga 67% e të miturve

Konsumi i alkoolit nga nxënës të shkollave të mesme deri dhe nëntëvjeçare është një alarm që kërcënon shoqërinë shqiptare.

15:15
Kriza energjetike, nëse nuk ka shi do të duhen 45 milionë euro

Shqipëria është zhytur në një krizë të rëndë hidrike, e cila pritet të përkeqësojë edhe më shumë financat e sektorit energjetik.

15:10
Dilemat për Kryeprokurorin e ri; i përkohshëm dhe zgjidhet vetëm me 36 vota

Mandati i Adriatik Llallës përfundon në 3 dhjetor. Të drejtën për hapjen e procedurës dhe dërgimit në Kuvend të një liste me kandidatët për Prokurorë të Përgjithshëm e ka Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që ende nuk është ngritur.

15:07
Gjyqi i Shullazit, thërritet sërish dëshmitari i mbrojtur

Dëshmitari i Mbrojtur i Drejtësisë, Ylvi Beqja do të kthehet sërish në arenën e gjykatës, kësaj radhe për t’u ballafaquar me dy persona, të cilët këmbëngulin të kundërtën e asaj që thotë biznesmeni.

15:02
Zbutet “Forca e Ligjit”; u kapën si bandë, akuzohen për 133 gr hashash

Goditja e grupit të parë kriminal në qytetin e Fierit në kuadër të projektit të policisë “Forca e Ligjit” ka rezultuar një aksion i rëndomtë me tre të arrestuar, nga të cilët njëri paraplegjik me karrocë dhe dy të tjerë që u kapën me 133 gr hashash.

15:00
Hetohet shoferi i Tahirit, kontroll pasurive të tij

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur nën hetim pasuror edhe shoferin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

14:35
Basketboll, “italiani” Pullazi grumbullohet me Shqipërinë

Ai është lindur në Romë, por nga prindër me origjinë shqiptare. Quhet Rei Pullazi dhe ka nënshtetësi të dyfishtë, gjë që e ka lejuar të thirret nga Kombëtarja shqiptare e Basketbollit, në grumbullimin njëjavor që do të zhvillohet në Tiranë.

13:38
Bën vetëgjyqësi, mban peng për 5 orë hajdutin

Një 31-vjeçar ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi për hajdutin që i vodhi motorin, duke e mbajtur pesë orë peng.

13:37
“Mbreti” Ibra zbret nga froni, “Topi i Artë” suedez i shkon Granqvist

“Mbreti” shkurorëzohet! Kështu mund të konsiderohet ngjarja e këtij viti në Suedi, aty ku duket se po përpiqen të lënë pas krahëve epokën “Ibrahimoviç”, e këtë e treguan më së miri duke eliminuar Italinë në “play off”-in për “Rusi 2018”.

13:34
Kryeprokurori i ri, Rama mbledh deputetët e “ligjeve”

Kryeministri Rama ka thërritur në një takim në Kryeministri deputetët socialistë, anëtarë të Komisionit të Ligjeve.

13:14
Rama videokonferencë me forcat e FA në Afganistan

Kryeministri Edi Rama ka komunikuar nëpërmjet një videokonference me misionin shqiptar të Forcave të Armatosura në Afganistan. Pranë tyre ka qënë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shprehu krenarinë e shtetit shqiptar me këta djem e vajza.

13:09
Iu gjetën 300 mln lekë në banesë, gjyqtari kërkon zbutjen e masës së sigurisë

Gjyqtari Shkëlqim Miri ka apeluar masën e sigurisë së dhënë nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda, që e la atë në arrest me burg.

13:07
Kanabis në depon e shtëpisë, arrestohet 55-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 5 kg kanabis sativa në gjendje të thatë, duke vënë në pranga një 55-vjeçar.

13:01
Aksident në Lezhë-Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja

Një 23-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Tiranë.

12:56
Veliaj pret homologun e Parmës, Pizzaroti: Projekte mes dy qyteteve

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pritur homologun e tij të Parmës, Federico Pizzaroti ku në fokus të bisedës ka qënë bashkëpunimi në çështje kulturore, mobiliteti dhe teknologji e avancuar në dhënien e shërbimeve të qytetarëve.

12:11
Rama: “Krimi mjedisor” i kalon policisë së shtetit

Shqipëria turistike e vitit të ardhshëm duhet të gjejë vendin më të lehtësuar nga barra e plehrave, u shpreh kryeministri Edi Rama në nisjen e aksionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.

11:58
Ismaili: Masat administrative janë ulur me 120 mijë për një vit

“Java e sigurisë rrugore” ka vijuar me ndërgjegjësimin në qytetin e Beratit, i cilësuar nga vetë Skënder Ismaili, shef i sektorit të policisë rrugore si qarku me numër më të ulët aksidentesh.

11:26
Hahn, në Shkup: Gjuha shqipe, jo prioritet për në BE

Ligjin për gjuhët, Johannes Hahn e konsideron një kërkesë tejet të arsyeshme, por Komisioneri europian i Zgjerimit e bëri të qartë në Shkup se, ai nuk është pjesë e prioriteteve të Brukselit në kërkesat e tyre ndaj Maqedonisë, për avancimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

11:11
Shefja e ONM: Vettingu, duhet cilësi. Procesi nisi mirë

“Të gjithë prokurorët, përfshirë atë të Përgjithshëm, dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të jenë subjekte të vettingut”, pohon kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera.

11:05
Gjiknuri: PPP për rrugët, skemë e qëndrueshme. Audit rrugës Tiranë-Elbasan

Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri mbrojti buxhetin dhe planin e qeverisë për të dhënë me anë të partneritetit publik-privat një sërë rrugësh kryesore në vend.

10:44
Merkel preferon zgjedhje të reja. Analistët: Mund të mos kandidojë më

Më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund. Disa ekspertë në Gjermani e panë me një lloj lehtësimi shembjen e bisedimeve të koalicionit, të bindur se ato që në fillim nuk ishin në rrugën e duhur dhe një qeveri e tillë, zor se do të rezistonte.

10:37
Gara e Prishtinës, LDK kërkon rishikimin e votave të pavlefshme

Lidhja Demokratike e Kosovës do të kërkojë rishikimin e 610 votave të pavlefshme në Prishtinë. Deputeti i saj, Driton Selmanaj tha për një media vendase se, forca politike ku ai aderon ka dyshime të forta për gabime në këto vota dhe dëshiron sqarimin e plotë të tyre, për të pasur në këtë mënyrë një tabelë më të qartë të rezultatit.

09:58
Gjykata e Hagës vendos të mërkurën për Mlladiç

Të mërkurën në Hagë do të jepet vendimi për ish komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladic, mbi të cilin rëndojnë 11 akuza, përfshirë ato për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë.

09:54
Në luftë me CNN? Qeveria e SHBA, padi kundër blerjes nga “AT&T”

Departamenti amerikan i Drejtësisë depozitoi një aktpadi për bllokimin e blerjes së “Time Warner” nga gjiganti i telekomunikacionit “AT&T”.

09:50
Rikthehet “Dhuro një pemë, 2017”

“Dhuro një pemë, 2017”, nisma e bashkisë së Tiranës rikthehet për të nxitur qytetarët të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit.

09:47
Nis puna për fizibiliteitn e autostradës Adriatiko-Joniane

Nis puna për fizibiliteitn e autostradës Adriatiko-Joniane

09:24
Është dimër, temperaturat ulen ndjeshëm

Reshjet e para të dëborës u regjistruan që një ditë më parë në zonat malore verilindore dhe juglindore, por termometri shënon edhe këtë të martë temperatura të ulëta.

09:12
Janinë, sekuestrohen 118 kg kanabis, vinte nga Shqipëria

Një sasi prej 118 kilogramë kanabis sativa u sekuestruan gjatë orëve të natës në aksin që lidh Janinen me Patrën.

08:22
Digjet makina, sulm policit të Babicës

Një inspektori policie me detyre në Babicë të Vlorës iu dogj makina gjatë natës.

01:04
Donnarumma: Gati të marr përgjegjësi edhe te kombëtarja

Talenti i katërkëndëshit të Milanit, Gigi Donnarumam ka folur me superlativë për një tjetër Gigi, kapitenin e Juventusit dhe kombëtares italiane, Buffonin.

E hënë, 20 Nëntor 2017
22:55
Bologna, fitore me përmbysje ndaj Veronës

Një sfidë që nuk premtonte shumë gola në fillim, por që në funsin e 90 minutëshit dhuroi 5 të tillë. Ndeshja e fundit e javës së 13 në Serie A mes Veronës dhe Bologna-s u mbyll me fitoren me përmbysje 2-3 të miqve.

22:31
Sponsoret e terrorizmit, Trump rivendos Korenë në listë

Në demonstrimin e fundit të përshkallëzimit të tensioneve në gadishullin korean, presidenti amerikan Donald Trump e rivendosi Korenë e Veriut në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

22:23
Kriza politike në Gjermani, Merkel: Preferoj zgjedhje të reja

Përballë mundësisë së drejtimit të një qeverie pakice pas dështimit të bisedimeve për koalicionin në Gjermani, kancelarja Angela Merkel tha se preferon zgjedhje të reja.

22:12
Zgjedhjet në Kosovë, si ndryshoi harta elektorale

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë përfundoi me rezultate të papritura duke ndryshuar hartën elektorale si kurrë më parë.

21:44
Top Story, kush pasurohet nga nëntoka e Bulqizës?

Sot në zonën e Bulqizës janë mbi 35 liçenca për nxjerrjen dhe përpunimin e kromit. E megjithatë, banorët e Bulqizës kanë qenë dhe kanë mbetur të varfër.

20:47
Skandal në Dropull, bashkia i jep leje gurores në kundërshtim me ligjin

Bashkia e Dropullit jep në shkelje të plotë të ligjit dhe jashtë kompetencave një leje të thjeshtë për nxjerrjen e 100 m3 gur të kuq në zonën e quajtur Mushaja dhe në Derviçan.

19:52
Ish-ushtarakët do kthejnë paratë. Detyrim me vendim gjykate

Ligji që ishte në fuqi nga viti 1999 deri në 2009 për ushtarakët parashikonte një formulë përllogaritjeje që nxirrte pension të parakoshëm të lartë.

19:46
Meta takon Zaev: Marrëdhëniet e mira ndëretnike, kyçe për rajonin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup u takua edhe me kryeministrin e Maqedonisë, zotin Zoran Zaev.

19:43
Kontrata e re e PD? “Të përjashtuarit” me statut të ri, dorëzohet këtë javë

Organigrama e re e Partisë Demokratike, ende e pamiratuar, shoqërohet nga një projekt-statut i ri, të hartuar nga anëtarë të Këshillit Kombëtar.

19:05
Hahn në Shkup, “takim pozitiv” me Ahmetin dhe Selën

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn ka zhvilluar këtë të hënë një vizitë në Shkup, ku është takuar me faktorin politik shqiptar.

18:28
Lezhë, e përplas makina, në gjendje të rëndë këmbësorja

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Tiranë, me pasojë plagosjen rëndë të një personi.

18:12
Zv.kryeministrja Mesi në Prishtinë: Intensifikim lidhjeve dypalëshe

Zëvendës kryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi ka zhvilluar këtë të hënë një vizitë në Prishtinë, ku është takuar me homologun Enver Hoxhaj.

18:01
Meta takon Xhaferrin: Bashkjetesa politike, jetike për Maqedoninë

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Maqedoni, presidenti Ilir Meta është takuar me kryetarin e Parlamentit të këtij vendi, Talat Xhaferi.

17:39
Lufta kundër krimit, Vasili ironizon letrën e Ramës

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka ironizuar letrën që kryeministri Edi Rama u ka dërguar homologëve europianë, në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar.

17:30
Dako reagon ndaj akuzave: Gati të ballafaqohem me Bashën

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar ndaj akuzave të kryetarid të PD Basha, duke u shprehur i gatshëm të ballafaqohet me të.

17:18
Rama, letër për krimin. I premton kryeministrave të BE se do ta luftojë

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ndërmori një fushatë paralale pranë kancelarive europiane dhe qarqeve politiko-ekonomike për të praruar imazhin e një Shqipërie që disa media ndërkombëtare e kanë cilësuar së fundmi si vend i drogës.

16:36
Gjermani, presidenti “i tërheq veshin” politikës

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje udhëheqësve politikë në Gjermani që të rishqyrtojnë pozicionet e tyre, një ditë pas kolapsit të bisedimeve për koalicion, që kanë shkaktuar krizën më të rëndë politike në vend prej dekadash.

16:18
Vuante nga depresioni, vetëvaret 23-vjeçari në Memaliaj

Një person është gjetur i vetëvarur pranë banesës së tij në fshatin Kurtëz të Memaliajt.