E premte, 24 Nëntor 2017
15:14
Dako: Akuzat e PD, shpifje

Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Daku, për të cilin opozita thotë se është përgjuar nga partneret në biseda me elementë të krimit, hodhi poshtë më forcë akuzat, duke i quajtur shpifje të opozitës. 

15:01
Policët në arrati, Prokuroria e bindur: Operacioni u dekonspirua

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka asnjë dyshim që operacioni për ndalimin e tre ish-drejtuesve të Policisë së Vlorës, të dyshuar si të implikuar në trafikun e narkotikëve me organizatën e Habilajve është dekonspiruar.

14:24
Masakër në Egjipt, qindra viktima në xhami

Militantë të armatosur sulmuan me bomba dhe armë zjarri një xhami në provincën egjiptiane të Sianit verior duke vrarë të paktën 235 njerëz dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë.

14:22
Gjylameti: Basha të japë llogari për transferimin e 1 milionë dollarëve

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke e quajtur “fake news” deklaratën e tij. Ajo tha se Basha nuk mund ti shpëtojë skandalit të transferimit të 1 milionë dollarëve nga kompani “offshore”.

14:15
Debati për Habilajt, Gjebrea: Nuk jam thirrur në Prokurori

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea aktualisht deputete e Partisë Socialiste mohoi të jetë thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen Habilaj, por tha se është e gatshme që të paraqitet në organin e akuzës kur t’i kërkohet një gjë e tillë.

14:11
Rinumërimi i votave në Kosovë, përmbyset Istogu

Rinumërimi i më shumë se 440 vendvotimeve në komuna të ndryshme, nga zgjedhjet për Kuvende Komunale që u bënë javën e kaluar, ka sjellë disa ndryshime në listën e kandidatëve që me shpalljen e rezultateve përfundimtare kishin siguruar vende në asambletë rajonale.

13:59
F1, sipari mbyllet në Abu Dhabi. Statistikat i japin meritën Hamiltonit

Formula 1 mbyll siparin e edicionit të vitit 2017 të dielën në “Yas Marina” të Abu Dhabit.

13:47
Rritja e Skënderbeut, pikëvarazh dhe miliona për Shqipërinë

Skuadra e vetme shqiptare e mbetur në kupat e futbollit europian do të mbyllë aventurën kontinentale më 7 dhjetor, me transfertën në fushën e Young Boys.

13:41
“E premtja e zezë” në SHBA versus “E premtja e zezë” në Britani

“Black Friday” (E premtja e zezë) e nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë është përhapur si traditë në të gjithë botën, ku dyqanet bëjnë ulje drastike çmimesh.

13:23
Arrestimi i Kurtit, Ymeri: U prangosën brutalisht; Haradinaj shpreh keqardhje

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri reagoi ashpër ndaj ndalimit të Albin Kurtit dhe dy deputeteve të tjera të partisë që ai drejton. U prangosën brutalisht, tha Ymeri.

13:17
Basha: Dekriminalizim qeverisë! Xhafaj e Rama dekonspiruan operacionin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti këtë të premte se aksioni për kapjen e ish-shefave të policisë së Vlorës është dekonspiruar.

13:00
F1, Vettel lë pas Hamiltonin në sesionin e parë të provave të lira

Fundjava e Çmimit të Madh të Abu Dhabit ka nisur nën shenjën e duelit të këtij viti mes Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton, që duket se nuk do të rreshtë edhe në këtë garë të fundit sezonale.

12:46
Mbetjet, eksperti gjerman: Duhet zgjidhje sistematike

Në Shqipëri, investimet më të mëdha po bëhen aty ku prioriteti është më i vogël. Vendgrumbullime mbetjesh pa leje mjedisore, djegie mbeturinash, hedhje mbetjesh spitalore buzë lumenjve.

12:38
Objektivat e Kim Jong-un, ekspertët: Ja çfarë do të godasë

Shtëpia e Bardhë, Manhattani dhe Pentagoni janë në mesin e shënjestrave prioritare bërthamore të regjimit koreano-verior.

12:08
Grabitje me maska në Shkodër, vjedhin mjetin dhe e djegin

Në rrugën e Dukagjinit, në fshatin Kir në mes të ditës, tre persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një mjet tip “Land Rover”, me të cilin udhëtonin shtatë persona.

12:01
Sekuestrohet “Santa Quaranta”, dhjetra efektivë në hotelin e Klement Balilit

Policia e Shtetit ndërhyri paraditen e së premtes në kompleksin “Santa Quaranta” në Sarandë, në pronësi të familjes Balili.

11:32
12 ton hashash në Përmet, arrestohet 61-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 61-vjeçarin Ismail Saliu, i shpallur në kërkim që në prill, pasi u gjetën 12 ton hashash në një magazinë në Përmet.

10:55
Ferrari “nis” testet për Botërorin e 2018-s që në Abu Dhabi

Ende nuk është mbyllur Botërori i vitit 2017 i Formulës 1, por te Ferrari janë gjithë “sy e veshë” nga sezoni që do të vijë në 2018-n.

10:44
Milani “kinez” shkëlqen falë ADN-së së injektuar nga Berlusconi

Silvio Berlusconi! Jo më kot ishte padroni i Milanit të madh që e mori nga “humnera” për ta kthyer në ekipin më të titulluar në botë. E jo më kot kritikonte edhe një trajner të madh e të suksesshëm si Carlo Ancelotti, sa i përket modulit të lojës.

10:25
Kosovë, arrestohet Albin Kurti

Policia e Kosovës ka arrestuar paraditen e kësaj të premteje ish-kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës një ditë më parë për mosparaqitje në seancën gjyqësore.

09:53
Marrëdhënie me 13-vjeçaren, në pranga 22-vjeçari

Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura.

09:49
Vrau të dashurën, zgjatet dënimi për Oscar Pistorious

Një gjykatë në Afrikën e Jugut ka rritur masën e ndëshkimit për ish-kampionin e lojrave Paralimpike, Oscar Pistorius, i dënuar për vrasjen e ish të dashurës së tij.

08:56
“Babagjyshi” kapet në Holandë

Interpol Haga ka bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë të Fatmir Pjetrit, 31-vjeçari nga Puka, i dyshuar si anëtar i bandës së “Babagjyshëve”.

08:20
OSHEE, paditen 19 abonentë për vjedhje të energjisë

OSHEE në Vlorë ka denoncuar në polici 19 persona për vjedhje të energjisë elektrike.

01:15
Kryetarja e Gjykatës së Posaçme: Ende s’ka akuza për UÇK-në

Në vizitën e saj të parë në Kosovë, kryetarja e dhomave të specializuara, Ekaterina Trendafilova, u zotua se gjykata e drejtuar prej saj do të jetë e paanshme dhe e pavarur.

00:45
Mbështeti refugjatin, lideri slloven rrezikon postin

Mbështetja që i ofroi një refugjati sirian, mund t’i kushtojë postin kryeministrit të Sllovenisë, Miro Cerar. Një prej të paktëve liderë liberalë në Europën Qëndrore e Lindore, përballet me mundësinë e ndjekjes penale dhe nëse partia e djathtë e opozitës do të jetë e suksesshme në mocionin e saj, mund të shkarkohet nga detyra.

00:31
Argjentinë/ Familjarët njoftohen për vdekjen e ekuipazhit të nëndetëses (Foto)

Kërkimet për nëndetësen argjentinase, të zhdukur në ujërat e Atlantikut Jugor, po vijojnë ende, por shpresat për të gjetur të mbijetuar janë shuar tashmë.

00:10
Jashanica konfirmon largimin: Luaj në Belgjikë ose Rusi

Bajram Jashanica është futbollisti i radhës që pritet të largohet nga korçarët, ndoshta që në merkaton e janarit dhe një gjë të tillë e pranon vetë mbrojtësi korçar në një deklaratë për Supersport.

E enjte, 23 Nëntor 2017
23:53
Takaj: Grupi, arma jonë më e fortë. Tani të fitojmë titullin

Mjaft i lumtur për fitoren, por edhe për ecurinë në Europë të Skënderbeut, u shfaq edhe bosi i korçarëve, Ardian Takaj. Numri 1 i Skënderbeut vlerësoi fitoren dhe deklaroi se skuadra e arriti objektivin në Europë, ndërsa pranoi se grupi është forca më e madhe e këtij ekipi.

23:40
Daja i lumtur për fitoren: Paraqitje mjaft e mirë

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja u shpreh mjaft i lumtur me fitoren e parë të arritur në grupet e Europa League-s, ndërsa evidentoi faktin se ky ishte një edicion mjaft i mirë për korçarët.

22:59
Milan rikthehet të buzëqeshë, 5-1 kundër Austrisë së Vjenës

Ecuria e Milanit në këtë pjesë të sezonit nuk ka qenë në nivelet e duhura, si në kampionat ashtu edhe në Europa League, ku vinte nga dy barazime.

22:55
Skënderbeu fiton 3-2, por i lë jashtë fitorja e serbëve

Ndeshja e pestë e Skënderbeut në Europa Ligë regjistroi një sukses impresionues 3-2 ndaj skuadrës më të fortë në grupin B, Dinamos së Kievit, por ironikisht kjo fitore përkon me eliminimin. “Ujqërit e Dëborës” ishin formacioni më i mirë në fushë ndaj ukrainasve por triumfi i Partizanit të Beogradit çimentoi për serbët dhe vendin e dytë kualifikues të mbetur në dispozicion.

22:18
Telegraph për Shqipërinë: Destinacioni i ri i pushimeve

Kur vjen puna tek udhëtimet, misteret e mbetura në Europë janë të pakta.

21:47
Sondazhi i Zaloshnjës: PS ka humbur 70 mijë vota, PD ka 10 mijë vota rritje

Edhe kjo javë ka pasur zhvillime sa i përket akuzave politike, atyre që lidhin përfaqësues të mazhorancës me krimin.

21:27
Kryeprokurori i ri, Minxhozi: Mesazhi i amerikanëve, s’ka Vetting me Llallën

Sot për herë të parë Lulzim Basha artikuloi kundërshtinë totale, siç tha ai, ndaj mazhorancës për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri, qoftë edhe atë të përkohshëm në mbarim të mandatit të Adriatik Llallës, i cili duket se mori një vulë zyrtare një ditë më parë nga OPDAT dhe Euralius.

20:51
Fiks Fare denoncon skandalin në Sarandë; Arrestime me vetëm një dëshmi

Skandal në komisariatin e Sarandës, ku katër persona janë arrestuar nga policia me dyshimin se kanë ndihmuar të arratiset një të arrestuar nga furgoni i policisë.

20:51
“Divorci” zyrtar i Tiranës, prishet koalicioni PS-LSI, ikin administratorët

Relikja e fundit e koalicionit PS-LSI, Këshilli Bashkiak i Tiranës, u shkatërrua të enjten në mbrëmje.

19:45
Investimet për infrastrukturën, duhen 1.2 mld euro në vit. Qeveria jep vetëm gjysmën

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim përllogarit se Shqipëria ka nevojë për 6 miliardë euro investime në pesë vitet e ardhshme për të ndërtuar një infrastrukturë si ajo e vendeve të zhvilluara.

19:28
Veliaj: Projekt pilot për shkollat 9 vjeçare

Në mbledhjen e sotme, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për zbatimin e projektit pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, përmes të cilit nxënësit e katër shkollave 9-vjeçare në Tiranë do t’i bëjnë detyrat e shtëpisë në mjediset e shkollës.

19:03
Furgoni përplas 19-vjeçarin me motor në Vlorë

Një 19-vjeçar që po udhëtonte me motor është përplasur nga një furgon pasditen e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë.

18:56
Tre të arrestuar në Tiranë, kapen me drogë dhe armë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme 3 persona për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

18:45
Dhunë seksuale ndaj shqiptares, Robinho dënohet me 9 vite burg

Ish-sulmuesi i Milanit, Robson de Souza Santos, i njohur në botën e futbollit si Robinho, është dënuar nga Gjykata e Milanos me 9 vite burg për dhunë seksuale në grup ndaj një 22 vjeçareje shqiptare.

18:28
Meta kthen ligjin e parë, vendimi për “tarifat gjyqësore”

Presidenti Ilir Meta kthen në Parlament ligjin e parë të qeverisë Rama. Bëhet fjalë për Ligjin e Tarifave Gjyqësore që u miratua vetëm me votat e mazhorancës dhe u kundërshtua nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

18:20
Sekuestro Balilëve, kërkesa nga Prokuroria

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e organit të akuzës për të vendosur masën e sekuestros preventive për pronat e Klement Balilit.

18:05
Kryemadhi: Rama hesht për dekonspirimin

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se askush më mirë se Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë.

18:00
Ambasadori i SHBA në OSBE: Krimi e trafiku ende pengesë për Shqipërinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranë OSBE-së, Harry Kamian teksa përshëndet raportin për zgjedhjet të misionit të OSBE-së në Shqipëri, thekson se pavaërësisht punë së mirë të bërë deri tani në vendin tonë korrupsioni dhe kriminaliteti mbetet pengesa kryesore për prosperitetin e vendit.

17:28
Një intervistë ndryshe… duke bërë pompa!

Moderatori Meriton Mjekiqi e la pa fjalën prezantuesen Dojna Mema teksa ishte i ftuar në “Pop Culture” dhe tregoi muskujt.

17:02
Faqet e rreme ruse, “Facebook” do t’i ekspozojë

“Facebook” do të lejojë përdoruesit e tij që të shohin nëse kanë pëlqyer faqet e krijuara nga aktorë të huaj për të bërë propagandë gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane.

16:36
Skënderbeu, ndaj Dinamos së Kievit për kualifikimin dhe financat

Skënderbeu do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Europa League. Në “Elbasan Arena”, korçarët do të përballen me Dinamon e Kievit, skuadrën që kryeson grupin B.

16:05
PS akuzon PD për kontratën 1 mln dollarë: Lobim me para të dyshimta

Partia Socialiste ka akuzuar sot Partine Demokratike për lobime ndërkombëtare me para të dyshimta.

15:44
UT: Përmbushim kriteret sipas akredituesit britanik

Universiteti i Tiranës u shpreh qartë se, nëse objeksionet e tij kundër vlerësimit të dobët nga Agjencia britanike e Akreditimit nuk do të merreshin parasysh, do t’i drejtoheshin Gjykatës Administrative. Por kjo nuk ndodhi.

15:35
Të pakënaqur me rritjen e pensioneve

Në Kukës, një ndër qarqet me nivelin më të lartë të varfërisë në vend, vendimi i Qeverisë për rritjen me 2 për qind të pensioneve komentohet si qesharak.

15:23
Mbijetesa e vështirë, nëna e vetme me vajzën e sëmurë

Lufta e përditshme e Almës për të rritur vajzën e saj nuk është një histori e zakonshme mbijetese e një nëne të vetme.

15:11
Koncesioni i laboratorëve, Top Channel iu referua dokumentit zyrtar; vlera 100 mln euro

Këtë të mërkurë Ministria e Shëndetësisë reagoi pas një lajmi të Top Channel për koncesionin e laboratorëve. Përmes një deklarate zyrtare Ministria pretendon se Top Channel ka paraqitur vlera të deformuara të kontratës për shërbimin laboratorik.

15:10
Britani, kapen paratë e drogës: 1.8 mln stërlina të grupit shqiptar

Dy kinezë dhe një shqiptar janë shpallur fajtorë nga një gjykatë britanike, për pastrimin e parave që besohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale. Brenda një periudhe prej dy javësh, ata kanë depozituar nëpër bankat britanike një sasi prej 1.8 milionë stërlinash.

15:05
Policët dhe hashashi, raporti i SHÇBA: Në 2016, 40 efektivë të përfshirë

Gjatë vitit 2016, kur në vend kultivimi i kanabisit arriti kulmin dhe ky fenomen u përhap masivisht, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka patur nën hetim mbi 40 efektivë të niveleve të ndryshme, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

14:45
Partizani, Disiplina dënon me dy ndeshje “të rikthyerin” Starova

I rikthyer në stolin e Partizanit për t’i futur “të kuqtë” në rrugën e duhur të këtij kampionati, të nisur si mos më keq nën drejtimin e italianit Mark Iuliano, Sulejman Starova përballet tashmë edhe me “dorën e hekurt” të Komisionit të Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit.

14:42
Miratohet projekti për detyrat dhe ushqim në klasë

Këshilli Bashkiak miratoi projektin pilot të bashkisë së Tiranës për 4 shkolla që duke nisur nga janari do të funksionojnë me dreke dhe me shërbim pas shkolle ku përfshihet që nga të bërit të detyrave të shtëpisë në klasë deri dhe argëtimi apo kurse të ndryshme.

14:37
F1, Vettel e Hamilton: Të detyruar të përmirësohemi në 2018-n

Në kohën kur Formula 1 i drejtohet garës së fundit sezonale, duket se për skuderitë ka ardhur koha për të bërë bilancet. Mes protagonistëve të këtij botërori ka buzëqeshje për dikë, e keqardhje për dikë tjetër.

14:25
Sherr mes të miturish, plagoset me thikë 16-vjeçari

Një 16-vjeçar është goditur me thikë nga një adoleshent, pas një grindjeje të çastit.

13:50
Ikën policët e hashashit. Prokuroria kërkoi arrestimin, policia s’i gjen

Pak orë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda firmosi urdhër-arrestet për tre ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Cështjet e Brendshme dhe Ankesat, Eduart Merkaj është thirrur nga grupi i hetimit për të dhënë shpjegime se çfarë po ndodh me aksionin për kapjen e tyre, për të cilin ka dyshime se u dekonspirua.

13:46
Strategjia e ujit, Gjiknuri takon donatorët

Reforma për ujësjellës kanalizime ka për qëllim jo vetëm formalizimin e sektorit por kthimin e tij në efiçent.

13:34
Gjosha: Buxheti 2018 rrënon familjet shqiptare

Kryetarja e LGI, Klajda Gjosha e quan buxhetin e ardhshëm një rrënim për familjet shqiptare. Duke folur për Konventën e LGI të një dite më parë, Gjosha tha se salla ishte e mbushur plot për ti dhënë fund lidhjes së politikës me krimin dhe situata financiare e vështirë për çdo familje.

13:27
Propozimi i Veliajt: Rritje pagash për zjarrfikësit

Rritje pagash për punonjësit e zjarrfikëses së Tiranës, është propozimi i kryetarit të bashkisë Erion Veliaj në mbledhjen e këshillit bashkiak.

13:10
Aksioni i pastrimit të rrugëve, në 7 javë hiqen 1419 tabela

Në 7 javë të aksionit të pastrimit të akseve kombëtare janë hequr nga shtrati i rrugës 1419 tabela, 124 kioska, 39 vendgrumbullimeve të gomave, 24 vendgrumbullime materialesh inerte, 14 konstruksione metalike, 18 konstruksione druri, 8 kontenier, 7 lavazhe, 87 vazo lulesh flamuj dhe objekte të tjera të kësaj natyre. Gjithashtu është ndërhyrë në prishjen e 2 objekteve njëkatëshe dhe 1 objekti dykatësh.

12:47
Panucci: Do të kemi një Shqipëri të bukur. Dallimi me Italinë…

Rreth një javë pas ndeshjes miqësore të fituar në Antalia, Christian Panucci vjen në Tiranë për të treguar edhe njëherë ndjesinë pozitive që i dhanë lojtarët dhe loja e atij takimi.

12:01
Shkodër, OSHEE padit 22 abonentë

22 abonentë, mes të cilëve edhe biznese janë paditur në polici nga OSHEE-ja për vjedhje të energjisë. Rastet kanë qënë të ndryshme që nga manipulimi i matësit, lidhje e dyfishtë energjie, debitorë, pa kontratë, etj.

11:50
Krimi në familje, 50-vjeçari vret gruan

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e paradites në Karpen të Kavajës. Një 50-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

11:40
Rama: Program agresiv për të nxitur punësimin

Zyrat e Punës dhe roli i tyre do të ridimensionohen si objektiv i Qeverisë për të nxitur punësimin.

11:31
Ahmetaj: Punësimi i të rinjve, sfidë e Qeverisë

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj thotë se punësimi i të rinjve mbetet një objektiv dhe sfidë e qeverisë.

11:18
Skënderbeu, i gjithi në sulm ndaj Dinamos së Kievit

Skënderbeu do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Dinamos së Kievit, në ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve të Europa League.

10:46
Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet në vendin e 62-të

Shqipëria ka rikuperuar 9 pozicione në renditjen e fundit të shpallur ditën e sotme nga FIFA. Kombëtarja kuqezi renditet tashmë në vendin e 62-të, me 553 pikë nga 498 që kishte një muaj më parë.

10:34
Krimet e Rënda thërrasin kreun e SHÇBA

Prokuroria për Krimet e Rënda ka thërritur këtë të enjte drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

10:24
Sekuestrohen 44 kg kanabis, dy të arrestuar në Fushë Krujë

Policia ka sekuestruar 44 kg kanabis sativa dhe dy pistoleta gjatë operacionit të koduar “Luzi”

10:23
Rinumërim i plotë për Prishtinën e Prizrenin

Për Prishtinën dhe Prizrenin do të ketë rinumërim të plotë të votave. Pretendimet për parregullsi të paraqitura nga disa parti kanë shtyrë Panelin Zgjedhor të Ankesave të marrë vendimin e rishikimit të të gjitha votave për këto dy qytete, ku u zhvillua beteja më e ashpër elektorale.

09:39
I merr para 71-vjeçares, arrestohet fallxhorja

Një 41-vjeçare është arrestuar në Krujë, pasi ka mashtruar një 71-vjeçare.

09:31
Shqipëri-Greqi, patrulla të përbashkëta policore në kufi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është takuar në Athinë me homologun e tij grek, Kostandinos Cukalas.

08:30
Fushë Krujë, eksploziv dyqanit ushqimor

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një dyqan ushqimor në fshatin Zezë të Fushë Krujës.

E mërkurë, 22 Nëntor 2017
22:52
Grabitet me armë një market në Lezhë

Një market është grabitur në orët e mbrëmjes në qytetin e Lezhës nga një person i armatosur.

22:43
PSG pëson golin e parë në Champions, por i shënon 7 Celtic

Paris Saint Germain padyshim që është një makineri golash, e kjo vërehet edhe golavarazhi i saj në Champions League, 24 të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar në 5 ndeshje.

22:37
Juventus-Barcelona, në “paqe”, bardhezinjtë me mendjen në Greqi

Juventus-Barcelona këtë herë nuk ka prodhuar gola, duke u mbyllur në barazim 0-0.

22:18
Thoma Strakosha: Idhull babain, luaj futboll që 4 vjeç

Thoma Strakosha po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Lazios duke u kthyer në një siguri për ekipin e futbollit italian dhe duke ngritur dukshëm vlerën e tij në merkato.

21:43
Luftë në Gjeorgji, ndalet grupi terrorist

Shpërthime të fuqishme dhe breshëri të gjata armësh zjarri u dëgjuan në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, ndërsa forcat speciale të policisë rrethuan një grup personash të dyshuar si terroristë.

21:37
Dezertimi i 4 komandove, Bazo: Përgjegjësi individuale. Demiraj: Duhen parë shkaqet

Në vorbullën e shumë lajmeve të forta kohët e fundit, një tjetër zhvillim tronditi opinionin publik. Katër komando të Forcave të Armatosura gjatë një stërvitje speciale në Mbretërinë e Bashkuar vendosën të mos kthehen.

20:56
Prishtina pa kryetar, rezultatet priten të enjten

Numërimi i votave me kusht, që do të jenë vendimtare në shpalljen e fituesve në Prishtinë e Prizren, do të zhvillohet të enjten kur edhe pritet të mësohen emrat e kryetarëve të rinj të këtyre komunave.

20:46
Skandali/ U nda nga gruaja, ajo i merr fëmijën në Greqi

Skandal në Zyrën e Përmbarimit në Lushnjë, ku një përmbaruese kërkon paratë për pensionin ushqimor të një fëmije, duke u bazuar në dy kërkesa false, ndërkohë që babai i fëmijës, i cili duhet të paguajë, ka 7 vite që kërkon fëmijën, por askush nuk i jep zgjidhje.

19:58
Në radhë për “Vetting”, qytetarët mësyjnë Komisionin, kërkojnë drejtësi

Pak ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi një formular, të cilin, çdo qytetar që ka informacion për gjyqtarë dhe prokurorë që kanë fshehur pasuritë, për gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kërkuar para në këmbim të drejtësisë, mund ta plotësojë dhe ta dorëzojë pranë këtij institucioni.

19:34
Prokuroria, urdhër-arresti për 3 ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi për tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës.

19:18
Kryemadhi: Të bashkohemi për të shkulur narko-shtetin

Kryetarja e LSI-së, ka shfrytëzuar takimin me forumin e gruas së kësaj partie për të bërë thirrje të gjitha palëve që të bashkohen kundër asaj që ajo e quajti “narko-shteti”

18:55
Peruja rrezikon përjashtimin, Italia “gati” për në Rusi

Është një hipotezë që ka pak shanse të ndodhë, por mbetet gjithsesi sugjestionuese për kompanitë e basteve.

18:23
Baseli i shqiptarëve mposht Manchester United

Trajneri shqiptar Arjan Peço ka marrë tjetër sukses me të rinjtë e Basel-it, duke mposhtur këtë herë në ndeshjen e vlefshme për UEFA Youth League të rinjtë e Manchester United.

16:53
Skënderbeu stërvitet i plotë përpara Dinamos së Kievit

Skënderbeu është aktualisht duke u stërvitur në kompleksin “Tropikal” në Durrës, aty ku zakonisht grumbullohet ekipi kombëtar në prag të sfidave ndërkombëtare, miqësore apo kualifikuese.

15:57
Projekti i detyrave në shkollë nis nga Tirana

Nxënësit e katër shkollave në Tiranë tanimë do t’i bëjnë detyrat e shtëpisë në ambientet e shkollës.

15:54
Superiore, Vllaznia mposht 2-1 Lushnjen në duelin e mbijetesës

Ndeshja e prapambetur e javës së 10 të Kategorisë Superiore, ajo mes Vllaznisë dhe Lushnjes, dy skuadra që mbanin përpara kësaj sfide dy vendet e fundit të renditjes, ka përfunduar me fitoren e ngushtë 2-1 të shkodranëve përballë lushnjarëve.

15:31
Pas Tares, edhe Cana kërkon ndryshim: Duhen prurje të reja me eksperiencë nga jashtë

Lorik Cana i bashkohet mendimit të Igli Tares për një frymë të re dhe njerëz të rinj në Federatën Shqiptare të Futbollit. Një ditë pas deklaratës së drejtorit sportiv të Lacios për Top Channel, ish-kapiteni Cana është shprehur në të njëjtën linjë.

15:25
Aksidentet, në 44% të rasteve faji i këmbësorëve

Kalimi me të kuqe i vijave të bardha i kushtoi jetën një 60-vjeçari pak ditë më parë në kryeqytet. Në javën e sigurisë rrugore, Top Channel vëzhgoi sjelljen e këmbësorëve të cilët në analizat e policisë rrugore renditen si shkaktarët e pothuajshe gjysmës së aksidenteve që kanë ndodhur gjatë këtij viti.

15:22
Dëmtimi i pyjeve, banorët e Zagorisë: U pre pylli i ri

Në krahinën e Zagorisë, një njësi administrative malore nën varësinë e bashkisë së Libohovës janë regjistruar dëmtime të mëdha në pyje, që specialistët i vlerësojnë si masakra mjedisore.

15:12
Bien gjethet e “Vjeshtë 2017”; rasti i bujshëm, mjetet e blinduara i kthehen pronarit

Një nga goditjet më të rëndësishme të aksionit policor të pagëzuar “Vjeshtë 2017” të Policisë së Shtetit dhe që më pas rezultoi një flluskë sapuni, ka qenë bllokimi i tre automjeteve të blinduara në Tiranë në fund të muajit shtator.

15:05
Koncesioni i ri, 100 milionë euro për laboratorët; investimi 9.9 mln

Kompania që ka fituar për 10 vjet koncesionin e laboratorëve me vlerë 100 milionë euro, do të investojë në total vetëm 9.9 milionë euro. Diferenca rreth 90 milionë euro për 10 vitet e ardhshme do të jenë kostot operacionale dhe fitimi i kompanisë.

14:56
Dodik skicon “hartën” e Ballkanit, reagon Vuçiç

Në një intervistë ekskluzive për “Deutsche Welle”-n, Milorad Dodik tha se Republika Serbe nuk do të organizojë referendum për shkëputje nga Bosnje-Hercegovina.