Shqipëria ka rikuperuar 9 pozicione në renditjen e fundit të shpallur ditën e sotme nga FIFA. Kombëtarja kuqezi renditet tashmë në vendin e 62-të, me 553 pikë nga 498 që kishte një muaj më parë.

Në këtë përmirësim sigurisht që ka kontribuuar edhe fitorja 3-2 që Kombëtarja e drejtuar nga Christian Panucci arriti në Antalia, në miqësoren ndaj Turqisë vendase.

Edhe Kosova është ngjitur me 9 pozicione, por kombëtarja e dytë e shqiptarëve mban vendin e largët 174.

Sa i përket kreut të renditjes së FIFA-s, ai mbahet nga Gjermania me 1.602 pikë, ndjekur nga Brazili me një distancë të theksuar me vetëm 1483 pikë, ndërsa vendin e fundit të “podiumit” e mban Portugalia kampione në fuqi e Europës me 1358.

Dhjetëshja e parë plotësohet nga Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.

Top Channel