Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 61-vjeçarin Ismail Saliu, i shpallur në kërkim që në prill, pasi u gjetën 12 ton hashash në një magazinë në Përmet.

Policia bën të ditur se Saliu akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve, organizatë kriminale, dhe kryerje e veprave nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar.

Dy prej administratorëve të këtyre magazinave u arrestuan gjatë operacionit më 9 prill, konkretisht Rustem Muçelli, 51 vjeç, dhe Eqerem Ali, 60 vjeç, si dhe u ndalua kryeplaku i fshatit Pagri, Koço Zaimaj, 58 vjeç.
Ndalimi i Ismaili Saliut u bë në zbatim të urdhit të ndalimit të datës 25-04-2017 të Prokurorisë e Krimeve të Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Top Channel