E hënë, 27 Nëntor 2017
11:10
Milani nuk pret më: Shkarkohet Montella, vjen Gattuso

Barazimi i fundit me Torinon në San Siro ishte epilogu i një marrëdhënie që pothuaj nuk ngjiti kurrë. Shkarkimi vjen para sfidës në kampionat me Benevento dhe drejtimin e skuadrës do ta marrë Rino Gattuso.

10:59
Gjyqtari mbetet në burg; Donte liri se është sëmurë, Gjykata e refuzon

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi kërkesën e gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili kërkoi ndryshimin e masës së arrestit të vendosur më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë.

10:37
Vlorë, shpërthen automjeti në lëvizje, plagoset drejtuesi

Një automjet në lëvizje ka shpërthyer në Vlorë mëngjesin e së hënës. Mjeti, një fuoristradë e blinduar ka lëvizur për inerci edhe 70 metra të tjerë pas shpërthimit në lagjen “Isa Boletini” dhe është ndalur pasi u përplas me një tjetër makinë të parkuar.

09:33
Nesër rikthehet dielli, por temperaturat zbresin deri -5 gradë celsius!

Moti me shi dhe reshje dëbore në zonat malore që ka përfshirë vendin, ditën e nesërme pritet t’i lërë vendin diellit.

09:16
Kriza e “Rohingya-ve”, Papa viziton Mianmarin

Papa Françesku viziton të hënën Mianmarin, shtet i akuzuar gjerësisht për spastrim etnik ndaj komunitetit Rohingya.

09:11
Sulmet ajrore ruse në Siri, vriten të paktën 53 civilë

Sulmet ajrore ruse në fshatin lindor të Al Shafah në Siri i morën jetën të paktën 53 civilëve. Lajmin e bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, sipas të cilit 21 prej viktimave janë fëmijë.

08:51
Vullkani “Agung”, alarm për shpërthime të mëdha

Frika për një shpërthim të madh të vullkanit Agung në Bali është rritur ndjeshëm dhe zona e evakuimit është zgjeruar në një rreze prej 10 km.

08:23
Dy tërmete lëkundin Gjirokastrën mëngjesin e sotëm

Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së sotme jugun e Shqipërisë.

E diel, 26 Nëntor 2017
23:02
PSG-ja fiton në Monaco dhe ‘fluturon’ drejt titullit

Paris Saint Germain vijon të bindë me lojën e saj, teksa po ‘vret’ kampionatin francez, me distancën e krijuar me ndjekësit, pas vetëm 14 javësh.

22:43
Vetëm barazim me Valencian, Barça ‘qan’ gabimin e arbitrit

Valencia dhe Barcelona kanë ndarë nga një pikë, në sfidën mes vendit të parë dhe të dytë të La ligës. Skuadra e Marcelinos, ndalet kështu pas 8 fitoresh radhazi në kampionat, ndërsa Barça merr barazimin e dytë sezonal. Vlen të përmendet se të dy skuadrat nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes, në këtë sezon.

22:34
Juventus kalon pa probleme Crotonen

Juventusi i Allegrit u rikthye te fitorja, pasi mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Crotonen. Bardhezinjtë vinin në këtë takim pas humbjes së papritur në Xhenova, përballë Sampdorias dhe kërkonin patjetër 3 pikët, për të mbajtur hapin e Napolit kryesues.

21:36
Arbitrat ‘korrigjojnë’ gafën e portierit të Valencias (Video)

Kampionati spanjoll vuajti sot sërish mungesën e VAR-it, ose minimalisht të Goal Line Technology, ose teknologjisë së portës, që konfirmon nëse topi e ka kaluar vijën fatale apo jo.

20:15
Shuplaka e De Rossit ndëshkon Romën (Video)

Roma është ndalur nga një ‘shuplakë e shëmtuar’, nga Daniele De Rossi që i dha mundësinë Genoas të fitojë një 11-metërsh dhe të barazojë 1-1.

20:09
City nuk ndalet, 11 fitore radhazi në Premier League

Manchester City siguroi fitoren e 11 radhazi në Premier League, kur në javën e 13 mundi në transfertë debutuesit e Huddersfield. Skuadra e Guardiolës ruan distancën prej 8 pikësh me rivalët e qytetit, Manchester United.

20:07
Aksident me pasojë vdekjen, te mbikalimi i Rinasit

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme te mbikalimi i “Rinasit”.

20:04
S’ka mrekulli ‘Strakosha’, Fiorentina ndal Lazion

Lazio ka parë t’i ikë 3-pikëshi nga duart, në minutën e fundit shtesë, teksa arbitri ka akorduar një 11-metërsh për Fiorentinën.

20:01
“Corleone, në luftë me mafian”. “Exclusive” hyn në zyrat e Falcones dhe Borsellinos

Corleone, qyteza e vogël për të cilën janë xhiruar qindra filma, priti për herë të fundit njeriun që i dha namin e keq anembanë botës.

19:46
Pije energjike pa akcizë, shumica synon ndryshime në paketën fiskale 2018

Paketa fiskale për vitin e ardhshëm mund të pësojë ndryshime të rëndësishme në minutën e fundit. Top Channel ka mësuar se gjatë miratimit nen për nen në Kuvend, mazhoranca synon të propozojë heqjen e akcizës për pijet energjike.

19:45
Mbledhja e 2 qeverive, Shqipëri-Kosovë do të nënshkruajnë 12 marrëveshje

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mblidhen për dy ditë, më 27 dhe 28 nëntor në mbledhjen e katërt të përbashkët që do të mbahet ne Korçë dhe Vlorë.

19:39
Rrëmbimi i peshkarexhës, Egjipti refuzon ekstradimin e pengmarrësit

Përmes një letër-porosie, autoritetet e drejtësisë egjiptiane kanë refuzuar t’i dorëzojnë Shqipërisë të kërkuarin Adel Muhamet Salam, i cili po hetohet nga Krimet e Rënda për pengmarrje.

18:31
Digjet autobusi shqiptar në Greqi

Një autobus shqiptar me pasagjerë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Istmo të Korinthit në Greqi.

17:59
Punë për “Sabbath”, dorëhiqet ministri izraelit

Një prej ministrave të qeverisë izraelite dhe dorëheqjen për shkak të një debati për mirëmbajtjen e hekurudhës në ditën e Sabatit.

17:52
Zgjedhjet në Kosovë, VV-ja merr Prishtinën e Prizrenin

Lëvizja ‘Vetëvendosje’ shënoi fitore të rëndësishme në Prishtinë dhe Prizen, duke marrë dy qytetet më të mëdha të Kosovës, pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.

17:23
Pagat e sportistëve/ Barça, Reali dhe PSG, mes ekipeve të NBA-së

Basktbolli amerikan është ai që dominon përsa u përket pagave të sportistëve. Skuadrat e NBA-së janë ato që shpërblejnë me shifrat më të larta lojtarët e tyre, gjë që e tregon studimi i kryer nga ‘Sportingintelligence’ për vitin 2017, që ka marrë për bazë pagat mesatare të sportistëve.

17:00
Napoli rikthehet në krye, Roma “ngec”, Milani nuk di të fitojë

Napoli është rikthyer në krye të renditjes, pas vetëm 24 orësh, duke mposhtur Udinesen në transfertë me rezultatin minimal 0-1.

16:13
Kamza përmbys Lushnjen, Vllaznia mposht Luftëtarin

Kamza dhe Vllaznia kanë marrë fitore me të njëjtin rezultat 2-1 ndaj Lushnjes dhe Luftëtarit.

15:38
F1, Bottas fiton Çmimin e Madh të Abu Dhabi, kampioni Hamilton i dyti

Formula 1 ka mbyllur siparin për këtë sezon, me Hamilton kampion dhe Bottas që fiton Çmimin e Madh të Abu Dhabi, i cili ishte i fundit i këtij sezoni.

15:27
Shpend Ahmeti rikonfirmohet si kryetar i Komunës së Prishtinës

Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, është rikonfirmuar në krye të Komunës së Prishtinës për një tjetër mandat katërvjeçar.

15:13
Arrestohet në Tiranë autori i dyshuar i plagosjes së 3 personave në Vlorë

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë një 32-vjeçar, i cili dyshohet si autor i plagosjes së 3 personave, në një ngjarje të ndodhur në muajin janar të këtij viti në Vlorë, por akuzohet edhe për disa vepra të tjera penale.

14:43
Pritje e ngrohtë për Presidentin Meta nga shqiptarët në Medvegjë

Me dhjetëra shqiptarë i kanë bërë një pritje të ngrohtë Presidentit Ilir Meta në Metvegjë.

14:06
105-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet edhe në Pragë

105-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në Pragë.

13:53
PD, rezolutë kundër dhunës në familje

Me anë të një kërkese të bërë publike nga deputetja Albana Vokshi, Partia Demokratike kërkon mocion me debat për dhunën në familje dhe propozon një rezolutë. Mes firmëtarëve për marrjen e masave urgjente është edhe Kryetari i PD, Lulzim Basha.

12:49
“Samiti i Studentëve 2018”, Veliaj: PS, gjithmonë e hapur për të rinjtë

Pas çeljes së ceremonisë së përvjetorit të Pavarësisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi edhe një bashkëbisedim me të rinjtë pjesëmarrës në “Samitin e Studentëve 2018”, organizuar nga FRESSH.

12:45
PD: Tahiri u ka dhënë trafikantëve të drogës mbrojtje fizike

Partia Demokratike, me anë të deputetit të saj Ervin Salianji, ngriti edhe një herë tjetër akuza ndaj Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, duke thënë se “faktet e reja që po zbulohen përditë nga partnerët ndërkombëtarë po zbulojnë të vërtetën tronditëse se qeverisja e Edi Ramës është një qeverisje e kriminalizuar në çdo nivel”.

12:19
Rusi, Putin firmos: Mediet e huaja, agjente

Në Rusi, mediet që marrin fonde nga jashtë do të konsiderohen tashmë agjente të huaja, e ndaj tyre do të vendosen sanksione.

12:12
Arrestohen dhunuesit e çiftit të moshuar në Shkallnur, iu vodhën 160 mijë lekë

Katër persona kanë përfunduar në pranga nga uniformat blu, pasi dyshohen si autorë të vjedhjes me dhunë të banesës së një çifti në Shkallnur të Durrësit.

11:59
Prishtina e Prizreni, votat me kusht shpallin sot fituesit

Lidhja Demokratike e Kosovës e shprehu qartë pakënaqësinë me vendimin e Gjykatës së Lartë, që votat në Prishtinë e Prizren të mos rinumërohen, siç kishte kërkuar paneli i ankesave zgjedhore.

10:38
Kosovë, nis rinumërimi në Dragash e Rahovec

Në Kosovë ka nisur procesi i rinumërimit të votave për komunat e Dragashit dhe Rahovecit. Sipas njoftimeve të fundit, do të rinumërohen 35 vendvotime për Komunën e Dragashit, e 3 vendvotime për Komunën e Rahovecit.

10:24
Vlorë, digjet një automjet. Policia: Dyshohet i qëllimshëm

Një tjetër automjet i përfshirë nga flakët është regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në qytetin e Vlorës.

10:14
Pavarësia e Tiranës, Veliaj: Nderojmë të rënët

Me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Tiranës, në vendin ku u ngrit flamuri, përballë Parlamentit, kryebashkiaku dhe zyrtarë të tjerë lokalë morën pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Pavarësisë së kryeqytetit.

10:02
Turqia, me ambasador të ri në Shqipëri

Përmes dy dekreteve të reja, të publikuara në fletoren zyrtare ditën e shtunë, Turqia ka njoftuar emërimin e 15 ambasadorëve të rinj të Ankarasë zyrtare në disa vende të ndryshme, si Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe Malajzia.

09:36
Nëndetësja e zhdukur, Marina argjentinase: Asnjë problem sigurie

Marina argjentinase këmbëngul se nëndetësja e zhdukur ka qenë në kushte të mira dhe se kishte kaluar me sukses kontrollet për sigurinë, përpara se të nisej me mision trajnimi 10 ditë më parë.

09:22
Vullkani në malin Agung, “alarm i kuq” për linjat ajrore

Paralajmërimi për shpërthimin e një vullkani në malin Agung në Bali ishte dhënë prej kohësh, ndërkohë që tani, linjave të transportit ajror u është dhënë “alarmi i kuq”, për shkak të rrezikut që shfaq hiri vullkanik, pas lëshimit të një reje të dendur tymi që arriti deri në 4.000 m lartësi.

09:07
Shpërthim vdekjeprurës në qytetin portual kinez

Të paktën dy persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi në qytetin portual të Kinës lindore, Ningbo, sipas informacioneve zyrtare.

08:53
Greqi, kapet gomonia me hashash shqiptar. Disa të arrestuar

Një superoperacion i Rojes Bregdetare greke është finalizuar mbrëmjen e së shtunës në afërsi të ishullit grek Xia, ku u ndalua një gomone me hashash e nisur nga Shqipëria.

E shtunë, 25 Nëntor 2017
22:05
Madagaskari njeh Kosovën, vendi i 115-të që e pranon si shtet

Madagaskari bëhet shteti i 115-ë që njeh Pavarësinë e Kosovës. Lajmin, fillimisht e bëri të ditur kryeministri Ramush Haradinaj gjatë Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare që po zhvillohet në Prishtinë.

21:41
Greqi, ndalohet një gomone me drogë, ishte nisur nga Shqipëria

Roja bregdetare greke ka ndaluar një gomone dhe ka vënë në pranga tre persona pas një operacioni nga deti dhe ajri që ka zgjatur 22 orë. Sipas informacioneve të policisë mësohet se në gomonen e ndaluar është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi, por nuk bëhet e ditur sasia.

21:20
Tjetër tragjedi në det, raportohen 31 të mbytur

Një tjetër tragjedi u shënua në det, mbrëmjen e së shtunës. Të paktën 31 persona humbën jetën në ujërat libiane pas mbytjes së mjeteve lundruese me të cilat po udhëtonin në drejtim të Italisë.

20:41
Bayern i Heynckes njeh për herë të parë humbjen

Pas 9 triumfesh të njëpasnjëshme Bayern Munchen i Jupp Heynckes ka provuar për të parë shijen e humbjes, e kjo ka ndodhur në fushën e Borussia Moenchengladbach me rezultatin 2-1.

20:29
Nuk ka fitues në “Anfield”, “paqe” mes Liverpool dhe Chelsea

Mohamed Sala nuk fali as Chelsea-n në ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave në Premier League, megjithatë në fundin e 90 minutave në “Anfield” nuk pati fitues në ndeshjen ku Liverpool priti kampionët.

19:04
Teuta ndal Flamurtarin, Kukësi mbetet i dyti

Flamurtari nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në sfidën në shtëpi të javës së 12 të Superiores ndaj Teutës.

18:58
Masakra në Egjipt, agresorët me flamuj të ISIS

Autoritetet egjiptian që po hetojnë masakrën në një xhami të Sinait, thanë se agresorët mbanin flamurin e Shtetit Islamik.

18:53
Prishtinë e Prizren, nuk ka rinumërim të votave

Votat në Prishtinë dhe Prizren nuk do të rinumërohen. Gjykata e Lartë e Kosovës pranoi ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje duke hedhur poshtë vendimin e panelit zgjedhor për ankesa e parashtresa për rinumërim të votave në këto dy komuna.

18:19
Buzëqesh Reali, jo vetëm për fitoren! – VIDEO

Edhe pse me vështirësi, Reali i Madridit ka mundur të marrë 3 pikët në ndeshjen e luajtur këtë të shtunë në “Bernabeu” ndaj Malaga-s.

17:43
“Çmenduri” në Bundesligë, pjesa e parë 4-0, rezultati final… 4-4 – VIDEO

Në mesjavë të gjithë mbetën të befasuar nga barazimi i Sevilla-s në Champions League pasi ishte duke humbur 0-3 në pjesën e parë ndaj Liverpool, por Dortmund- Schalke dhuroi një rezultat edhe më të pabesueshëm.

16:45
Sulmi në Egjipt, Al Sisi: Përgjigje me forcën maksimale

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al Sisi ka premtuar se do të përgjigjet me forcën më ekstreme pasi 300 persona humbën jetën në një xhami në Sinain verior gjatë faljes së të premtes.

16:01
Pas 4 javësh, Kukësi merr pikët e plota

Kukësit i ka mjaftuar një gol i shënuar i shënuar që në minutën e tretë për të siguruar pikët e plota nga transferua e vështirë e Laçit.

15:39
Të sëmurë diabetikë udhëtojnë në Tiranë çdo 6 muaj për një vizitë

Pacientët me diabet, të cilët janë në stad të avancuar u duhet të udhëtojnë me kilometra të tërë për të ardhur në QSUT çdo 6 muaj në mënyrë që ta përfitojnë me rimbursimin medikamentin me të cilin trajtohen.

15:26
Policët “e pabesueshëm”, nuk marrin certifikata sigurie

Vetingu në polici ka nisur para janarit kur, sipas Ministrisë së Brendshme, procesi do të nisë zyrtarisht.

15:03
Valtteri Bottas, “pole position” në Abu Dhabi

Edhe pse gjithçka është vendosur në këtë sezon të Formula 1, dy pilotët e Mercedes nuk kanë toleruar aspak as në provat e zyrtare të Çmimit të Madh të Abu Dhabi.

14:45
“Autostrada e Paqes”, Ministri serb në Tiranë: Rrugë mes dy vendeve

Rruga e Kombit mund të marrë një emër të ri nëse realizohet projekti i korridorit Durrës-Prishtinë- Nish. Autostrada e Paqes e quajti ministri serb për ekonominë në forumin e Dhomës së përbashkët të tregtisë Shqiperi-Serbi.

14:33
Fatura 1 mln USD, PS: Ku i gjeti paratë Basha. PD: U deklaruan në SHBA

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i bëri thirrje kreut të KQZ-së, Klement Zguri, që të mos bëjë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e PD apo falsifikim protokolli për deklarime të mëparshme pasi kjo sipas tij do të përbënte një vepër të rëndë penale apo prishje të provave për një të tillë.

14:12
Meta: Të shtohet dialogu me diasporën

Kreu i shtetit Ilir Meta është shprehur për një shtim të dialogut me diasporën, duke thënë se Shqipëria i mbetet borxhlie asaj për mundësitë e kufizuara për mbështetjen e tyre.

14:05
Policët e hashashit, Xhafaj: Prokuroria nuk kërkoi të mbahen nën vëzhgim

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj konfirmoi se ka depozituar kallëzim penal për dekonspirimin e arrestimit të tre ish zyrtarëve të policisë që prej disa ditësh janë në arrati.

13:38
Veliaj në Panairin e Brukselit: Kartolina më e mirë për vendin tonë

Në Bruksel është çelur një prej panaireve më të mëdha të Europës, “Winter Pret-Christmas Market” ku për herë të parë bëhet pjesë edhe Tirana.

13:33
Maradona befason sërish, kërkon dënim me burg për të bijën

Diego Armando Maradona befason sërish botën e futbollit. Këtë radhë çështja është brenda familjes së tij, pasi El Pibe de Oro ka kërkuar dënim me burg për të bijën e tij, Giannina, për shkak të një çështjeje gjyqësore që ai kishte me ish-bashkëshorten e tij.

13:02
Grabitën çiftin e moshuar, arrestohen 2 persona në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohen si autorë të grabitjes së një çifti të moshuar në banesën e dytë.

12:28
Aksioni i OSHEE në Fier, procedohen 32 abonentë

32 abonentë të OSHEE janë proceduar pasi kanë abuzuar me energjinë elektrike. Task Force ka kryer kontrolle në qarkun e Fierit, në Ballsh, Fier, Roskovec, Patos etj.

12:23
Fermerët e Postribës: Duhani nuk shitet

Ndërsa fermerët e duhanit në Dumre kishin problem se nuk kishin marrë parat nga shitja e prodhimit, fermerët e duhanit në Shkodër japin alarmin se me tonelata prodhim po rri stok pasi nuk kanë ku ta shesin dhe për këtë fajësojnë politikat qeveritare ndër vite.

12:17
Elion Semanaj emërohet drejtori i ri i Hipotekave

Elion Semanaj është drejtori i ri i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

11:15
Nga Kruma, lagje e Londrës. Udhëtimi i fëmijëve me kamionë për azil

Si rrallë herë, tabloidi i madh britanik “Daily Mail”, ka botuar brenda një dite tre shkrime për fëmijët e pashoqëruar shqiptar që kërkojnë azil në Britani.

10:20
Vrau në Gjermani, arrestohet në Morinë 60-vjeçari kosovar

Policia kufitare e Morinës ka ndaluar një 60-vjeçar nga Kosova të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

09:52
Festat e fundvitit, zbukurohet Tirana

Festat e fundvitit po afrohen dhe Tirana ka filluar të veshë zbukurimet shumëngjyrëshe duke sjellë atmosferën festive.

09:22
Milano, shkatërrohet banda e 11 “skifterëve” shqiptarë

Një bandë prej 11 shqiptarësh që kryenin vjedhje në Milano është shkatërruar nga policia. Mediat italiane bëjnë të ditur se karabinierët kanë arrestuar 10 prej tyre, ndërsa njëri është në arrest shtëpie.

09:15
Meta vizitë zyrtare në Rhine-Vestphali të Gjermanisë

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me kryeminsitrin e Landit të Veriut të Rhine-Vestphalisë të Gjermanisë, z. Armin Laschet, gjatë vizitës së tij në këtë vend.

08:17
Zjarr në një resort në Gjeorgji, humbin jetën 11 persona

Një zjarr në një resort të Gjeorgjisë, i ka marrë jetën 11 personave dhe plagosi 21 të tjerë.

07:30
Egjipt, mbi 300 të vdekur nga sulmi i armatosur në xhami (Foto)

Mbi 300 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Është ky bilanci tragjik i sulmit më vdekjeprurës në historinë e Egjiptit modern, që goditi gadishullin e Sinait të premten.

00:33
Turqia dhe Greqia tronditen nga tërmetet

Dy tërmete relativisht të fuqishme kanë goditur Greqinë dhe Turqinë në orët e mbrëmjes së të premtes.

E premte, 24 Nëntor 2017
20:03
Botërori i peshëngritjes, Qerimaj: Jam më mirë se në Europian

Ka përfunduar faza përgatitore në Shqipëri për Erkand Qerimajn dhe Krenar Shorjen, dy nga 5 peshëngritësit që do të shkojë në kampionatin Botërorë të Amerikës. Sportisti shkodran shprehet optimist për një rezultat shumë të mirë edhe pse duke qenë supersticioz nuk premton diçka konkrete për tifozët e tij.

19:58
28 Nëntori, zyrtarisht festë kombëtare edhe në Kosovë

28 Nëntori do të jetë festë kombëtare edhe në Kosovë. Vendimi u njoftua nga kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

19:54
Detyrat në shkollë, projekti në 4 qarqe, ushqimin e merr përsipër bashkia

“Të bëjmë detyrat në shkollë” është një projekt që do të pilotohet në 20 shkolla dhe ku mësimi zhvillohet vetëm me 1 turn. Veç Tiranës, nisma do të shtrihet edhe në qarqe të tjera.

19:21
Alarm fals, nuk ka rrezik në rrugët e Londrës

Një raportim për të shtëna në stacionin e Oksford në Londër, ka bërë që forca të shumta policie të zbarkojnë në vendngjarje dhe ta trajtojnë çështjen si një sulm terrorist duke kërkuar edhe evakuimin e të pranishmëve.

19:02
Ndihma për bujqësinë, BE do i japë Shqipërisë, 93 mln euro

Bashkimi Europian do ndihmojë bujqësinë shqiptare me një grant prej 93 milionë euro.

17:39
Lionel Messi merr “Këpucën e Artë”

Yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messit, i është dorëzuar ditën e sotme trofeu i “Këpucës së Artë”.

16:49
Tiranë, makina përplas këmbësoren. Ndërron jetë në spital

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pas dreke këtë të premte në Tiranë, teksa një automjet ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugën.

15:38
F1, Hamilton i kundërpërgjigjet Vettelit. Në krye të sesionit të dytë

Lewis Hamilton i përgjigjet Vettelit në sesionin e dytë të provave të lira, duke vendosur kohën më të mirë. Britaniku e ndali kronometrin në kohën 1 minutë, 37 sekonda dhe 877 të mijëtat.

15:25
Blihet energjia e dhjetorit, 70 për qind sigurohet nga importi

Operatori i Shpërndarjes se Energjisë arriti të sigurojë energjinë nga importi për muajin dhjetor, duke garantuar furnizmin pa ndërprerje të konsumatorëve.

15:14
Dako: Akuzat e PD, shpifje

Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Daku, për të cilin opozita thotë se është përgjuar nga partneret në biseda me elementë të krimit, hodhi poshtë më forcë akuzat, duke i quajtur shpifje të opozitës. 

15:01
Policët në arrati, Prokuroria e bindur: Operacioni u dekonspirua

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka asnjë dyshim që operacioni për ndalimin e tre ish-drejtuesve të Policisë së Vlorës, të dyshuar si të implikuar në trafikun e narkotikëve me organizatën e Habilajve është dekonspiruar.

14:24
Masakër në Egjipt, qindra viktima në xhami

Militantë të armatosur sulmuan me bomba dhe armë zjarri një xhami në provincën egjiptiane të Sianit verior duke vrarë të paktën 235 njerëz dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë.

14:22
Gjylameti: Basha të japë llogari për transferimin e 1 milionë dollarëve

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke e quajtur “fake news” deklaratën e tij. Ajo tha se Basha nuk mund ti shpëtojë skandalit të transferimit të 1 milionë dollarëve nga kompani “offshore”.

14:15
Debati për Habilajt, Gjebrea: Nuk jam thirrur në Prokurori

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea aktualisht deputete e Partisë Socialiste mohoi të jetë thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen Habilaj, por tha se është e gatshme që të paraqitet në organin e akuzës kur t’i kërkohet një gjë e tillë.

14:11
Rinumërimi i votave në Kosovë, përmbyset Istogu

Rinumërimi i më shumë se 440 vendvotimeve në komuna të ndryshme, nga zgjedhjet për Kuvende Komunale që u bënë javën e kaluar, ka sjellë disa ndryshime në listën e kandidatëve që me shpalljen e rezultateve përfundimtare kishin siguruar vende në asambletë rajonale.

13:59
F1, sipari mbyllet në Abu Dhabi. Statistikat i japin meritën Hamiltonit

Formula 1 mbyll siparin e edicionit të vitit 2017 të dielën në “Yas Marina” të Abu Dhabit.

13:47
Rritja e Skënderbeut, pikëvarazh dhe miliona për Shqipërinë

Skuadra e vetme shqiptare e mbetur në kupat e futbollit europian do të mbyllë aventurën kontinentale më 7 dhjetor, me transfertën në fushën e Young Boys.

13:41
“E premtja e zezë” në SHBA versus “E premtja e zezë” në Britani

“Black Friday” (E premtja e zezë) e nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë është përhapur si traditë në të gjithë botën, ku dyqanet bëjnë ulje drastike çmimesh.

13:23
Arrestimi i Kurtit, Ymeri: U prangosën brutalisht; Haradinaj shpreh keqardhje

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri reagoi ashpër ndaj ndalimit të Albin Kurtit dhe dy deputeteve të tjera të partisë që ai drejton. U prangosën brutalisht, tha Ymeri.

13:17
Basha: Dekriminalizim qeverisë! Xhafaj e Rama dekonspiruan operacionin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti këtë të premte se aksioni për kapjen e ish-shefave të policisë së Vlorës është dekonspiruar.

13:00
F1, Vettel lë pas Hamiltonin në sesionin e parë të provave të lira

Fundjava e Çmimit të Madh të Abu Dhabit ka nisur nën shenjën e duelit të këtij viti mes Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton, që duket se nuk do të rreshtë edhe në këtë garë të fundit sezonale.

12:46
Mbetjet, eksperti gjerman: Duhet zgjidhje sistematike

Në Shqipëri, investimet më të mëdha po bëhen aty ku prioriteti është më i vogël. Vendgrumbullime mbetjesh pa leje mjedisore, djegie mbeturinash, hedhje mbetjesh spitalore buzë lumenjve.