Autoritetet egjiptian që po hetojnë masakrën në një xhami të Sinait, thanë se agresorët mbanin flamurin e Shtetit Islamik.

Te paktën 305 vetë humbën jetën në sulmin me bombë e armë zjarri gjatë lutjeve të së premtes, i konsideruar si me vdekjeprurësi në historinë moderne të Egjiptit.

Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përsipër autorësinë e tij. Prokurori publik i Egjiptit tha se në vendin e ngjarjes ishin parë rreth 30 agresorë.

Presidenti egjiptian, Abdul Fatah Al Sisi u zotua t’i përgjigjej me forcën më ekstreme tragjedisë dhe të shtunën ushtria njoftoi se kishte zhvilluar sulmet e para ajrore ndaj shënjestrave terroriste, siç u shpreh.

Forcat e sigurisë egjiptiane lufojnë prej vitesh kundër militantëve Islamikë në gadishullin e Sinait, ndër të cilët edhe një grup që ka lidhje me ISIS e që ka ndërmarrë një sërë sulmesh vdekjeprurëse në rajon.

Top Channel