105-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në Pragë.

Personalitete të njohur, diplomatë, akademikë, njerëz të artit e biznesit në Çeki morën pjesë në pritjen që dha Ambasadori i Shqipërisë në Pragë, Riza Poda.

Mes të ftuarve në këtë ceremoni për Festën e Flamurit ishte edhe Presidenti i Senatit të Parlamentit Çek, Milan Stech.

Të ftuarit u pritën në sallën kryesore të “ Zofin Palace”, ndërsa Himni i Flamurit u interpretua nga këngëtari Kastriot Tusha.

Në Festën e Flamurit në Pragë nuk kanë munguar edhe “Sazet e Përmetit”. Shqipëria dhe Çekia i vendosën marrëdhëniet diplomatike 95 vite më parë.

Top Channel