Nuk ka fitues në “Anfield”, “paqe” mes Liverpool dhe Chelsea

25/11/2017 20:29

Mohamed Sala nuk fali as Chelsea-n në ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave në Premier League, megjithatë në fundin e 90 minutave në “Anfield” nuk pati fitues në ndeshjen ku Liverpool priti kampionët.

Pjesa e parë, pavarësisht rasteve për shënim nga të dyja skuadrat nuk dhurojë gola, ndërsa në të dytën ishte golashënuesi më i mirë deri tani në Premier League, egjiptiani Sala që realizoi golin e avantazhit për Liverpool dhe të dhjetin në këtë sezon për të.

Megjithatë, 5 minuta para fundit të takimit, Chelsea reagoi duke gjetur golin e barazimit me anë të brazilianit Willian.

Pas këtij barazimi, Liverpool mbetet në vendin e pestë me 23 pikë, ndërsa Chelsea është i treti me 26 pikë.

Top Channel