E mërkurë, 29 Nëntor 2017
12:25
Lewa kundër Ancelottit: Dëmtimet prej stërvitjes së tij

Largimi i Carlo Ancelottit nga pankina e Bayern Munchen u duk i butë dhe pa shumë zhurmë në fillim, por kur ka kaluar më shumë se një muaj nga ikja e italianit kanë filluar të dalin në shesh shumë të pathëna.

12:11
Dita e Çlirimit/ Homazhe për dëshmorët, nga të majtët

Drejtuesit më të lartë të Shtetit nderuan mëngjesin e së mërkurës 28 mijë dëshmorët e Atdheut, në 73-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

11:49
Rikthehet Alfa Romeo; bashkëpunim në F1 me Sauber

Alfa Romeo rikthet në Formula 1: Sauber ka zyrtarizuar partneritin e ri teknik disavjeçar me firmën e njohur italiane, në pronësi të Fiat, që do të nisë nga sezoni i ardhshëm. Motorët Ferrari të Sauber nga viti 2018 do të quhen Alfa Romeo, që do të jetë edhe sponsori i përgjithshëm i skuadrës, që do të quhet Alfa Romeo Sauber F1 Team.

11:44
Sneijder braktis Balotellin, destinacioni larg Europës…

Nice i bashkoi në merakton e verës Balotellit edhe një tjetër fitues të tripletës së famshme me Interin, holandezin Sneijder.

11:36
Probleme te United, Ibrahimovic kërkon një skuadër të re

Pas dëmtimit të gjatë të sezonit të kaluar, Ibrahimovic arriti të thyejë pritshmëritë për rikthimin e tij, duke riaftësuar me shpejt sa pritej.

11:28
Kryemadhi: Motivi ynë, ëndrrat e tyre ti çojnë para brezi i ri

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duke u shprehur se motivimi i sotëm është që ëndrrat e atij brezi të çohen më tej nga brezat e rinj.

11:28
Juventusi në “sulm” për mbrojtësin e Napolit

Pësoi një dëmtim të rëndë një muaj më parë, por askush nuk dyshon në aftësitë e tij dhe me siguri do të rikthehet më i fortë se më parë.

10:44
Ministri Ditmir Bushati vizitë në Uashington

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka nisur një vizitë pune në Uashington, ku do të marrë pjesë në një konferencë për bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë.

10:40
Festa e Çlirimit, Veliaj homazhe në monumentin “Nënë Shqipëri”

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vendosur kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”, ku të gjithë krerët e shtetit zhvilluan homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve për nder të festës së Çlirimit.

10:27
Në alarm për motin e keq, EC: Priten përmbytje

Emergjencat Civile kanë marrë masat për përmbytjet pas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), për reshje të dendura.

09:55
Lëkundje tërmeti në Kukës

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në orët e parë të mëngjesit të sotëm në Kukës.

09:49
Astronauti i NASA-s publikon pamje mbresëlënëse të Tokës!

Astronauti i NASA-s, Randy Bresnik, ka postuar së fundmi një video të kapur jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, e cila ofron pamje vërtetë mahnitëse të planetit tonë.

09:29
Presidenti Meta uron Ditën e Çlirimit me këngë partizane

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar mëngjesin e sotëm Ditën e Çlirimit me anë të një mesazhi të publikuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

09:05
Tillerson për Ballkanin: Braktisni armiqësitë e vjetra

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson u përpoq të sigurojë edhe një herë Europën se Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj sigurisë ne kontinentin e vjetër, veçanërisht në sprapsjen e kërcënimeve që vijnë nga Rusia.

08:52
“Anija fantazmë” zbulohet në brigjet japoneze me 8 trupa të pajetë

Një anije misterioze me trupat e pajetë të 8 personave është zbuluar pranë brigjeve të Japonisë.

08:41
Nga nesër rikthehet shiu, ngrihen temperaturat

Edhe ditën e sotme në vendin tonë do të mbizotërojë një mot kryesisht me diell e re dhe me temperatura të ulëta.

08:11
Raketë kundër SHBA, Peniani: Jemi një shtet bërthamor

Raketa ndërkontinentale e lëshuar gjatë natës, i tregoi botës se Koreja e Veriut ka tashmë kapacitetin teorik për të goditur shtetet amerikane, e madje edhe kryeqytetin Uashington.

04:13
“Ndalesa e radhës… në Serinë A”

Giuseppe Rossi duket se ka gjetur më në fund një klub, për t’iu rikthyer futbollit të luajtur.

E martë, 28 Nëntor 2017
23:30
Mayoral shkëlqen në Kupë, Reali kalon Fuenlabradën

Reali i Madridit ka arritur të kualifikohet për më tej, në kupën e Mbretit, duke nxjerrë jashtë kompeticionit modestët e Fuenlabradës.

23:22
Dygolësh i Young, United kalon Watfordin

Manchesteri i Mourinhos ia doli me sukses në transfertën e vështirë ndaj Watfordit, duke fituar me rezultatin 2-4.

21:49
Top Story në Kabul, Xhaçka: Dezertimi i 4 komandove, rast sporadik

Afganistani është një ndër vendet më të pasigurta në botë, ku sulmet kamikaze trondisin vendin thuajse çdo javë.

21:39
Shkup, deputetët nën akuzë. Gjykata: T’u hiqet imuniteti

Gjykata Penale në Shkup dërgoi në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për 6 deputetë, pikërisht Kristo Mukoski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski, Ljupço Dimovski, Zhaklinë Peshevska dhe Ljuben Arnaudov.

21:25
Basha, në Shkodër për 105-vjetorin e Pavarësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi mbrëmjen e kësaj të marte Shkodrën, për të marrë pjesë në koncertin e organizuar me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë.

20:58
Koreja e Veriut, tjetër raketë balistike mbi Japoni

Koreja e Veriut kreu testin e radhës së një rakete balistike, e cila fluturoi mbi Japoni dhe ra në oqeanin Paqësor, një veprim që kthen tensionin e lartë në rajon pas një pushimi dymujor testimesh.

20:43
“Fiks Fare”, lirohen “pronarët” e 12 tonëve hashash në Pagri

Banorët e varfër të fshatit Pagri, në Përmet, janë liruar nga burgu. Ata akuzoheshin se ishin “pronarët” e 12 tonëve hashash, të sekuestruara në mars të këtij viti, në disa magazina të rezervave të shtetit.

20:16
Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset efektivi i policisë

Një efektiv i Policisë së Komisaritati nr.1 në Tiranë ka mbetur i plagosur jashtë orarit të punës pas një debati me dy persona të tjerë.

20:09
Ushtari i rilindur i UÇK-së… Serbët i vranë familjen, prind pas 20 vitesh

Në çdo nëntor, Ditën e Flamurit, Isak Asllani merr rrugën drejt varrezave të fshatit Rancë, në Shtime. I pastron me radhë nga dëbora emrat në 7 varret e fëmijëve të tij. Ata u masakruan 20 vite më parë nga forcat serbe, së bashku me nënën, gruan dhe mbesën.

20:04
Ekonomia “ndan” Shqipërinë me Kosovën, eksperti: Janë tri arsye

Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës nënshkruan një sërë marrëveshjesh të reja, në kuadër të mbledhjes së katërt të përbashkët mes dy vendeve. Por këto mbledhje nuk kanë dhënë megjithatë rezultatet e pritshme në lëmin ekonomik.

19:42
Ekonomia ndan shqiptarët. Shkëmbimet, më të ulëta sesa në vitin 2012

Në vitin 2014, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët, e cila në vitet e mëvonshme është pasuar nga disa të tjera.

19:32
Meta: Pa unitet nuk arrihen qëllimet madhore

Në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë, thirrja e Presidentit të Republikës ishte për unitet.

19:25
Bayern Munchen uron Pavarësinë e Shqipërisë

Përvjetori i 105-të i Pavarësisë së Shqipërisë është shënuar përmes ceremonive të shumta të organizuara gjatë kësaj të hëne, e urimet gjithashtu kanë ardhur nga anembanë botës, ku jetojnë e punojnë shqiptarë, por jo vetëm.

19:01
Këshilli i Atlantikut: Ushtri amerikane në Ballkan

Pasiviteti europian dhe amerikan ka bërë që progresi i Ballkanit Perëndimor të jetë në rrezik, sidomos pas dy viteve të fundit të mbushura me përpjekje nga Moska për të shkatërruar projektin europian.

17:01
Serie A, pezullim dhe gjobë ndaj Igli Tares

Gjykatësi sportiv në Serie A vendosi të pezullojë drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare, për shkak të protestave të ashpra dhe kërcënimeve ndaj arbitrit të ndeshjes me Fiorentinën.

16:57
Nata e Bardhë traditë, këshilla e Veliajt për alkoolin

Atmosfera festiva në Tiranë ka disa ditë që ka nisur të ndjehet përmes zbukurimeve në rrugë dhe dritave që kanë filluar të vendosen nga bashkia në disa pika kryesore të kryeqytetit.

16:50
Princi dhe aktorja martohen në maj, në kështjellën “Windsor”

Princi Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle do të martohen në kështjellën “Windsor” në St George’s Chapel, muajin maj të vitit të ardhshëm.

16:36
Lali s’bëhet tapë: Jam më i ftilluar seç dukem

Në një intervistë ndryshe në Pop Culture, Erion Veliaj nuk foli vetëm për qytetin, për hallet dhe punët që po kryhen e duhet të kryhen, por edhe për jetën e tij personale.

15:27
Fëmijët e kromit, zgjidhje ekstreme për të frenuar fenomenin

Përfaqësues të pushtetit lokal, shkollave dhe bizneseve të kromit që operojnë në Bulqizë diskutuan në prefekturën e Dibrës për të ndaluar mbledhjen e mineralit nga fëmijët.

15:16
Kupa “Pavarësia”, Struga fiton edicionin e nëntë

Futbolli shqiptar iu bashkua festimeve për 105-vjetorin e Pavarësisë me edicionin e nëntë të Kupës “Pavarësia”, që u fitua nga skuadra e Strugës.

15:11
Shqipëria dhe 40 bandat, “Forca e ligjit” skedon grupet kriminale

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, policia ka skeduar bandat kryesore kriminale në vend. Sipas policisë ato janë 40, me aktivitete që shkojnë që nga vjedhjet dhe trafiqet, e deri te pengmarrjet dhe vrasjet.

14:59
Komisioneri europian Hahn: BE e gatshme për Ballkanin

Bashkimi Evropian gjithnjë e më shumë është i gatshëm të shqyrtojë anëtarësimin në bllok të shteteve të Ballkanit Perëndimor, çka do të ndihmonte në garantimin e paqes në rajon duke pasuruar vetë BE-në, tha komisioneri evropian për zgjerimin, Johannes Hahn.

14:57
Lev Yashin, protagonist i posterit të Botërorit 2018

Lev Yashin, legjenda e futbollit rus dhe i vetmi portier që ka fituar ‘Topin e Artë’ në historinë e futbollit është protagonisti i posterave të përgatitur për Botërorin e viti 2018.

13:44
Arrestohet 22-vjeçari, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë

Një 22-vjeçar i dyshuar si një prej autorëve të plagosjes me armë zjarri ditë më parë në “Unazën e Re” në Tiranë është vënë në pranga nga policia.

13:11
Hamilton mund të tërhiqet nga F1, e thotë Rosberg

Mund të jetë surpriza më e madhe në Botërorin e F1 dhe këtë e thotë një ekspert i “tërheqjes”: Ish-kampioni i Botës në Formula 1, Nico Rosberg shokon të gjithë tifozët e Lewis Hamilton me deklaratën e tij, kur theksoi se britaniku po mendon seriozisht tërheqjen nga ky kampionat.

13:00
Digjet shtëpia e pabanuar, policia gjen një kufomë të djegur

Një shtëpi e pabanuar është djegur gjatë natës në fshatin Lekas të Korçës, ku pas kqyrjes së policisë është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e paidentifikuar.

12:46
Rama: Shqipëri dhe Kosovë, diasporën ta adresojmë si një

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e organizuar në Vlorë për Pavarësinë e vendit tha se Shqipëria dhe Kosova kanë një diasporë dhe do e trajtojnë si të tillë.

12:28
“Oscar” i Serie A 2017: Juve me trajner Sarrin

Skuadra më e mirë e Serie A për sezonin 2016-2017 ka të përfshirë 7 futbollistë të Juves, 3 të Napolit dhe 1 të Romës.

12:16
Chelsea fokusohet te Aubameyang në janar

Chelsea, shfaqet në horizont emri i Aubameyang për merkaton e janarit. Me spanjollin Diego Costa që e përzunë nga skuadra, Chelsea po mendon të bëjë përforcime në merkaton e muajit janar. Sipas medias britanike, emri që ka filluar të përmendet shpesh në orët e fundit është ai i Pierre Emerick Aubameyang.

12:10
Atentati me tritol në Vlorë, dyshime për larje hesapesh droge

Burime për Top Channel thanë se shenjestra e këtij shpërthimi është dyshuar kohë më parë për mosmarrëveshje me një grup tjetër pas humbjes së një ngarkese me hashash në Itali.

12:04
Inter-Handanoviç, portieri do të lidhet përjetë me zikaltrit

Samir Handanovic është gati të lidhet përjetë me skuadrën e Interit. Portieri 33-vjeçar dhe drejtuesit zikalter kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës deri në vitin 2021, kur Handanoviç do të jetë rreth moshës 37 vjeçare.

11:58
Dita e Flamurit, Shqipëria dhe Kosova bashkë në Vlorë

Presidenti Ilir Meta, homologu i tij Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama por dhe pjestarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë dhe Kosovës ishin mëngjesin e së martës në Sheshin e Flamurit, ku zhvillohet ceremoniali i ngritjes se flamurit.

11:44
Rama uron festën me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka uruar nga Vlora në Facebook festën e Çlirimit. Urimin ai e ka shoqëruar me një foto të hartës së Kosovës, dhe flamurin shqiptar dhe kosovar.

11:16
De Biasi nuk harron Shqipërinë: Urime 105 vite shtet

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka treguar sërish se zemra e tij nuk ndahet nga Shqipëria, edhe pse nuk është më në drejtim të kuqezinjve.

10:34
Veliaj: Shqipëria, projekti ynë i përbashkët

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur në ceremoninë e 105-vjetorin e Pavarësisë në sheshin “Skënderbej” se Shqipëria është projekti i përbashkët.

10:21
Aksident në Tiranë, ndërron jetë 47-vjeçarja

Një 47-vjeçare ka humbur jetën rreth orës 02.00 të mëngjesit në Tiranë, pasi është përplasur nga një mjet.

10:05
Vjedh tre herë shtëpinë e bashkëfshatarit, arrestohet 18-vjeçari

Një 18-vjeçar ka vjedhur tre herë të njëjtën shtëpi brenda një muaji. Llazar Piperi nga Çifligu i Korçës, duket se ka pasur njohje me J.D., 58 vjeç, banorë të të njëjtit fshat.

10:05
Policia australiane parandalon sulmin terrorist

Policia australiane parandaloi një sulm terrorist që do të godiste Melburnin gjatë festimeve për vitin e ri.

09:57
Treni del nga shinat në Vorë-Shkodër

Një tren mallrash ka dalë nga shinat në linjën Vorë-Shkodër.

09:56
Përfaqësues të opozitës homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Përfaqësues të opozitës zhvilluan paraditen e sotme homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në nderim të të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e Shqipërisë.

09:20
Këshilli i Atlantikut: SHBA, më aktive në Ballkan

Zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor po rrezikojnë përpjekjet për integrim në institucionet ndërkombëtare.

09:08
Meta uron festën me poezi nga Medvegja

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka zgjedhur mënyrën e veçantë për tu uruar shqiptarëve ditën e Flamurit.

09:06
Nga Bulqiza, kampion në Gjermani! Feriti zbulon ëndrrën…

Pak ditë më parë, Ferit Keta fitoi titullin kampion në peshën super të mesme në Gjermani, duke mposhtur me nokaut gjermanin Toni Thes. I ftuar në “Wake Up” në Top Channel, Feriti tregon detaje nga ndeshja e tij e fundit, por edhe se si po ndjek gjurmët e dy vëllezërve të tij.

08:07
Përfshihet nga flakët një automjet në Vlorë

Një automjet në lagjen “Lirim” në Vlorë është përfshirë nga flakët mëngjesin e ditës së sotme.

05:13
Indonezi, fillon evakuimi me forcë nga zona pranë vullkanit

Autoritetet indoneziane thanë se njerëzit të cilët nuk kanë lënë ende shtëpitë e tyre, në zonën rreth një vullkani në Bali, mund të dëbohen me forcë.

02:31
Formacioni më i mirë i vitit në Serinë A, dominojnë juventinët

Federata Italiane e Futbollit ndau çmimet për më të mirët, mbrëmjen e të hënës, në një event gala, të mbajtur në Milano.

E hënë, 27 Nëntor 2017
23:59
SHBA uron shqiptarët: Presim përparimin tuaj drejt BE-së

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson uron shqiptarët me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë.

22:18
Duka nuk përjashton rikandidimin…dhe një koment për Bashkim Finon

Armand Duka nuk e pohoi, por as e mohoi mundësinë që të rikandidojë për një tjetër mandat në krye të Federatësh Shqiptare të Futbollit.

22:01
Duka: “Dosja” Skënderbeu dëmtoi kandidimin tim në UEFA

Në kohën kur Armand Duka kandidonte për anëtar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ky institucion rihapi dosjen e Skënderbeut për trukim ndeshjesh.

21:57
“Fiks Fare”, mbetjet spitalore terrorizojnë banorët në Librazhd

Mbetjet spitalore janë kthyer në një rrezik serioz për banorët e lagjes “Dedashment” në Librazhd, duke u shpërndarë në një sipërfaqe prej 200 metrash rreth banesave të tyre prej rreth 6 vitesh.

21:32
Duka: Rashica zgjodhi Kosovën. Pengu im është një tjetër

Në Top Story, Armand Duka u pyet në lidhje me lënien jashtë Europianit të Milot Rashicës, i cili më pas zgjodhi përfaqësuesen e Kosovës për të vijuar karrierën e tij.

21:23
Duka: Komunikoj me De Biasin. I pëlqeu ndeshja ndaj Turqisë

Në ditën që Alaves shkarkoi Gianni De Biasin nga detyra e trajnerit pas vetëm 7 ndeshjes në krye të skuadrës, Armand Duka foli në Top Story në lidhje me ish-trajnerin e Kuqezinjëve.

20:02
Policia arreston sërish Kurtin dhe Kadaj-Bujupin

Policia e Kosovë ka arrestuar sërish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.

19:44
“Droga u nis nga Himara”. Grekët dyshojnë për lidhje politike, nuk informojnë Tiranën

Policia greke publikoi të dielën pamjet e ndjekjes së gomones me drogë të nisur nga Shqipëria, në bordin e së cilës ndodheshin dy shtetas shqiptarë dhe një italian.

18:52
Partizani nuk përfiton nga lodhja e Skënderbeut, barazim pa gola

Partizani nuk ka mundur të shkojë më shumë sesa barazimi pa gola në supersfidën e javës së 12 të Kategorisë Superiore, kundër Skënderbeut në “Selman Stërmasi”.

18:21
105-vjetori i Pavarësisë, Trump uron Metën

Presidenti Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë.

18:12
Nënshtetësia shqiptare për kosovarët, Rama si Meta

“Besoj se marrja e shtetësisë shqiptare nuk do të ishte asnjë zgjidhje për të lehtësuar lëvizjen e tyre drejt vendeve të zonës Shengen për arsye se vetë Shqipëria është një vend i detyruar të tregojë kujdes të vazhdueshëm sa i takon gjithë detyrimeve që burojnë nga zbatimi i liberalizimit të vizave”.

17:57
Një Komb, dy qeveri; Shqipëri-Kosovë nënshkruajnë 12 marrëveshje

Pas nënshkrimit të 12 marrëveshjeve të bashkëpunimit, Rama dhe Haradinaj dolën në një konferencë për mediat.

17:48
Marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e dy qeverive

Mbledhja e dy qeverive në Korçë përfundoi me nënshkrimin e disa marrëveshjeve dhe memorandumeve bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës.

17:15
Shtëpia e Flamurit mbledh “Qeverinë e Kombit”

Në Shtëpinë e Flamurit, një prej ndërtesave simbol të qytetit të Korçës, nisi mbledhja e “qeverisë së Kombit”.

16:53
Basha: Studimi i financuar nga BE provon shitblerjen e votës

Sipas Lulzim Bashës, shitblerja e votës në Shqipëri është bërë në mënyrë masive dhe kjo zbulohet edhe nga një studim, sipas tij, i financuar nga Bashkimi Europian.

16:39
Partizani-Skënderbeu, formacionet zyrtare

Janë mësuar pak minuta më parë formacionet zyrtare të ndeshjes më të rëndësishme të javës së 12 të Kategorisë Superiore, asaj mes Partizanit dhe Skënderbeu.

15:45
6 humbje në 8 ndeshje, Alaves shkarkon De Biasin

E hëna e fundit e këtij nëntori mund të futet në historinë e statistikave si një “ditë e zezë” për trajnerët italianë. Pas Montellës dhe Bucchit, edhe Gianni De Biasi humbet rolin e tij në krye të pankinës së Alavesit.

15:40
Java e fëmijëve jetimë, Bashkia e Tiranës i bashkohet nismës së Presidentit

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka dhënë kurajë fëmijëve që rriten me një prind apo që nuk kanë asnjërin prej tyre për të ecur drejt suksesit pavarësisht vështirësive.

15:12
Vlerësim për “Gjurmë shqiptare”; Gazetarit Marin Mema i jepet çmimi “Hasan Prishtina”

Gazetari i Top Channel, Marin Mema është nderuar me çmimin “Hasan Prishtina” nga shoqata per kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e tyre.

15:09
Gomonia me 1.6 tonë hashash, grekët japin detaje, hesht policia shqiptare

Policia greke publikoi të dielën pamjet e ndjekjes së gomones me 1.6 drogë që dyshohet të jetë nisur nga Shqipëria. Korrespondenti i Top Channel në Athinë Artur Bibe, duke iu referuar burimeve policore greke, raportoi se gomonia është nisur nga Himara.

14:25
Akuzat e Bashës, reagon Ahmetaj: Projektet të certifikuara ndërkombëtarisht

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka reaguar pas akuzave të ngritura ditën e sotme nga kreu i PD, Lulzim Basha për ndërtimin e 3 inceneratorëve, duke i quajtur ato afera korruptive.

14:23
Verilindja përfshihet nga moti i keq, dëborë dhe erë e fortë

Verilindja në 24 orët e fundit është përfshirë nga moti i keq me stuhi dhe reshje dëborë në zonat e thella malore të shoqëruara me erëra të forta deri në 10 m/s.

13:41
Aksidentohet eskorta e Ramës, plagosen 6 persona. Një gardist më rëndë

Dy automjete të eskortës së kryeministrit Rama u përfshinë në një aksident në aksin Maliq-Korçë.

12:57
Edhe Donadoni refuzon pankinën e Italisë

Pankina e Italisë nuk është vend i lakmuar nga të gjithë trajnerët italianë. Ka nga ata që e kanë refuzuar atë dhe këtu përmendim Allegrin, Spalletin e Capellon.

12:30
Meta në Gjilan, përurohet shtatorja e Idriz Seferit

Presidenti Ilir Meta i shoqëruar nga homologu i tij kosovar Hashim Thaçi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, morën pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së atdhetarit Idriz Seferit, heroit të Kosovës.

12:26
Basha: Për plehrat, 400 milionë euro. 3 inceneratorë, pronë e Ramës dhe Ahmetajt

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, denoncoi ndërtimin e tre inceneratorëve, përkatësisht në Elbasan, Fier e Tiranë, duke i quajtur si një aferë korruptive. Sipas tij, pas këtyre kompanive fshihet Ahmetaj dhe Rama.

12:14
Hidrocentralet mbi Vjosë, “The Guardian”: Kërcënimi nga digat në Ballkan

Shkencëtarët e huaj ngrenë alarmin për atë që e quajnë “tsunami i digave” në Ballkan, e që sipas tyre, rrezikon zhdukjen e lumenjve dhe humbje të biodiversitetit.

11:29
Pas Montella-s edhe Bonucci me “valixhet gati”?!

Ëndrra e tifozëve kuqezinj për një Milan të madh këtë sezon me Motella-n në krye dhe një mbrojtje të pathyeshme me Bonuccin, mori fund paraditen e sotme me shkarkimin e trajnerit.

11:10
Milani nuk pret më: Shkarkohet Montella, vjen Gattuso

Barazimi i fundit me Torinon në San Siro ishte epilogu i një marrëdhënie që pothuaj nuk ngjiti kurrë. Shkarkimi vjen para sfidës në kampionat me Benevento dhe drejtimin e skuadrës do ta marrë Rino Gattuso.

10:59
Gjyqtari mbetet në burg; Donte liri se është sëmurë, Gjykata e refuzon

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi kërkesën e gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili kërkoi ndryshimin e masës së arrestit të vendosur më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë.

10:37
Vlorë, shpërthen automjeti në lëvizje, plagoset drejtuesi

Një automjet në lëvizje ka shpërthyer në Vlorë mëngjesin e së hënës. Mjeti, një fuoristradë e blinduar ka lëvizur për inerci edhe 70 metra të tjerë pas shpërthimit në lagjen “Isa Boletini” dhe është ndalur pasi u përplas me një tjetër makinë të parkuar.

09:33
Nesër rikthehet dielli, por temperaturat zbresin deri -5 gradë celsius!

Moti me shi dhe reshje dëbore në zonat malore që ka përfshirë vendin, ditën e nesërme pritet t’i lërë vendin diellit.

09:16
Kriza e “Rohingya-ve”, Papa viziton Mianmarin

Papa Françesku viziton të hënën Mianmarin, shtet i akuzuar gjerësisht për spastrim etnik ndaj komunitetit Rohingya.

09:11
Sulmet ajrore ruse në Siri, vriten të paktën 53 civilë

Sulmet ajrore ruse në fshatin lindor të Al Shafah në Siri i morën jetën të paktën 53 civilëve. Lajmin e bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, sipas të cilit 21 prej viktimave janë fëmijë.

08:51
Vullkani “Agung”, alarm për shpërthime të mëdha

Frika për një shpërthim të madh të vullkanit Agung në Bali është rritur ndjeshëm dhe zona e evakuimit është zgjeruar në një rreze prej 10 km.

08:23
Dy tërmete lëkundin Gjirokastrën mëngjesin e sotëm

Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së sotme jugun e Shqipërisë.