Inter-Handanoviç, portieri do të lidhet përjetë me zikaltrit

28/11/2017 12:04

Samir Handanovic është gati të lidhet përjetë me skuadrën e Interit. Portieri 33-vjeçar dhe drejtuesit zikalter kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës deri në vitin 2021, kur Handanoviç do të jetë rreth moshës 37 vjeçare.

Slloveni po rezulton një garanci për skuadrën milaneze në këtë sezon dhe prandaj te Interi po kërkohet me ngulm rinovimi me të.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, Interi nuk kënaqet vetëm me zgjatjen e kohës së qëndrimit të Handanoviç në skuadër, por po mendojnë që kontratën e re ta shoqërojnë edhe me një rritje të pagës, që do të jetë 3 milionë Euro, duke përfshirë dhe të drejtat e imazhit për të.

Top Channel