Nga Bulqiza, kampion në Gjermani! Feriti zbulon ëndrrën…

28/11/2017 09:06

Pak ditë më parë, Ferit Keta fitoi titullin kampion në peshën super të mesme në Gjermani, duke mposhtur me nokaut gjermanin Toni Thes. I ftuar në “Wake Up” në Top Channel, Feriti tregon detaje nga ndeshja e tij e fundit, por edhe se si po ndjek gjurmët e dy vëllezërve të tij.

“E kisha ëndërr të ndiqja rrugën e dy vëllezërve Gjetanit dhe të Ismailit. Kur ata ndesheshin atje, unë mendoja që një ditë të bëja të njëjtën gjë si ata”, thotë Feriti.

Më pas boksieri, flet edhe për ndeshjen e tij të fundit me gjermanin Thes. “Kundërshtari, edhe ai bënte kickboks, ka qenë edhe kampion në këtë sport. Ai ishte shumë i fortë, ishte edhe gjerman. Por unë isha shumë i përgatitur për këtë ndeshje pasi ishte një shans shumë i mirë për mua”.

Ferit Keta zbulon edhe synimin e tij të radhës. “Tashmë synoj titullin europian dhe për ta realizuar këtë do të punoj shumë”, thotë Feriti.

Top Channel