Në kohën kur Armand Duka kandidonte për anëtar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ky institucion rihapi dosjen e Skënderbeut për trukim ndeshjesh.

A ka patur një lidhje mes këtyre të dyjave?

“Nuk është ngjarje e veçantë, përderisa akuzohet një skuadër e futbollit që drejton, është minus. Ka pasur shtysa të jashtme që nuk e di nga kanë ardhur. Ne letrat gjithmonë na vijnë nga fshati. A ka pasur ndërhyrje? Po patjetër, janë bërë publike. Unë në fakt nuk e kam përjetuar dhe nuk e cilësoj dështim moszgjedhjen. Ka qenë një letër që u shkoi të gjitha Federatave dhe duket sikur vinte nga një personazh politik, por nuk e di, ka qenë anonime. Çështja a Skënderbeut apo hetimit ishte negative, por gjithsesi nuk e kam përjetuar keq rezultatin”, deklaroi ai në Top Story.

A do të thotë kjo që këto ndërhyrje që Duka të mos ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv mbërrinin nga Shqipëria?

“Ne letrat gjithmonë na vijnë nga fshati. Po patjetër që ka patur dhe këto janë bërë publike. Çështja e Skënderbeut ishte një minus, por unë nuk e konsideroj dështim moszgjedhjen dhe nuk e kam përjetuar keq rezultatin. Kisha një pritshmëri se mund të isha anëtar i Komitetit Ekzekutiv, por…”, u shpreh ai.

Top Channel