Zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor po rrezikojnë përpjekjet për integrim në institucionet ndërkombëtare.

Kjo gjë u konstatua gjatë Këshillit të Atlantikut, një forum për çështjet ndërkombëtare, ku ishin të ftuar ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit dhe ekspertë nga të dyja anët e Atlantikut.

Damon Wilson, zëvendëspresident Ekzekutiv i këtij këshilli tha për Zërin e Amerikës se përparimi i ngadaltë në bisedimet Prishtinë-Beograd, përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi apo mosfunksionimi i qeverisjes në Bosnje tregojnë se ka ardhur koha për një angazhim të ri të Shteteve të Bashkuara në rajon.

Wilson shton se Uashingtonit duhet të luajë një rol të veçantë për sigurinë në rajon duke dërguar një sinjal të fortë se prania amerikane është e qëndrueshme dhe e përhershme, sidomos pas ndërhyrjes aktive të Rusisë kohët e fundit në Ballkan.

“Kjo prani duhet të shkojë përtej KFOR-it për të projektuar ndikimin amerikan dhe për të thënë se ne jemi aty për të ndërtuar kapacitete qofshin këto në luftën kundër terrorizmit apo përgjigjen e shpejtë. Ashtu siç po shtojmë praninë tonë në Evropën Verilindore, të njëjtën gjë duhet të bëjmë në Evropën Juglindore”, ishin fjalët e Wilson.

Këshilli i Atlantikut rekomandon gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të jenë një ne bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, apo në ndihmën që Greqia dhe Maqedonia të bëhen vende aleate në të ardhmen.

Top Channel