Në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë, thirrja e Presidentit të Republikës ishte për unitet.

Apeli i Ilir Metës nuk u drejtohej vetëm qytetarëve, por edhe klasës politike.

“Pa unitet politik dhe gjithpërfshirje nuk mund të projektohen qëllime madhore. Çdogjë i lidh shqiptarët me Europën dhe asgjë nuk i ndan ata prej saj”, u shpreh ai.

Angazhimi i kreut të shtetit për vitin e ardhshëm ishte i qartë.

“Ne do të punojmë së bashku që 2018 të jetë viti i hapjes së negociatave me Europën”, u shpreh Meta.

Top Channel