Verilindja në 24 orët e fundit është përfshirë nga moti i keq me stuhi dhe reshje dëborë në zonat e thella malore të shoqëruara me erëra të forta deri në 10 m/s.

Në qytetin e Kukësit, si pasojë e erërave të forta nga blloqet e banimit pati rrëzime të tubacioneve të shkarkimit të ujërave të shiut po pa rrezikuar jetën e banoreve.

Ndërkohë sipas informacioneve të marra nga strukturat e Emergjencës Civile në Bashkinë e Qarkut Kukës, aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë janë të qarkullueshme pa probleme.

Ka patur rënie gurësh në një pjesë të akseve rrugore, ku nga firmat kontraktore është punuar për pastrimin e tyre, si në drejtim të Grykës së Vanave, Malzi, Bushtricë, Has e Valbonë. Po sipas shtabit të emergjencave civile.

Probleme pati edhe në furnizimin me energji elektrike në njësinë administrative Ujmisht dhe njësinë administrative Bushtricë të Bashkisë Kukës. Në Bashkinë Tropojë në fshatin Shëngjergj, njësia administrative Lekbibaj. Nga grupet e punës është punuar për eliminimin e avarive. Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë situatat që po zhvillohen si pasojë e situatës klimaterike duke marrë masat përkatëse.

Top Channel