E premte, 01 Dhjetor 2017
13:46
Thaçi: Transformimi i FSK-së në FA, në të mirë të shtetit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur këtë të premte komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtnant Rrahman Ramën, nga i cili është informuar për progresin e bërë gjatë muajve të fundit rreth transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.

13:46
Turbullohet liqeni i Bovillës, stakohet impianti i ujit të pijshëm

Impianti i Bovillës është stakuar për shkak të turbullirës së shkaktuar nga reshjet e shiut në liqenin e Bovillës.

13:45
Reali i Madridit i do të gjithë, në shënjestër De Bruyne

Reali i Madridit hedh sytë nga Manchester City. Klubi merenges tani shfaq interes për Kevin de Bruyne një prej futbollisteve më në formë të skuadrës kryesuese të Premier League.

13:41
Liberalizimi i vizave, Haradinaj: S’kam ende datë. Presim raportin e komisionit

Kreu i ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë është shprehur se ende nuk ka një datë sa i përket liberalizimit të vizave, por sipas tij, Komisioni për Demarkacionin ka ardhur me gjetjet e veta dhe të hënën ky raport do të diskutohet në qeveri për të proceduar më tej.

13:38
FA ndërhyn me helikopter për evakuimin e disa familjeve

Ushtria ka ndërhyrë me helikopterë për evakuimin e disa familjeve, që kishin mbetur të bllokuar nga përmbytjet në Mallkuç e Derven.

12:34
Pas Ferrarit, edhe Mercedes mendon largimin nga F1

Situata turbullohet në Botërorin e Formula 1. Vetëm përpara pak ditësh Ferrari nëpërmjet presidentit Sergio Marchionne kërcënoi me largim nga ky kampionat. Tani është Mercedes që po e merr në konsideratë të ndërmarrë një hap të tillë, gjë që u konfirmua nga vetë Toto Wolff për “Kronen Zeitung”.

12:26
Aksidentohet Perotti, po shkonte me makinë në stërvitje

Ndaj Spal nuk do të luajë, por ishte e parashikuar. Diego Perotti nuk është grumbulluar nga Di Francesco për të rikuperuar nga një lodhje muskulare, por dita e tij nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i Romës është përplasur me makinë teksa shkonte në qendrën stërvitore të Trigorias, por për fat të mirë nuk ka asnjë lëndim.

12:23
Moti i keq në Ballkan, probleme në Kosovë dhe Maqedoni

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë të gjithë Ballkanin, me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, që po përballen me përmbytje të rënda.

12:14
Shpëtohet fëmija i paralizuar në Fushë Krujë

Grupet e emergjencave civile i kanë ardhur në ndihmë një fëmije 9 vjeç të paralizuar, i cili kishte mbetur i bllokuar në banesë si pasojë e përmbytjeve.

12:13
Vidhte shtëpitë e emigrantëve, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar nga fshati Qytezë e Devollit është arrestuar nga policia, si autor i rreth 5 vjedhjeve të ndodhura në këtë rreth.

12:08
Veliaj: Më e keqja për Tiranën ka kaluar, problem uji i pijshëm

Për kryebashkiakun Erion Veliaj për Tiranën më e keqja ka kaluar, por në orët në vazhdim mbetet problem furnizimi me ujë të pijshëm.

11:59
Sot hidhet shorti i Botërorit, ish-trajneri i Italisë me pushime në Zanzibar

Sot pasdite në Moskë do të njihemi me grupet e Botërorit të Rusisë, por mes 32 kombëtareve pjesëmarrëse, mungesa e madhe do të jenë 4 herë kampionët e Botës, Italia.

11:58
Rifillojnë fluturimet në Rinas

Moti i keq ka sjellë përmbytje edhe në pistën e aeroportit të Rinasit, çka ka bërë që autoritetet të urdhërojnë pezullimin e fluturimeve për disa orë.

11:42
Shembet ura e “Drojës” në Mamurras

Moti i keq me reshje të dendura shiu, përveç përmbytjeve në disa zona, ka shkaktuar edhe problematika në disa akse të vendit.

11:31
Autostrada e bllokuar, Tiranë-Durrës qarkullimi përmes rrugëve dytësore

Autostrada Durrës-Tiranë, në Kashar, pranë Qafë Kasharit i ngjan një fushëbeteje të vërtetë. Vërshimi i ujërave në rrugë ka bllokuar dhjetra automjete dhe kamionë, të cilët nuk ndizen, ndërsa tërheqja e ujërave ka lënë pas trungje pemësh dhe mbetje pafund.

11:12
Situata në porte, probleme në Vlorë dhe Sarandë

Nëse në Portin e Durrësit situata është në kontroll pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe erës, nuk ndodh e njëjta gjë në Vlorë dhe në Sarandë.

10:50
Situata problematike në Krujë nga rrëshqitja e dheut

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, por problematike paraqitet situata edhe në Krujë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

10:45
Dita kundër HIV, Meta: Të luftojmë paragjykimet

1 dhjetori është Dita Botërore kundër HIV/AIDS, e quajtur sëmundja e shekullit të 20-të.

10:36
Situata e rënduar, moti me reshje vazhdon edhe në fundjavë

Prej mëngjesit të së enjtes, Shqipëria është përfshirë nga një situatë me reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar përmbytje dhe gjendje të rënduar në shumë prej qyteteve të vendit.

09:27
Shërbimi i fshehtë gjerman kthen vështrimin nga Ballkani

Shërbimi Federal Informativ gjerman, BND e ka përqendruar vëmendjen gjithnjë e më shumë në Ballkan, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë, bën të ditur Berliner Zeitung. Shtetet e brishta të rajonit janë shqetësim për BND.

09:19
Tiranë, vështirësi në zonat rurale. Ndërhyn bashkia

Në bashkinë e Tiranës më shumë vështirësi ka pasur në zonat rurale për shkak të kushteve të këqija të kushteve atmosferike.

09:16
Autostrada e kalueshme në një anë, e lirshme rruga e Ndroqit

Autostrada Tiranë-Durrës qarkullohet me vështirësi, pas bllokimit të një nate më parë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

08:20
Përmbytjet, 315 të evakuuar në Qarkun Tiranë

Të paktën 315 persona janë evakuuar gjatë natës sipas Ministrisë së Mbrojtjes në një qendër tregtare në Tiranë dhe në Fushë-Krujë.

08:08
Nëndetësja e zhdukur, Argjentina ndërpret operacionin e shpëtimit

Argjentina i dha fund operacionit të shpëtimin të 44 pjesëtarëve të ekuipazhit në bordin e nëndetëses së zhdukur 2 javë më parë.

04:16
Emergjencat Civile: Ja zonat më të prekura nga përmbytjet

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, pranë kryeministrisë ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka raportuar situatën më të fundit të përmbytjeve.

03:19
Moti i keq mbërthen vendin, përmbyten rrugë e banesa

Prej orëve të para të ditës së enjte, vendi ynë u përfshi nga një stuhi reshjesh të dendura, që kanë shkaktuar përmbytje në një pjesë të madhe të territorit.

02:04
Djegia e elektriçistëve të Shkodrës, autoritetet zbarkojnë në QSUT

Tre punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë plagosur në orët e mbrëmjes gjatë kohës që riparonin një automat në nënstacionin elektrik “Shkodra 1”, në periferi të qytetit, në lagjen “Skënderbeg”.

E enjte, 30 Nëntor 2017
23:23
Situata e rënduar, çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Prej mëngjesit të sotëm Shqipëria është përfshirë nga një valë reshjesh atmosferike, që kanë shkaktuar përmbytje dhe gjendje të rënduar në shumë prej qyteteve të vendit.

22:34
OSHEE, komunikim për stakimin e energjisë në Kashar

Në një komunikim të orëve të vona të darkës, OSHEE ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dendura në mbarë vendin, në nënstacionin e Kasharit janë konstatuar prurje të mëdha uji, duke sjellë përmbytjen e tij.

22:01
Përmbytjet, Gjiknuri në autostradë dhe nënstacionin e Kasharit

Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka zbritur në terren në zonën ku ujërat kanë bllokuar autostradën Tiranë-Durrës.

21:53
Basha: Të tërhiqet kërkesa për shkarkimin e Zgurit

Partia Demokratike e kundërshtoi si antikushtetues kërkesën e Edi Ramës për shkarkimin e Kryetarit të KQZ Klement Zguri.

21:49
Po riparonin kabinën, plagosen elektriçistët e OSHEE

Tre punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë plagosur në orët e mbrëmjes gjatë kohës që riparonin një automat në nënstacionin elektrik “Shkodra 1”, në periferi të qytetit, në lagjen “Skënderbeg”.

21:13
Përmbytjet / MB bën publike numrat e specialistëve të Prefekturave për EC

Për t’u ardhur sa më parë në ndihmë qytetarëve në nevojë në këtë situatë me mot të keq dhe reshje të vazhdueshme, Ministria e Brendshme ka publikuar numrat e kontaktit të specialistëve të Emergjencave Civile në 12 prefekturat e vendit.

21:03
“Fiks Fare”, familja Ferraj së shpejti me shtëpi të re

Një muaj pasi në “Fiks Fare” u transmetua problemi i 4 fëmijëve të verbër në familjen Ferraj, në fshatin Brataj të Vlorës, Drejtoritë e Tatimeve nëpër Rrethe, në të gjithë Shqipërinë, mblodhën ndihma në veshje, ushqime, lodra dhe një shumë të madhe parash, për t’i ardhur në ndihmë kësaj familjeje.

20:54
“Fiks Fare”, zjarrfikësit e pushuar në Berat: Na larguan politikisht

“Fiks Fare” transmetoi para pak javësh emërimet politike në repartin e Zjarrfikëses në Berat. Nipi i kryetarit të Bashkisë, vëllai i drejtorit të Ujësjellësit. Madje, edhe punonjës mbi 30 vjeç, në kundërshtim me ligjin e vitit 2015.

19:05
Reshjet “bien” në Kuvend, Basha “shkurton” amendamentet. Rama: Jemi në gatishmëri!

Në Parlament diskutohen projektligjet për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe amendamentet e Partisë Demokratike, por situata e krijuar në vend nga reshjet, nuk mbeti jashtë debatit.

18:12
Moti i keq, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; uji pushton edhe banesat e bizneset

Në autostradën Tiranë -Durrës, në afërsi të kilometrit të gjashtë është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra.

18:05
Hamilton konfirmon: Jam në dilemë nëse do të rinovoj apo jo

Vetëm dy ditë më parë, ish-kampioni i botës në Formulën 1, Nico Rosberg lëshoi një lajm të bujshëm, sipas të cilit Lewis Hamilton po mendon seriozisht tërheqjen nga garimi.

18:03
Bushati në Uashington: SHBA, më shumë angazhim në Ballkan

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Këshilltarin e Presidentit amerikan për Çështjet e Sigurisë, Gjeneralin McMaster.

17:53
Riatdhesohen 41 shtetas nga Franca dhe Gjermania

41 shtetas të tjerë janë riatdhesuar nga Franca dhe Gjermania.

17:25
Rrëzohet duke montuar ashensorin, vdes 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka humbur jetën në një ngjarje të rëndë të ndodhur këtë të enjte në qytetin e Durrësit.

17:19
Bie në kontakt me rrymën, humb jetën elektriçisti

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në rrethin e Fierit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike.

17:02
Përplasje në Shtëpinë e Bardhë? Trump projekton largimin e Tillerson

Deklaratat e lëshuara nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson dhe Presidenti amerikan, Donald Trump jo gjithmonë kanë qenë në kohezion sa i takon politikës së jashtme.

16:51
Moti i keq, Meta: Ndjekim me vëmendje situatën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaron se po ndjek me vëmendje të veçantë situatën e krijuar në orët e fundit në vend si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

16:33
Moti i keq, Ministria e Arsimit vendos ndërprerjen e mësimit ditën e premte

Si pasojë e motit të keq, me shira të dendur, Ministria e Arsimit vendos ndërprerjen e mësimit ditën e nesërme.

15:19
Emergjencat në alarm, Xhaçka: Në gatishmëri në gjithë vendin

Emergjencat janë në alarm për më të keqen që mund të ndodhë për shkak të motit të keq. Rrebeshi ka nisur në Gjirokastër,por ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thotë se po monitorohet i gjithë vendi. 

15:15
Policët e hashashit, arrest me burg në mungesë për Jaeld Çelën dhe Gjergji Kohilën

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi arrest me burg për dy ish-zyrtarë të policisë së Vlorës pas kërkesës së prokurorisë që i dyshon ata për trafik droge kultivim kanabisi dhe shpërdorim detyre.

15:02
Abuzimi me HEC-in e Fierzës, dëmi vetëm në dy ditë, 400 mijë euro

Dje Top Channel raportoi për një sasi energjie të prodhuar këto dy ditët e fundit të nëntorit, të cilën Korporata elektro-energjetike ia ka shitur tre operatorëve privatë, EFT, GSA dhe HSE, duke anashkaluar Operatorin e Shpërndarjes.

14:57
Përplasje për buxhetin, Rama rrëzon amendimet e PD. Basha: Buxhet, pastrim parash

Edi Rama hodhi poshtë 16 amendamentet e PD, duke i quajtur ide të vjetra të programit elektoral të 2005-ës, që rrit me 10% borxhin publik dhe ul të ardhurat në buxhet me 710 mln dollar.

14:46
E ardhmja e Ballkanit, Bushati: Nuk është ende një rajon

Nga Uashingtoni, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i pranishëm në konferencën e organizuar nga Këshilli Atlantik, mbi të ardhmen e Ballkanit u shpreh i shqetësuar lidhur me Rajonin tonë, pasi sipas tij nuk ekziston ende një rajon i vërtetë.

14:30
Salah, gola për Liverpool, miliona për Romën

Keqardhja e madhe për largimin e Mohamed Salah te Roma është shuar shpejt, pasi Roma e Di Francscos vazhdon të jetë e bukur dhe aspak varur nga golat e egjiptianit, që shtegtoi në Liverpool gjatë verës.

14:26
Çekët e CEZ, duan imunitet. Gjykata: Do të dëgjojmë edhe Prokurorinë

Gjykata e Tiranës, ku po gjykohen dy ish-drejtuesit e kompanisë çeke CEZ, Josef Heisek dhe Jan Ivan, nuk dha një vendim përfundimtar nëse marrëveshja e mirëkuptimit mes qeverise shqiptare dhe kompanisë CEZ, përjashton drejtuesit e kësaj të fundit nga hetimi.

14:00
Moti i keq, probleme në Gjirokastër. Shkumbini kërcënon banesa

Për shkak të erës së fortë gjatë natës dhe defekteve në linjat e tensionit të larte dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike në Postribë, Shosh, Bërdicë, Dajç, Shalë dhe Pult në Shkodër.

13:13
Java e Arkivave të Hapura, ekspozohet dhe kodiku i Beratit

Prej 18 deri në 22 dhjetor Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave organizon Javën e Arkivave të Hapura ku vizitorët do të mund të shohin proceset e punës që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror.

13:07
Wanda: Burri im vlen 200 milionë euro

Wanda Nara nuk është thjesht bashkëshortja e Mauro Icardit, por edhe manaxherja e tij dhe në lidhje me interesin e Real Madrid, bukuroshja nuk e mohon. “Preferoj të mos flas për telefonatat që marr. Drejtuesit e dinë që Mauro ka refuzuar skuadra që futbollistë të tjerë nuk do ta bënin, por ai ka Interin në zemër. Nuk e mohoj që janë shumë skuadra të interesuara, më shumë nga ato që janë bërë publike në media”, u shpreh Wanda.

13:00
Basha: “Forca e Ligjit”, rezultate qesharake. Policia është “ritahirizuar”

Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit, ngriti edhe një herë tjetër akuza ndaj Edi Ramës dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

12:25
Rama: Amendimet e PD, programi elektoral i vitit 2005

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur amendamentet e Partisë Demokratike ide të programit të saj elektoral në 2005. Rama tha se PD nuk ka një vizion alternativ për Shqipërinë.

11:53
Veliaj: Emeli Sande, frymëzim për shumë të rinj

Emeli Sande, britanikja me famë botërore që ndezi Tiranën në Natën e Bardhë ka marrë dhe “Çelësin e qytetit” nga kryebashkiaku Veliaj ku i shprehu këtij të fundit edhe përshtypjet e saj për kryeqytetin shqiptar.

11:00
Presidenca e re e BE: Më shumë projekte për Ballkanin

Bullgaria do të kërkojë më shumë projekte infrastrukturore dhe energjetike për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të afrohen me Bashkimin Europian, kur të marrë presidencën e radhës së BE në muajin janar.

10:57
Shkodër, tenton të qëllojë me armë zjarri 17-vjeçarin, autori në kërkim

Një 17-vjeçar është plagosur me armë zjarri në mëngjesin e kësaj të enjte. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës rreth orës 09.25.

10:50
Kontrata e lobimit të PD, Prokuroria po verifikon. Të hënën PS bën padi Bashës

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet pas denoncimeve publike për kontratën e lobimit të PD në Shtetet e Bashkuara, në vlerë 1 mln dollarë.

10:50
Vasili: Të papunët pa ndihmë financiare, Rama me punësime imagjinare

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thjotë se 93.1 për qind e të papunëve në Shqipëri nuk kanë një ndihmë financiare.

10:43
Radikalizimi në Kosovë, raporti detajon arsyet

Sfidat ekonomike-sociale, identiteti, ideologjia, mediat sociale dhe mundësitë e lehta për të udhëtuar në Siri dhe Irak kane shtyrë qytetarët kosovare t’iu bashkëngjiten grupeve terroriste.

10:33
Hidhet në erë mjeti i biznesmenit të inerteve

Mbi 300 gram eksploziv i dyshuar C4 hodhi në erë automjetin e parkuar të biznesmenit të inerteve Ndok Rajta.

09:52
Vlorë, makina del nga rruga, përfundon në dyqan

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përfunduar në një dyqan ushqimor.

09:50
OSHEE në gatishmëri 600 punonjës, numra kontakti për zonat e prekura

OSHEE ka ngritur Grupin Qendror të Gatishmërisë në kuadër të rrezikut të zhvillimeve atmosferike, për të cilat janë parashikuar përkeqësim të kushteve të motit këto ditë.

09:41
Grabiti supermarketin, arrestohet pas 4 ditësh autori

Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e grabitjes së një marketi katër ditë më parë.

09:22
I vënë flakën karroatrecit, autorët filmohen nga kamerat

Një karroatreci i është vënë flaka në qytetin e Sarandës nga persona ende ta paidentifikuar.

09:19
Urimet e diplomatëve në Selanik. Konsullata feston 28-29 Nëntorin

Me himnin kombëtar të Shqipërisë dhe Greqisë është hapur në Selanik mbrëmja festive kushtuar 28 dhe 29 Nëntorit të organizuar nga konsullata shqiptare në këtë qytet.

09:14
Në mal me bagëti, bie nga shkëmbi bariu. Gjendet i pajetë

Ishte denoncuar i zhdukur nga e bija para tre ditësh, por fatkeqësisht policia gjeti trupin e pajetë të 56-vjeçarit J. M, nga Shoshani i Tropojës.

09:05
Breshëri plumbash në shtëpinë e 58-vjeçarit, në kërkim autorët

Shtëpia e një 58-vjeçari ka rënë pre e plumbave mbrëmjen e të mërkurës në Patos.

09:02
Tiranë, makina përplas motorin, vdes 34 vjeçari

Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë në Vaqarr teksa udhëtonte me një motor, pasi është përplasur me një automjet.

04:28
SHBA u kërkon të gjitha kombeve të ndërpresin lidhjet me Penianin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxitur të gjitha kombet të ndërpresin lidhjet diplomatike dhe tregtare me Korenë e Veriut, pas testit të fundit të raketave balistike të vendit.

E mërkurë, 29 Nëntor 2017
23:18
PSG-ja fiton dhe shkon +10 nga Marseja

Neymar dhe Cavani ishin sërish protagonistë të PSG-së, në fitoren 2-0 ndaj Troyes-it, në ‘Parc Des Princes’.

22:57
Premier League, të mëdhatë nuk gabojnë

Manchester City ka arritur të fitojë edhe në javën e 14 të kampionatit anglez të futbollit.

21:31
28 apo 29 Nëntor? Prova gjermane në Top Story: Më 29 Nëntor

Kur iku gjermani i fundit nga Shkodra më 28 apo 29 nëntor? A kërkoi Enver Hoxha të na bashkonte festën me jugosllavët, apo gjithçka ishte një lojë e fatit dhe rrethanave?

20:01
Kupa e Shqipërisë, Tirana mposht 2-0 Vllazninë

Një “hakmarrje klasike” ndoshta mund të quhet triumfi i Tiranës ndaj Vllaznisë në përballjen e parë që iu ofroi shorti mes tyre, që pas ndeshjes vendimtare të sezonit të kaluar që detyroi bardheblutë të zbrisnin nga elita e futbollit shqiptar.

17:35
29 Nëntori, Rama: Thirrje aktuale për “Shqipërinë që duam”

Kryeministri Edi Rama thotë se simbolika e 29 Nëntorit përmban një thirrje gjithnjë aktuale, për të gjithë shqiptarët për të vijuar me vendosmëri përpjekjen për Shqipërinë që duam, me shtet punë e mirëqenie.

16:30
Botërori i Klubeve ndryshon format nga viti 2021

Edhe Botërori i Klubeve në futboll do të pësojë ndryshime. Kompeticioni i ri i organizuar nga FIFA, do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave dhe do të nisë nga viti 2021.

16:07
Kupa e Shqipërisë, triumfojnë të mëdhatë

Kukësi, Skënderbeu dhe Flamurtari janë thuajse me një këmbë drejt çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pas fitoreve të siguruara në ndeshjet e kësaj të martë ndaj Erzenit, Besëlidhjes dhe Turbinës, respektivisht.

15:41
“Rakordimi” sekuestron armë dhe municione luftarake, arrestohen dy vëllezër

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Rakordimi”, duke vënë në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve, ndërsa janë sekuestruar armë, municione luftarake, një automjet, fenelina policie dhe karta telefoni të kompanive të ndryshme.

15:34
Hoyt Brian Yee, ambasadori i ri amerikan në Shkup

Hoyt Brian Yee, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë do të jetë nga viti i ardhshëm, ambasadori amerikan në Maqedoni.

15:28
Vdes në spital krimineli boshnjako-kroat që piu helm në Hagë

I dënuari për krime lufte në Kroaci, Slobodan Praljak raportohet të ketë vdekur në spital, pasi piu helm gjatë një seance në Hagë, siç raportojnë mediet kroate.

15:27
Pse të vizitosh Tiranën? Youmanist.it, guide turistike për kryeqytetin

Youmanist.it, portal i dedikuar për turizmin, e sugjeron Tiranën si një vend për t’u vizituar. Artikulli redaksional servir me detaje arsyet. Në fillim artikulli flet për ndryshimet pozitive që ka pësuar kryeqyeti i shqiptareve.

15:18
Moti i keq, sinoptikanët grek: Do goditet edhe Shqipëria

Sipas meteorologut të njohur Sakis Arnautoglou sasia e reshjeve të shiut që do të bien nga e enjtja deri të dielën në mbrëmje do të jetë e barabartë me gjithë reshjet që bien në Shqipëri për gjysmë viti.

15:15
Alarm për përmbytje. Emergjencat: Priten reshje të forta në jug

Në fundjavë parashikohet të ketë shira të rrëmbyeshëm, që rrezikojnë përmbytje, kryesisht në zonat jugore.

15:07
200 mijë euro për 2 ditë, operacioni i KESH që dëmton OSHEE

Ndonëse ka një krizë të rënduar të prodhimit të energjisë, KESH-i ka mbyllur një ankand për të shitur energji dy ditët e fundit të nëntorit.

14:57
Hagë, krimineli i luftës pi “helm” gjatë seancës

Një seancë për krime lufte në Hagë është ndërprerë në mënyrë dramatike, kur i akuzuari piu diçka që sipas tij ishte helm, ndërsa po dëgjonte vendimin.

14:51
“Shumë emigrantë të paligjshëm nuk do largohen kurrë nga Anglia”

“Është e pamundur për të identifikuar, kapur e deportuar qindra mijëra emigrantë ilegalë që punojnë tregun e zi në Britani”, kështu ka deklaruar Lucy Moreton, drejtuesja e forcave të kufirit në Mbretërinë e Bashkuar.

14:16
Kush e plagosi policin, 23-vjeçari në kërkim

Daniel Manushi është 23-vjeçari i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes së policit të komisariatit nr 1, Ermal Bregu mbrëmjen e së martës në zonën e njohur si “Parku ” në kryeqytet.

13:28
Sebastian Vettel më i shpejti në testet e Abu Dhabi

Në Abu Dhabi është dita e fundit e testeve, përpara se skuadrat të kalojnë në “letargjinë” dimërore, me çeljen e testeve në Montmelo më 26 shkurt.

12:40
“Shqipëria punon tokën”. 600 prodhues në Panairin e Bujqësisë

Panairi i Bujqësisë “Shqipëria punon tokën”, i çelur sot në sheshin Nënë Tereza, synon të promovojë produktet shqiptare. Por fermerët e pranishëm në Panair, flasin për vështirësitë me të cilat përballen në treg.

12:25
Lewa kundër Ancelottit: Dëmtimet prej stërvitjes së tij

Largimi i Carlo Ancelottit nga pankina e Bayern Munchen u duk i butë dhe pa shumë zhurmë në fillim, por kur ka kaluar më shumë se një muaj nga ikja e italianit kanë filluar të dalin në shesh shumë të pathëna.

12:11
Dita e Çlirimit/ Homazhe për dëshmorët, nga të majtët

Drejtuesit më të lartë të Shtetit nderuan mëngjesin e së mërkurës 28 mijë dëshmorët e Atdheut, në 73-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

11:49
Rikthehet Alfa Romeo; bashkëpunim në F1 me Sauber

Alfa Romeo rikthet në Formula 1: Sauber ka zyrtarizuar partneritin e ri teknik disavjeçar me firmën e njohur italiane, në pronësi të Fiat, që do të nisë nga sezoni i ardhshëm. Motorët Ferrari të Sauber nga viti 2018 do të quhen Alfa Romeo, që do të jetë edhe sponsori i përgjithshëm i skuadrës, që do të quhet Alfa Romeo Sauber F1 Team.

11:44
Sneijder braktis Balotellin, destinacioni larg Europës…

Nice i bashkoi në merakton e verës Balotellit edhe një tjetër fitues të tripletës së famshme me Interin, holandezin Sneijder.

11:36
Probleme te United, Ibrahimovic kërkon një skuadër të re

Pas dëmtimit të gjatë të sezonit të kaluar, Ibrahimovic arriti të thyejë pritshmëritë për rikthimin e tij, duke riaftësuar me shpejt sa pritej.

11:28
Kryemadhi: Motivi ynë, ëndrrat e tyre ti çojnë para brezi i ri

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duke u shprehur se motivimi i sotëm është që ëndrrat e atij brezi të çohen më tej nga brezat e rinj.

11:28
Juventusi në “sulm” për mbrojtësin e Napolit

Pësoi një dëmtim të rëndë një muaj më parë, por askush nuk dyshon në aftësitë e tij dhe me siguri do të rikthehet më i fortë se më parë.

10:44
Ministri Ditmir Bushati vizitë në Uashington

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka nisur një vizitë pune në Uashington, ku do të marrë pjesë në një konferencë për bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë.