Një 36-vjeçar nga fshati Qytezë e Devollit është arrestuar nga policia, si autor i rreth 5 vjedhjeve të ndodhura në këtë rreth.

Policia bën të ditur se Olsi Lumi në kohë të ndryshme përgjatë tetorit dhe nëntorit, ka vjedhur 5 shtëpi, pronarët e të cilave janë emigrantë në Greqi.

“Konkretisht banesat në pronësi të shtetasve: F.B., në Bilisht-Devoll; shtetases E.K., në fshatin Vërlen-Devoll, shtetasit Th.K., në fshatin Miras-Devoll; shtetases V.K., në Miras; shtetasit P.S., në Baban-Devoll, ku ky shtetas ka vjedhur orendi e sende të ndryshme”, njofton policia.

Top Channel