Shkodër, tenton të qëllojë me armë zjarri 17-vjeçarin, autori në kërkim

30/11/2017 10:57
Foto ilustruese

Një 17-vjeçar është plagosur me armë zjarri në mëngjesin e kësaj të enjte. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës rreth orës 09.25.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se në vendin e quajtur “Palma” në lagjen “Vasil Shanto”, R.B ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të G.S, 17 vjeç, pasi kanë patur një konflikt të mëparshëm.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk është dëmtuar njeri, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Top Channel