E diel, 03 Dhjetor 2017
19:58
Elbasan, maunia përplas për vdekje këmbësorin

Një 37-vjeçar nga Elbasani gjeti vdekjen mbrëmjen e së dielës teksa u përplas nga një maune në aksin Elbasan-Librazhd.

19:49
Euro për t’u kthyer në atdhe, Gjermania nxit azilkërkuesit

Emigrantëve që nuk u iu dha azilin, Gjermania do t’u japë nga 1000 deri në 3000 euro ndihma financiare që të riintegrohen në vendet e tyre të origjinës.

19:48
Zhduken 3 dosje korrupsioni; Elbasan, denoncimi nga prokurorja e çështjes

Tre dosje me materiale për hetimin e korrupsionit janë zhdukur nga Prokuroria e Elbasanit. Ajo që ka bërë denoncimin është Prokurorja Amanda Xhaferri, e cila kishte konstatuar që në zyrën e saj ishin marrë dokumente.

19:03
City mposht West Ham, i qetë për derbin me United

Manchester City ruajti distancën në krye të renditjes së Premier League me një tjetër sukses të regjistruar në minutat e fundit.

17:02
Inter shkatërron Chievon dhe merr kreun

Interi ka marrë kreun e Serie A pas fitores spektakolare 5-0 ndaj Chievos në San Siro, duke shkuar në kuotën e 39 pikëve pas 15 javësh kampionat, 1 më shumë se Napoli i vendit të dytë.

15:32
Vjosa kthehet në shtrat. IGJEU: Dobësim i reshjeve, ulje e temperaturave

Sipas Institutit të Gjeoshkencës Lumi Vjosë pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

15:01
Partizani ‘shkatërron’ Lushnjën, Laçi ‘përmbys’ Vllazninë

Partizani ka marrë një fitore të pastër 0-3, në transfertën ndaj skuadrës së fundit të renditjes, Lushnjës.

14:55
Dita e Aftësisë Ndryshe, premtimi i veçantë i Metës

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Ndryshe, Presidenti Ilir Meta i bëri një premtim të thjeshtë kësaj kategorie.

14:35
Portieri Brignoli ndëshkon Milanin, Benevento merr pikën e parë

Më në fund, pas 15 javësh Benevento ka arritur të marrë pikën e parë në Serinë A. Skuadra debutuese numëronte 14 humbje radhazi, por sot arriti të ndalë Milanin dhe t’i prishë debutimin Gennaro Gattusos, në krye të pankinës së Milanit.

13:39
Basha në Darzezë: Ka nevojë emergjente për ndihma

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar një vizitë në zonat e përmbytura të qarkut të Fierit.

13:32
27 shkolla nuk janë gati për mësim, ja lista

Në shkallë vendi janë 27 shkolla të mesme dhe 9-vjeçare ku mësimi nuk do të fillojë ditën e hënë.

13:23
Shtëpia e Bardhë: Probabiliteti për luftë po rritet

Këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, HR McMaster tha të shtunën se Koreja e Veriut përfaqëson kërcënimin më të madh dhe më të mundshëm për SHBA-të dhe se potenciali për një luftë me shtetin komunist po rritet çdo ditë.

13:15
Papa Francesku jep shpjegime për Rohingat

Pas një jave nën kritika përse nuk i thirri me emrin e tyre refugjatët Rohinga në Mianmar, Papa Francesku shpjegoi vendimin e tij të shumëdiskutuar, duke thënë se nuk donte të rrezikonte dëmtimin e dialogut me liderët e vendit.

12:59
Fushë Krujë, shpërndahen ndihma për banorët e prekur nga përmbytja

Fushë Kruja dhe fshatrat përreth ishin nga zonat më të prekura nga përmbytjet, që në ditën e parë të reshjeve të shumta.

12:51
Rama në Urën Vajgurore: Pastrimi i kanaleve, minimizoi dëmet

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Urën vajgurore për të monitoruar situatën e shkaktuar nga reshjet e shumta që janë derdhur në vendin tonë, gjatë 3 ditëve të fundit.

12:34
Gjici konfirmon Milinkoviç, edhe pas humbjes në Korçë

Kukësi humbi dje në Korçë, 2-1 përballë Skënderbeut vendas dhe komplikoi totalisht garën për titull.

12:04
Serbia ofron ndihmë, Vuçiç: Mbështetje për të minimizuar pasojat

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka ofruar ndihmë kryeministrit shqiptar Edi Rama, për përballimin e përmbytjeve shkatërruese që kanë goditur jugun e vendit.

11:15
Përmbytjet, Xhafaj nga Novosela: Masa konkrete dhe efikase

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte mëngjesin e sotëm në fshatin Novoselë të Vlorës, aty ku situata e përmbytjeve është shumë e rënduar, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa.

10:39
Punonjësit e plagosur, OSHEE u mundëson kurimin jashtë shtetit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek nga afër gjendjen e punonjësve që pësuan dëmtime nga aksidenti i pak ditëve më parë në Shkodër, ndërsa punonin për riparimin e defekteve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

09:23
Përmbytjet/ Izolohet fshati Darzezë, rrezikohet argjinatura e Drinit në Gjoricë

Në Fier dhe Vlorë vazhdojnë operacionet për të përballuar situatën e krijuar nga moti i keq dhe dalja e Vjosës nga shtrati.

09:02
Përplaset anija e peshkimit, humbin jetën 13 persona në Korenë e Jugut

Të paktën 13 njerëz kanë vdekur pasi një anije peshkimi u përplas me një cisternë prej 336 tonësh pranë bregut të Koresë së Jugut.

08:51
Kukës, trashësia e borës arrin në 30 cm

I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga bora mëngjesin e kësaj të diele.

08:15
Romela Begaj, medalje ari në Botërorin e Peshëngritjes

Spektakël jashtëzakonshëm i peshëngritjes shqiptare me Romela Begajn në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sportistja shqiptare që garon në peshën deri në 69 kg mori medaljen e artë në shkëputje dhe u shpall nënkampione e botës në dygarësh. Begaj i kaloi me sukses të tre provat në stilin […]

E shtunë, 02 Dhjetor 2017
22:52
Më pak reshje, më shumë prurje; situatë problematike në Vlorë e Fier

Në Fier dhe Vlorë vazhdojnë operacionet për të përballuar situatën e krijuar nga moti i keq dhe dalja e Vjosës nga shtrati.

22:18
Ushtria niset drejt Darzezës, Semani e Vjosa kërcënojnë zonën

Niveli i Vjosës dhe Semani vazhdon të rritet dhe një ndër zonat më të kërcënuara është Darzeza në Fier.

21:07
Përmbytjet, Meta vlerëson menaxhimin e situatës

Edhe Presidenti Ilir Meta është duke ndjekur ng afër situatën e krijuar në vend nga moti i keq. Ai ishte këtë të shtunë në zonën më të prekur nga përmbytjet, Ferrasin e Fierit.

20:55
OSHEE: Normalitet në furnizim. Vetëm 16 fidera me defekte

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se është bërë e mundur të eleminohen pjesa dërrmuese e defekteve në rrjetin elektrik të shkaktuara nga reshjet e shiut.

20:28
Wenger lojën, Mourinho pikët

Skuadra e Jose Mourinhos bëri atë që di të bëjë më mirë këtë sezon; ciniken dhe e mposhti 1-3 brenda në “Emirates” Arsenalin duke vënë nën presion edhe Manchester City-n, që luan këtë të diel me West Hamin në “”Etihad Stadium”.

20:07
Në Novoselë me varkë; fshati i pushtuar nga uji

Shtëpi e ëmbla shtëpi! E kush e kupton më mirë këtë shprehje sesa Myrteza Zenunaj dhe dhjetra të tjerë të përmbytur. Në fshatin Fitore të Vlorës, Vjosa ka vërshuar duke fituar qindra hektarë tokë dhe dhjetra banesa që gjenden nën pushtetin e saj.

19:49
Përmbytje në Greqi, Vjosa rrit nivelin në malet e Pindit

Vala e motit të keq që ka goditur prej së premtes Greqinë Perëndimore ka shkaktuar probleme të mëdha.

19:16
“Sharra” PSG ngec në gozhdë, Strasburgu bën të pamundurën

Të gjithë e kishin parashikuar që “sharra” PSG do të ngecte në gozhdë një ditë, por askujt nuk i kishtë shkuar në mendje se kjo do të ndodhte në javën e 16-të të Ligë 1.

19:00
Fitore mes tensionit, Skënderbeu mposht Kukësin

Tre gola, një karton i kuq dhe shumë tension. Në Korçë pati gjithçka, por në fund ai që u largua me tre pikë nga fusha ishte Skënderbeu.

18:20
Përmbytjet, Rama: Të nisë identifikimi i dëmeve

Në mbledhjen e radhës të Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, Kryeministri Edi Rama tha se megjithëse reshjet e shiu ishin me një intensitet më të madh se dy vite më parë, dëmet e shkaktuara janë më të reduktura.

17:51
Ura jashtë funksionit në Korçë

Ura që lidh dhjetra fshatra të Maliqit, Pustecit dhe Devollit tashmë është jashtë funksionit. Njëra nga këmbët e saj është thuajse e shkëputur nga bazamenti.

16:52
Dhunë fizike në Korçë mes tifozëve – VIDEO

Pa filluar ende ndeshja tensionet janë të larta në Korçë, në prag të përballjes Skënderbeu-Kukësi. Tifozët e të dyja skuadrave janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të stadiumit, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

16:02
Kamza shumë e fortë për Teutën, 0-1 në Durrës

Kamza nuk është më një surprizë, por është forca e dytë e sezonit. Ka mjaftuar një gol, madje super gol nga Racic në minutën e 29-të pjesës së parë që kamzalinjtë të marrin 3 pikë të rëndësishme përballë Teutës.

15:29
Ekonomia shqiptare në Itali, mbi 250 mijë të punësuar

Shqiptarët janë komuniteti më i madh i huaj në forcën puntore të Italisë. Instituti italian i Sigurimeve Shoqërore raportoi se aktualisht në Itali janë 250 mijë shqiptarë të punësuar në mënyrë të rregullt, të cilët paguajnë taksa dhe sigurimet shoqërore.

15:27
Të mbytur nga Zeza, familja që jeton me frikën nga lumi

Shtëpitë e lagjes ‘Bakushe Visha’ në qendër të qytetit të Fushë Krujës, janë shumë pranë lumit Zezë, i cili edhe këtë vit, shkaktoi përmbytje tek të gjithë banorët.

15:20
Menaxhimi i krizës, në sallën ku kontrollohen aksionet e shpëtimit

Çdo operacion që është zhvilluar në terren në këto ditë me reshje të dendura e ka pikënisjen nga salla në Ministrinë e Brendshme, që është bërthama e emergjencave civile.

15:18
Semani nis përmbytjet, nën ujë qindra hektarë në Lushnje

Shirat e dendur po rrezikojnë daljen nga shtrati të lumit Seman. Deri tani uji ka përfshirë rreth 250 hektarë tokë të mbjella me foragjerë dhe perime. Banorët shprehen se dëmet janë të konsiderueshme.

15:15
Bovilla, nis furnizimi me ujë

Impianti i Bovillës ka nisur të funksionojë që në orët e para të mëngjesit .Niveli i turbullirës nga 13 mijë ka mbërritur në 350, duke bërë që pas filtrimit uji të dalë i pastër higjenikisht dhe sipas parametrave të duhura.

15:04
Argjinaturat e dëmtuara, ndërhyhet për të riparuar dëmet

Në disa qarqe, Ministria e Bujqësisë po punon për riparimin e argjinaturave dhe hidrovoreve. Në Zemblak u punua për të zgjeruar digën me qëllim uljen e nivelit të ujit.

13:34
Kryemadhi: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve të dendura.

13:28
Basha në Fushë Krujë: Të ndihmohen familjet e prekura

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vizituar zonën e përmbytur në Fushë Krujë ku kërkoi të ndihmohen familjet e prekura.

13:24
Vrasja e gazetares, PE: Malta nuk po heton

Anëtarët e Parlamentit Evropian që po hetojnë vrasjen e gazetares investigative Daphne Caruana Galizia, thanë se shkuan në Maltë të shqetësuar seriozisht për sundimin e ligjit dhe po largohen edhe më të shqetësuar.

13:13
“Mjegulla” sekuestron 90 kg kanabis. Arrestohen 5 persona

Policia e Tiranës ka sekuestruar 90 kg kanabis sativa, dhe ka vënë në pranga pesë persona, në sajë të operacionit të koduar “Mjegulla”.

13:00
Përmbytja largon krizën, niveli i Fierzës rritet me 1.5 m në ditë

Reshjet e mëdha gjatë ditëve të fundit kanë rritur me 25 për qind rezervën hidrike të vendit duke zbutur krizën energjetike që Shqipëria po kalon prej fillimit të vitit. Ministria e Energjisë raportoi se në mesditën e së shtunës rezerva hidrike në kaskadën e drinit arriti në 572 giga vat energji ose 116 giga më shumë se sa katër ditë më parë.

12:12
Përmbytja në Fier e Vlorë. Kryeministri shkon në Ferras dhe Novoselë

Kreu i qeverisë zhvilloi inspektimet në zonat e përmbytura në jug të vendit.

11:32
Bushati në Uashington, takon Wess Mitchell

Ministri Ditmir Bushati është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Wess Mitchell.

10:19
Tragjedia e elektriçistit në Fier, ndalohen dy kolegë të tij

Policia e Fierit ka ndaluar dy kolegët e elektriçistit Sabri Vriga, i cili të enjten, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan të Roskovecit, gjatë kryerjes së punimeve është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

09:56
Reshje dëbore në disa zona të Kukësit

Në orët e para të mëngjesit ka patur reshje bore në disa zona të Kukësit.

09:06
Vjosa del mbi urat

Gjatë natës janë hapur argjinaturat në lumin Osum dhe Vjosë.

08:49
Përmbytjet, situatë e rënduar në Bulqizë dhe Korçë

Vijon të jetë e rënduar situata nga moti i keq në Bulqizë. Aksi Qafë e Buallit-Bulqizë kalohet me probleme për shkak të pranisë së ujit në rrugë.

00:26
Përmbytjet, kryeministri Rama viziton Fushë Krujën

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Fushë Krujë, në orët e vona të mbrëmjes. Shkak i vizitës së tij janë bërë përmbytjet e mëdha që kanë prekur këtë qytet dhe zonat përreth.

E premte, 01 Dhjetor 2017
23:34
Sinoptikani që parashikoi stuhinë: Ja çfarë pritet të ndodhë në fundjavë

Sinoptikani grek, Sakis Arnautoglu, i cili qe i pari që parashikoi reshjet e dendura të shiut, që do të derdheshin mbi vendin tonë, shprehet se rreziku nuk ka kaluar ende.

22:42
Beteja për titullin, Juventusi “zbut” Napolin (Foto)

Hakmarrja serviret e ftohtë dhe në futboll nuk ka përjashtime. Ndëshkimi klasik i një futbollisti për ish-ekipin e tij u regjistrua këtë të premte në betejën për titullin kampion në Serinë A, kur Napoli u dorëzua 0-1 ndaj Juventus.

21:47
Trump: Largimi i Tillerson, lajm i rremë!

Shkarkimi i Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson është një lajm i rremë.

21:40
Flynn pranon akuzat. Ish-këshilltari i Trump gënjeu FBI-në për rusët

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn pranoi në gjyq se kishte gënjyer FBI-në për takimet me ambasadorin rus në SHBA, disa javë para se Donald Trump të bëhej President.

21:28
Veseli: Kosova e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë dhe qytetarët e saj në zonat e përmbytura nga uji si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

21:05
Studimi mbi kriminalitetin: Partitë kanë përfituar

Dy studimet e Fabian Zhillës dhe Besfort Lamallarit tregojnë një panoramë të qartë sesi ka evoluuar krimi i organizuar në Shqipëri, si edhe organizatat kriminale.

20:50
Seria A, Roma fiton thjeshtë ndaj Spalit

Në ndeshjen e parë të javës së 15 të Serisë A, Roma është kthyer te fitorja duke mundur 3-1 Spalin, në një ndeshje të luajtur në stadiumin “Olimpico”.

20:50
Vjosa përmbyt fshatrat, ushtria ndërhyn për evakuimin

Në fshatin Kashisht dhe Ferras të njësisë administrative Frakull në Fier kanë nisur evakuimet masive, pasi prurjet e Vjosës janë rritur ndjeshëm dhe vazhdojnë të rriten.

19:51
Vjosa përmbyt fshatin, ushtria ndërhyn për evakuimin

Vjosa ka përmbytur fshatin Kashisht në njësinë administrative të Frakullit në Fier.

19:45
Greqi, burg për 11 të akuzuarit e 1.6 tonëve kanabis

Gjykata e Pireut ka vendosur të lërë në burg 11 të arrestuarit më 24 nëntor, të akuzuar për trafikimin e 1.6 tonëve kanabis sativa me motoskaf.

19:23
Superiorja, Skënderbeu i kreut përgatitet për Kukësin kampion në fuqi

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të pezullojë shumicën e ndeshjeve të kampionatit për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe përmbytjeve.

18:44
Përmbytja e autostradës, Rama: Akuza qesharake! Ja shkaqet

Kryeministri Edi Rama i cilësoi qesharake akuzat se përmbytja në autostradën Tiranë-Durrës erdhi si pasojë e palmave apo hapjes së liqenit të Kasharit.

18:35
“Rusi 2018”, përballjet që duhen evituar: Francë-Argjentinë, Brazil-Gjermani

Tashmë që jemi njohur me shortin e Botërorit të Rusisë, që do të luhet nga 14 qershori deri më 15 korrik të vitit të ardhshëm, shumëkush nis të bëjë llogaritë se çfarë mund të presim pas fazës së grupeve.

18:32
Xhafaj: Ndërhyrjet në lumenj e kanalizime, përkeqësojnë situatën

Në mbledhjen e Komitetit për Koordinimin dhe Menaxhimin e Emergjencave Civile, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se jo vetëm reshjet e dendura janë fajtore për situatën e krijuar.

18:23
Mblidhet Komiteti i EC, rreziku në jug: Vjosa e Semani 10-fishojnë prurjet

Reshjet që kanë goditur vendin në 24 orët e fundit cilësohet si reshjet më të mëdha në vlerë absolute në histori nga Emergjencat Civile.

18:10
Gruevski largohet: Dorëhiqem brenda 2 javëve

Pas humbjes në zgjedhjet e fundit, si ato për pushtetin qendror ashtu edhe në zgjedhjet lokale që pasuan, partia e Nikolla Gruevskit është duke analizuar rezultatet dhe ndarë përgjegjësitë.

17:49
Gjermani, eksploziv pranë tregut të Krishtlindjes në Potsdam

Periudha festive përpara Krishtlindjes në Gjermani nis sërish me një ngjarje të dyshuar terrorizmi.

17:27
Reshjet, probleme edhe në Bulqizë, rreshkitje dheu në Rrugën e Arbrit

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruar me stuhi të forta gjata natës së kaluar dhe përgjatë ditës së sotme, kanë shkaktuar probleme edhe në rrethin e Bulqizës.

17:00
Shqipëria nën ujë; rrugë, banesa e biznese të përmbytura

Në Shijak mbi 20 banesa që ndodhen pranë lumit Erzen janë përmbytur. Si rezultat i reshjeve të vazhdueshme, ujërat kanë vërshuar brenda banesave, ndërsa Ujësjellës-Kanalizimet Durrës njoftoi dhe për probleme në furnizimin me ujë të pijshëm të kësaj zone.

16:30
Hidhet shorti i Botërorit 2018, ndeshja hapëse Rusi-Arabi Saudite

Goglat e shortit përcaktuan që ndeshja hapëse e Botërorit të zhvillohet mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, ndërkohë që rezervuan një “grup ferri” për Spanjën dhe Portugalinë, dy kombëtaret iberike që do të luajnë të parën përballje të grupit të tyre B.

16:04
Aksidentohet autoambulanca, vdes një 42-vjeçar

Një autoambulancë ka dalë nga rruga në afërsi të Milotit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 42-vjeçar.

15:55
Lidhjet “Trump-Rusi”, Flynn akuzohet zyrtarisht për deklarim të rremë

Ish-këshilltari i lartë për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, Michael Flynn është akuzuar zyrtarisht për deklaratë të rreme ndaj FBI-së në muajin janar.

15:31
Përmbytjet, pamjet nga ajri; Kamera e Top Channel filmon evakuimin

Pavarësisht kushteve tejet të vështira meteorologjike, helikopterët e ushtrisë janë ngritur në fluturim për të evakuuar disa familje që kishin mbetur të bllokuar nga përmbytjet në Mallkuç e Derven.

15:19
Evakuimi nga përmbytjet, dhjetëra persona strehohen në Zall-Herr

Që prej mbrëmjes së djeshme 11 personat e evakuuar nga fshati Valias në Kamëz, ndodhen në Qendrën Shëndetësore të Komandës së Forcave Tokësore në Zall-Herr. Ata tregojnë frikën dhe momentin e shpëtimit nga batalioni i forcave speciale.

15:14
Përmbytet Shqipëria, rreziku më i madh në jug, ushtria evakuon banorët

Shqipëria është e zhytur në ujë nga moti i rënduar me reshje të mëdha të shiut të rëna dy ditët e fundit. Situata është problematike në të gjithë vendin.

15:13
Meta: Bashkëpunim të të gjithëve me emergjencat civile

Kreu i shteti Ilir Meta kërkon bashkëpunimin e të gjithëve me forcat e ushtrisë, policisë dhe emergjencave civile që janë në terren.

15:13
Tirana nën ujë, pamje të filmuara me “dron” – VIDEO

Motit me reshje të dendura, që solli edhe përmbytje në pjesën më të madhe të vendit, nuk i shpëtoi as kryeqyteti.

15:09
Basha në Kamëz: Banorët të bashkëpunojnë me emergjencat civile

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qënë në familjet e prekura nga përmbytjet në bashkinë e Kamzës, ku i kërkoj qeverisë të bëjë gjithçka për tu ardhur në ndihmë banorëve.

15:03
Inter rinovon me Handanoviç deri në 2021-shin

Tashmë është gjithçka zyrtare. Interi ka rinovuar kontraktën me portierin e përfaqësueses sllovene, Samir Handanoviç.

14:53
Përmbytjet zbresin në jug; Rreziku më i madh në Vlorë dhe Fier

Situata në fshatrat përgjatë shtratit të lumit Vjosë vjen duke u rënduar. Lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa shtëpi pranë Urës së Mifolit si edhe dhjetëra hektarë pyje dhe tokë bujqësore.

14:53
Rama: Banorët e zonave në rrezik të evakuohen

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ai i Bujqësisë, Niko Peleshi, kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka qënë në urën e Mifolit në Fier, një nga zonat kritike nga përmbytjet.

14:39
Botërori i Rusisë, Infantino shprehet i sigurtë: Do të jetë më i miri

Botërori i Rusisë do të jetë më i miri në historinë e futbollit. Për këtë është shprehur i bindur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë një konference për shtyp.

14:38
Apel për zonat më të rrezikuara nga përmbytjet: Largohuni

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se 500 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan për menaxhimin e situatës në zonën më të prekura nga moti i keq, kryesisht në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Gjirokastrës.

14:34
Peleshi: Jemi në kufijtë kritikë të nivelit të Vjosës

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka shkuar pranë Urës së Mifolit për të parë nga pranë kërcënimin e lumit Vjosë si pasojë e reshjeve të dy ditëve të fundit.

14:24
“Stuhia” arreston dy persona në Kamzë, në kërkim tre të tjerë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Stuhia”, ku ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë për vjedhje.

14:23
Kritike situata në Cërrik, rrezikohen 20 familje

Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin me shira të rrëmbyer, ka krijuar një situatë të rënduar edhe në qytetin e Cërrikut.

14:21
Shorti i Botërorit “Rusi 2018”, sot në orën 16:00

Pallati i Kremlinit do të jetë skena e shortit të Botërorit të vitit 2018, që do të hidhet në orën 16:00. Të pranishëm në ceremoninë e përgatitur me këtë rast do të jenë trajnerët e të 32 skuadrave pjesëmarrëse, me përjashtim të atyre të Uruguajit dhe Australisë, ndërkohë që ceremonia do të drejtohet nga Gary Lineker dhe gazetarja ruse Maria Komandnaya.

14:15
Petrit Vasili: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkon të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në vend.

14:14
Botërori i Peshëngritjes, Evangjeli Veli renditet e teta

Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli renditet në vendin e tetë në kampionatin botëror të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Anaheim të Kalifornisë, në SHBA.

13:57
Shëndetësia në gatishmëri, dy misione shpëtimi me helikopter

Dy gra me probleme akute shëndetësore u transportuan para pak minutash pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë ndërhyrjes së Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

13:56
Moti i keq, FSHF shtyn ndeshjet e inferiorëve. Superiorja, ndryshojnë oraret

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të pezullojë shumicën e ndeshjeve të kampionatit për këtë fundjavë.

13:46
Thaçi: Transformimi i FSK-së në FA, në të mirë të shtetit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur këtë të premte komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtnant Rrahman Ramën, nga i cili është informuar për progresin e bërë gjatë muajve të fundit rreth transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.

13:46
Turbullohet liqeni i Bovillës, stakohet impianti i ujit të pijshëm

Impianti i Bovillës është stakuar për shkak të turbullirës së shkaktuar nga reshjet e shiut në liqenin e Bovillës.

13:45
Reali i Madridit i do të gjithë, në shënjestër De Bruyne

Reali i Madridit hedh sytë nga Manchester City. Klubi merenges tani shfaq interes për Kevin de Bruyne një prej futbollisteve më në formë të skuadrës kryesuese të Premier League.

13:41
Liberalizimi i vizave, Haradinaj: S’kam ende datë. Presim raportin e komisionit

Kreu i ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë është shprehur se ende nuk ka një datë sa i përket liberalizimit të vizave, por sipas tij, Komisioni për Demarkacionin ka ardhur me gjetjet e veta dhe të hënën ky raport do të diskutohet në qeveri për të proceduar më tej.

13:38
FA ndërhyn me helikopter për evakuimin e disa familjeve

Ushtria ka ndërhyrë me helikopterë për evakuimin e disa familjeve, që kishin mbetur të bllokuar nga përmbytjet në Mallkuç e Derven.