Ministri Ditmir Bushati është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Wess Mitchell.

Mitchell ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në NATO dhe në koalicionin për fitoren mbi ISIS dhe promovimin e ruajtjen e stabilitetit në rajon. Ai përgëzoi qeverinë shqiptare për përpjekjet e saj në zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ministri Bushati, duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA, falënderoi Ndihmës Sekretarin Mitchell për kontributin e Administratës Amerikane, për zhvillimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA-së.

Top Channel