Kreu i qeverisë zhvilloi inspektimet në zonat e përmbytura në jug të vendit.

Në Ferras, e cila është edhe zona me evakuimet më të mëdha dhe ku banorëve u kërkohet ende largimi nga shtëpitë, kreu i qeverisë cilësoi si të rëndësishme vijimin e investimeve për argjinaturën, pas një analize që do të bëhet me përfundimin e situatës.

“Situata ishte shumë e frikshme sepse e tejkaloi vitin 2015. Ishte një sprovë e madhe, por ndërhyrjet treguan dobishmërinë e tyre. Duhet të vazhdojmë me ndërhyrjet aty ku identifikohet domosdoshmëria për krijimin e infrastrukturës së sigurisë dhe mbrojtjes që të kemi imunitet kur të vijë tjetra”, tha Rama.

Ndalesa tjetër e Ramës ishte në Urën e Mifolit ku ujërat kanë arritur nivelin e urës. Kryeministrit tha se gjatë këtyre ditëve një ndihmë të madhe kanë dhënë edhe hidrovorët që kanë funksionuar 24 orë pa pushim.

“Investimet që ka bërë Ministria e Infrastrukturës dhe e energjisë bashkë me OSHEE për linjat e dyta të hidrovorëve na kanë dhënë një dorë shumë të fortë sepse ndryshe do ishim prapë në vështirësi të madhe. Hidrovorët kanë funksionuar të gjitha perfekt”, tha Rama.

Top Channel