Gjykata e Pireut ka vendosur të lërë në burg 11 të arrestuarit më 24 nëntor, të akuzuar për trafikimin e 1.6 tonëve kanabis sativa me motoskaf.

Gjykatësi i çështjes ka vendosur pasditen e së premtes që të 11 të akuzuarit si trafikantë të lëndës narkotike të mbahen në burg deri në përfundim të hetimeve.

Mbi ta rëndojnë akuza të rënda, për të cilat, nëse gjenden fajtorë, të akuzuarit do të përballen me dënime të rënda.

Mes të akuzuarve për trafikun e kanabisit nga Shqipëria drejt Greqisë, e më tej drejt Turqisë, janë 6 shqiptarë, dy grekë, dy italianë dhe një bullgar.

Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në datën 24 nëntor dhe zgjati 48 orë, teksa një gomone e ngarkuar me kanabis u sekuestrua në afërsi të ishullit Xia (Kea) në jug të Athinës, pas një ndjekjeje me helikopterë dhe motovedeta të Rojes Bregdetare greke.

Përveç kanabisit, organizatës iu kapën edhe 4 pistoleta dhe një gomone me 3 motorë nga 350 kuaj fuqi. Ata do të mbahen në Burgun e Koridhalosë, deri në përfundim të hetimeve.

Top Channel