Mrekulli afrikane në New Jersey, Maroku i jep leksion taktik “Seleçaos” pa Neymar 14/06 00:57
Pa filluar ende ndeshja tensionet janë të larta në Korçë, në prag të përballjes Skënderbeu-Kukësi. Tifozët e të dyja skuadrave janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të stadiumit, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.
Top Channel sjell pamjet filmike, të fiksuara pak minutra më parë, teksa grupe të ndryshme tifozësh lëviznin me shpejtësi, ndërsa shkëmbejnë hedhje gurësh e sendesh të tjera të forta. Është dashur edhe ndërhyrja e forcave të policisë për të normalizuar situatën.
Skënderbeu dhe Kukësi përballen sot për javën e 13-të të Superiores.
Top Channel