Dy studimet e Fabian Zhillës dhe Besfort Lamallarit tregojnë një panoramë të qartë sesi ka evoluuar krimi i organizuar në Shqipëri, si edhe organizatat kriminale.

Drejtori i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Andi Dobrushi tha se këto studime bazohen mbi një punë voluminoze gjatë së cilës janë intervistuar gjyqtarë e Prokurorë të Krimeve të Rënda, avokatë e ekspertë të policisë si dhe janë analizuar 71 vendime të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Sipas këtyre dy studimeve, një sërë bandash që kanë vepruar gjatë 1997 kanë ndërvepruar mes politikës dhe pushtetit vendor.

Sipas studimit, partitë politike kanë përfituar fonde edhe nga persona të dënuar për veprimtari të paligjshme jashtë vendit. I tillë, thotë studimi, është rasti i një rrjeti kriminal të gjykuar në Dendermonde të Belgjikës.

Studimet tregojnë gjithashtu hartën e grupeve kriminale që funksionojnë ende në qytetet e mëdha dhe fushën e veprimti të tyre që nga vrasjet, droga dhe gjobëvëniet.

Top Channel