E mërkurë, 06 Dhjetor 2017
14:38
Policia s’e gjen dot, të dyshuarin e “kap” noterja

Prej një viti është në kërkim nga policia, por ky fakt nuk e pengon të shkojë tek noterja dhe të japë një deklaratë noteriale për Gjykatën Krimeve të Rënda.

14:37
Taksat për turizmin, nga lehtësitë përfitojnë investimet e reja

Do të jetë qeveria ajo që do të përcaktojë se kush do jenë subjektet që do të përfitojnë statusin e investitorit special në turizëm që do të përjashtohen nga taksat.

14:02
Spaho, letër Ruçit: Ndërprit shorteun për KED, antikushtetues

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho në një letër dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi e quan antikushtetues shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurës, duke kërkuar opinionin e Këshillit të Legjislacionit.

13:21
Veliaj: Falë investimeve, Tirana i shpëtoi përmbytjeve

Në konsultën e parë publike për Planin e Veprimit për Qytetin e Gjelbër, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana i shpëtoi përmbytjeve falë investimeve.

13:03
Drogë dhe armë në Zhapokikë, në kërkim autorët

Drogë dhe armë zjarri janëe sekuestruar në Zhapokikë të Gjirokastrës, teksa policia po punon për arrestimin e autorëve.

12:12
Anarkistët dhe Erdogan, Athina në “shtetrrethim”

Më shumë se 5000 policë janë angazhuar për ruajtjen e rendit në kryeqytetin grek, Athinë për shkak të protestave masive të paralajmëruara në përvjetorin e 9-të të ekzekutimit të adoleshentit Aleksis Grigoropoulos në lagjen Aksarksia të Athinës.

12:10
Droga “fikte” skanerin; arrestohen dy policë dhe dy doganierë

Prokuroria dyshon se ka të tjerë policë që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë ndihmuar kalimin e 2.5 ton kanabis nga Porti i Durrësit në drejtim të Ankonas.

12:04
Tiranë, sekuestrohet 65 kg kanabis; tre në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në sajë të operacionit të koduar “Vakumona”, ku ka sekuestruar edhe 65.6 kg kanabis sativa.

11:47
Refugjatët në ishujt grekë, situatë përtej dëshpërimit

Organizatat humanitare paralajmëruan për emergjencën e rrezikshme në ishujt e Egjeut, një ditë pasi banorët e tyre protestuan në Athinë ndaj politikave që kanë braktisur me mijëra emigrantë dhe refugjatë në qendrat e pritjes.

11:36
Veliaj fton komunitetin arbëresh të investojë në Tiranë

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar komunitetin arbëresh të investojë në Tiranë.

11:24
Ringritja e urave, ndihmë edhe nga Kosova

Ndihma për ringritjen e urave do të vijë edhe nga Kosova. Mëngjesin e së mërkurës, kabineti qeveritar në Kosovë miratoi kërkesën e dorëzuar një ditë më parë nga Ambasada shqiptare në Prishtinë.

11:01
Takimi me Metën, propozimi i veçantë i Romano Prodit

Romano Prodi ndodhet në Shqipëri në kuadër të 20-vjetorit të misionit “Alba”. Ai ishte mëngjesin e të mërkurës me kreun e shtetit Ilir Meta.

10:45
Për një urë…izolohet fshati Vanë në Delvinë

Të paktën 350 banorë të fshatit Vanë në Delvinë janë izoluar mes dy brigjeve të lumit të Kalasës pas shembjes së urës që lidh këtë fshat me rrugën kryesore.

10:33
Hedh 23.5 kg hashash nga makina, në kërkim 25-vjeçari

Nuk iu bind urdhrit të policisë, dhe pak metra më tutje hodhi me shpejtësi drogën që kishte në makinë, për të braktisur më pas dhe këtë të fundit.

09:58
Gjyqi “Shullazi”, shtyhet sërish seanca; avokatët kërkojnë pushimin e çështjes

Seanca e radhës në procesin gjyqësor kundër Emiljano Shullazit është shtyrë sërish. Shkak këtë herë është bërë mungesa e Prokurorëve.

09:12
Tenton të marrë fëmijën nga çerdhja, shkel urdhrin e mbrojtjes ndaj ish gruas

Një 40-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes ndaj ish bashkëshortes së tij.

08:55
Vrasja e gazetares në Maltë, paditen 3 persona

Tre persona u paditën për vrasjen e gazetares dhe blogeres malteze Daphne Caruana Galizia.

08:47
Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Presidenti amerikan Donald Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

E martë, 05 Dhjetor 2017
23:52
Zhvendosja e Ambasadës amerikane në Jeruzalem, liderët arabë paralajmërojnë Trumpin

Plani i Donald Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael, nga Tel Avivi në Jeruzalem, ka ndezur reagimin e ashpër të vendeve arabe.

22:48
Barça e Juventus, fitore të njëjta dhe kualifikim

Edhe në ndeshjen e fundit në grupe, Barcelona nuk toleroi aspak ndaj portugezëve të Sporting, duke fituar 2-0, rezultat, i cili i jepte kualifikim edhe Juventusit, por bardhezinjtë nuk pritën nga spanjollët pasi gjithashtu fituan me të njëjtin rezultat 0-2 në Greqi ndaj Olympiakos.

22:38
Atletico jashtë Champions, kalon Roma dhe Chelsea

Edhe pse me rezultat minimal, fitorja e Romës në Olimpico ndaj Qarabag të kapitenit kuqezi, Ansi Agolli, siguroi jo vetëm kualifikimin, por edhe vendin e parë në grupin C.

22:37
PSG dorëzohet në “Allianz Arena”, triumfon Bayern

PSG i milionave ka dalë me kokën ulur nga “Allianz Arena” teksa ka pësuar humbjen e parë në Champions League këtë sezon nga Bayern Munchen, me rezultatin 3-1.

22:35
Champions, kualifikohet Baseli i Taulant Xhakës

Në një grup të vështirë me Manchester United, CSKA dhe Benfica, Baseli i Taulant Xhakës ka arritur të bëjë mrekullinë duke u kualifikuar për në fazën e ardhshme të Champions League, pasi siguroi vendin e dytë.

22:04
Lushnje/ Shkolla e Dushkut jashtë funksionit, mbeturina digjen në oborr

Shkolla e Mesme e Bashkuar “10 korriku” në Dushk të Lushnjes edhe pse është ndërtuar në vitin 2001 sot gjendet në një situatë të mjerueshme.

22:00
“Hetues” privat për lopën e vjedhur, informacioni kushtoi 700 mijë lekë

Një fermer nga Trebinja, ankohen për policinë që nuk ka marrë asnjë masë për lopën dhe mëshqerrën që i kanë vjedhur. Hajdutin e ka gjetur vetë pasi ka paguar informator, por lopa me mëshqerrën nuk i janë kthyer. Për këtë arsye ai iu drejtua emisionit Fiks Fare për të gjetur një zgjidhje.

21:41
Kryeprokurori, çfarë do të ndodhë pas së enjtes?!

Nga dita e enjte, Kryeprokurorit të Republikës i mbaron formalisht mandati. Këtu është edhe debati, që është sa juridik dhe kushtetuese, po aq politik. A do të vazhdojë apo jo Adriatik Llalla në detyrën e tij? A do kërkojë mazhoranca ta zëvendësojë atë, me kë dhe për sa kohë?

21:07
Përplasen trenat në Gjermani, me dhjetëra të plagosur

Të paktën 50 persona janë lënduar në një përplasje trenash në afërsi të Dyseldorfit, tha policia gjermane.

21:00
Arrestohet nënkomisari i policisë, dyshohet si organizator i trafikut të 2.5 tonëve droge

Pas më shumë se dhjetë muajsh hetimi, Prokuroria e Krimeve të Rënda nxori urdhër arreste edhe për tre persona të tjerë në lidhje me një sasi prej 2.5 tonësh droge, e llojit kanabis sativa, e cila u kap në Ankona në janar të këtij viti. Droga që kaloi nga porti i Durrësit, dyshohej se ishte e një rrjeti trafikantësh shqiptar.

20:02
Peticioni i mjekëve: Mbingarkesë në QSUT, të shpërndahen pacientët

Mbingarkesa e punës me mbi 200 raste urgjencash në ditë, ka detyruar mjekët e këtij shërbimi t’i kërkojnë drejtorisë së QSUT shpërndarjen e pacientëve, duke përdorur deri diku presionin, se nëse kjo kërkesë nuk do të zgjidhej brenda 30 ditëve, do të jepnin dorëheqjen.

20:02
Kukësi, tension për rezultatet. Protagonistët: Çështje e brendshme, debate normale

Ekipi i Kukësit humbi ndeshjen e fundit në Korçë përballë Skënderbeut, duke u larguar 9 pikë nga kreu i renditjes.

19:49
Mashtrimi me pagat, Ahmetaj: 42 për qind janë fiktive

Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se pensioni i mijëra qytetarëve që punojnë në privat po cënohet për shkak se biznesi, veçanërisht ai i madh, nuk deklaron pagat reale.

19:46
Zgjedhja e kryeprokurorit, ngërçi ligjor për pasuesin e Adriatik Llallës

Kur përfundon mandati i Adriatik Lallës? Kryetari i Komisionit të Ligjeve është i prerë për këtë.

19:41
Një ditë në Darëzezë, aty ku uji ka lënë frikë dhe pasiguri

Në Darëzezë lajmi i mirë që është që prurjet e Vjosës janë zvogëluar dhe uji po tërhiqet. Lajmi i keq, është që shumë sipërfaqe toke dhe banesa janë ende nën ujë.

19:35
Gjendja e emergjencës, vendimi që Qeveria refuzon të marrë

Qeveria po heziton të shpallë gjendjen e emergjencës, nga ana tjetër Kryeministri Rama deklaroi se do të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytjet.

19:00
Pas përmbytjeve, EC: Rrezik rrëshqitja e dherave

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ka lëshuar një deklaratë pas përmbytjeve që kaloi vendi ditën e fundit si pasojë e shirave, duke vënë në dukje rrezikun nga rrëshqitjet e dherave dhe shkëmbinjve, si rezultat i erozionit të shkaktuar nga shpyllëzimi dhe prezenca e lartë e ujërave nëntokësorë e sipërfaqësorë.

17:52
Integrimi, Juncker: Mund t’i rekomandoj KE-së hapjen e negociatave

Presidenti i Këshillit të Europës, Jean-Claude Juncker gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka deklaruar se ndodhet në një pikë ku mund t’i rekomandojë KE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë.

17:30
AIDS, Shqipëria e treta

Shqipëria zë vendin e tretë në rajon për sa i përket personave të infektuar nga HIV/AIDS.

17:09
Hiqet “njolla” ndaj kampionëve. Kukësi, larg trukimeve

Kampionët e Shqipërisë në futboll u përfolën këtë verë për trukimin e ndeshjeve gjatë fazës përgatitore të zhvilluar në Austri, aq sa të sillnin dhe një hetim nga Prokuroria për këtë rast.

16:42
Forumi i Ballkanit Perëndimor, Rama: Anëtarësimi në BE s’duhet të kthehet në iluzion

Gjatë forumit të Ballkanit Perëndimor, “Miqtë e Europës”, që është duke u mbajtur në Brukesl, Kryeministri Rama u shpreh se pa ndihmën e Bashkimit Europian, Shqipëria nuk do të mundte të realizonte reformat që po kryhen në vend.

16:40
Eksperti austriak: Ballkani të përballet me të kaluarën

Pas mbylljes së Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, vendet e Ballkanit duhet të përballen me të kaluarën e tyre. Kështu mendon Wolfgang Petritsch, ish-përfaqësues i lartë për Bosnje-Hercegovinën.

15:00
Si shpallen emergjencat? Vendimi i Qeverisë “Nano”; Shteti paguan për të gjitha

Pa u tërhequr uji nga të gjitha shtëpitë dhe tokat e përmbytura, politika po debaton se si duhet trajtuar kjo situatë. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë shpalljen e gjendjes së emergjencës, por qeveria refuzon në mënyrë të prerë.

14:41
Tabaku: Të dhënat e qeverisë, propagandë në kohë përmbytjesh

Qeveria Rama në mandatin e parë nuk ka hapuar 260 mijë vende pune, por vetëm 30 mijë, sipas INSTAT. Kështu deklaron deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat.

14:27
Vasili: Shëndetësia falas, mashtrim kriminal i Edi Ramës

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e quan mashtrim kriminal të kryeministrit shëndetësinë falas.

14:11
Ambasadori në NATO, lirohet Demi. Meta beson tek Visho Ajazi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO Leonard Demi.

13:30
Euro për t’u rikthyer, azilkërkuesit shqiptarë nuk përfitojnë

Policia e Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 3 agjenci turistike si dhe po heton 4 operatorë të tjerë, të cilët nëpërmjet dokumenteve false, apo skemave të ndryshme kanë mundësuar udhëtimin e shtetasve shqiptarë jashtë kufijve me qëllimin për të kërkuar azil.

13:20
Jeruzalemi kryeqytet? Erdogan: Vija e kuqe për myslimanët

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin të njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, Turqia do të shkëpusë të gjitha marrëdhëniet me shtetin hebre dhe kërcënon se kjo lëvizje do të ishte kalimi i vijës së kuqe për myslimanët.

12:18
Integrimi i Shqipërisë, Mogherini: Mundësi të mira në fillim të vitit

Kryeministri Edi Rama është takuar me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini në Bruksel.

12:07
Spanja tërhiqet nga urdhërarresti për ish-Presidentin katalanas

Spanja është tërhequr nga urdhër-arrestet ndërkombëtare të shpallura për ish-presidentin katalanas, Carles Puigdemont dhe katër ish-ministra të tij.

11:46
Tiranë dhe Vlorë, dy persona tentojnë të vetëdigjen

Dy persona kanë tentuar të vetëdigjen paraditen e të martës. Rasti i parë është shënuar në Tiranë, ku S. ZH në shenjë proteste për pagat e munguara në punën që ka qënë ka tentuar të vetëdigjet.

11:45
105-vjetori, Meta: FA, e pazëvendësueshme për shërbimin ndaj qytetarëve

Forcat e Armatosura përkujtuan 105-vjetorin e krijimit të tyre. Ceremonia duhet të ishte zhvilluar të hënën, por për shkak të angazhimit masiv të ushtrisë në zonat e përmbytura, ceremonia u shty për të martën.

11:12
Los Angeles, mijëra persona braktisin shtëpitë nga zjarri

Mijëra njerëz u detyruan që të braktisin shtëpitë e tyre në veri të Los Anxhelesit për shkak të një zjarri masiv që po lëviz me shpejtësi në zonë.

11:05
Kryemadhi: Edukimi i të rinjve nxjerr Shqipërinë nga tranzicioni

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bashkëbiseduar me bordin drejtues të Universitetit “George Washington” në SHBA mbi problemet aktuale në Shqipëri.

10:37
N.Stacioni i Kasharit, OSHEE ndërhyn pas përmbytjes

Pak ditë pasi uji hyri në nënstacionin e Kasharit, për shkak të reshjeve të dendura që mbërthyen vendin, OSHEE do të bëjë punime për mirëmbajtjen e rrjetit.

09:56
Vullnetar për kafshët e Kopshtit Zoologjik

Vullnetarizmi nuk ngelet vetëm në kuadrin e ndihmës së njerëzve në komunitet, por dhe kafshëve në nevojë dhe për këtë bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë duke u kërkuar qytetarëve të ndihmojnë në Kopshtin Zoologjik.

09:52
Vjedh marketin për cigare dhe alkool, arrestohet 48-vjeçari

Cigare, pije alkoolike dhe sasinë e parave që ka mundur të gjejë e kanë çuar 48-vjeçarin Leonard Dano të vjedhë një market në Sarandë.

09:49
Dhunon gruan në sy të fëmijëve, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe për më tepër në sy të fëmijëve të mitur.

09:04
Njohja e Jeruzalemit, SHBA paralajmërohet nga aleatët

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha homologut të tij Donald Trump se është i shqetësuar se lideri amerikan mund të njohë njëanshëm Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

08:51
Tentojnë të kalojnë Morinën me dokumente false, arrestohen

Dy persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara, ndërsa një i tretë është përpjekur ti ndihmojë.

08:36
Borxhi i Apple, KE detyron Irlandën ta pranojë

Qeveria irlandeze ka arritur një marrëveshje me Apple që të nisë grumbullimin e 13 miliardë eurove, taksa që gjigandi i teknologjisë i detyrohet.

03:09
Ndalim-udhëtimi i myslimanëve, Gjykata Supreme mbështet kërkesën e Trump

Gjykata supreme në Shtetet e Bashkuara, i dhuroi të hënën një fitore presidentit Donald Trump, pasi i hapi udhën urdhrit të tij të ndalimit të udhëtimit në SHBA të personave nga 6 vende me shumicë myslimane, që të marrë fuqi të plotë edhe nëse sfidat ligjore vijojnë në gjykatat më të ulëta.

01:14
Qetësohet Vjosa, të evakuuarit rikthehen në shtëpi

Në komunikimin e fundit për ditën e hënë, Komiteti i Emergjencave njoftoi se moti ka ardhur drejt përmirësimit dhe prurjet Vjosës kanë rënë poshtë nivelit kritik. Lumi është kthyer në shtratin e vet dhe po tërhiqet nga zonat e përmbytura.

E hënë, 04 Dhjetor 2017
22:31
Të bllokuar nga uji, policia i vjen në ndihmë një familje në Darëzezë

Policia ka ndihmuar një familje me 9 anëtarë të cilët kishin mbetur të bllokuar nga uji dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

21:51
Përmbytjet, Ballo: Argjinaturat duhen rikonstruktuar, jo më projekte të vjetra

Inxhinieri hidroteknik, Fitim Ballo teksa bën thirrje në emisionin “Top Story” se argjinaturat e lumenjve, të cilat janë ndërtuar shumë vite përpara, duhet të rikonstruktohen dhe të mirëmbahen apelon edhe për faktin ato nuk mund të bëhen me projekte të para 50 vitesh.

21:40
“Zemërimi” i Vjosës!

Ndër vite Shqipëria është përballuar me një sërë përmbytjesh, ku natyra, por dhe dora e njeriut, ka bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati e tyre e të marrin përpara gjithçka: toka bujqësore, banesa, bagëti, e gjithçka tjetër.

21:07
5 milionë dollarë, investim i Bankës Europiane të hedhura dëm

Shirat e fundit shkatërruan rrugën e cila lidh Krujën me Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës. Ky aks rrugor i investuar nga Banka Europiane, kushtoi 5 milionë dollarë dhe u inaugurua në vitin 2014.

20:56
Përmbytjet, dëmet në banesa, bagëti dhe të mbjella

Në ditën e tretë të përmbytjes, disa banorë të fshatit Fitore të Novoselës janë kthyer në shtëpi, kanë nisur pastrimin, dhe tharjen e orendive shtëpiake.

20:54
Të maskuar dhe të armatosur, grabisin një biznes në Korçë

Persona të armatosur dhe të maskuar kanë kryer një grabitje në një firmë private në Korçë mbrëmjen e sotme.

20:32
Pogradec, shembet masivi shkëmbor, 4 të lënduar

Një masiv shkëmbor ka rrëshqitur në rrugën që të çon nga Pogradeci në fshatin Proptisht duke lënduar edhe 4 persona që po udhëtonin me një automjet.

20:07
Miratohet projekt-rezoluta për dënimin e dhunës ndaj grave

Pas një mocioni me debat Parlamenti miratoi projekt-rezolutën për dënimin e dhunës ndaj grave dhe marrjen e masave urgjente për evidenimin e rasteve dhe gjetjen e mekanizmave ligjorë për parandalimin e këtij fenomeni.

19:58
Përse përmbytemi?

Në fillim të këtij viti, qeveria shpërndau 61 ekskavatorë të rinj për bashkitë e vendit, të cilat sipas kryeministrit do garantonin ujitjen e tokave por dhe do të shmangin përmbytjet.

19:55
Bilanci i përmbytjeve, dëmet në 2017 disa herë më të rënda se në 2015

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e këtij viti janë disa herë më të larta se sa në vitin 2015 kur ndodhi përmbytja e fundit masive. Top Channel krahason të dhënat zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe emergjencat civile për bilancin e dy përmbytjeve.

19:51
“Top Story”, sonte pranë banorëve të përmbytur në Darëzezë

“Top Story” shkon sonte në Darëzezë, në epiqendrën e përmbytjes, për të sjellë dëshmitë e banorëve, që kanë humbur gjithçka nën pushtetin e ujit.

19:31
Medalja e munguar, Qerimaj ankohet për kushtet e stërvitjes

Botërori i peshëngritjes që po zhvillohet në Kaliforni ka regjistruar rezultate pozitive për sportistët shqiptarë.

19:10
Tusk takohet me Ramën: Të mbahet ritmi i reformave

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë pasdite me kreun e Këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk.

18:43
Kufiri me Malin e Zi, qeveria e Kosovës me nismë të re në Parlament

Kosova bën hapa për t’i dhënë fund ngërçit të demarkacionit. Në mbledhjen e qeverisë u vendos që marrëveshja për kufirin me Malin e Zi të shkojë për votim në Kuvend.

18:37
BSH organizon seminarin e Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore

Banka e Shqipërisë organizon në dy ditë, datat 4 dhe 5 dhjetor workshop-in e 11-të të Kërkimeve Ekonomike për Europën Juglindore. Ky seminar, i organizuar për të njëmbëdhjetin vit radhazi nga Banka e Shqipërisë, ka për qëllim të nxisë diskutimin dhe promovimin e kërkimit ekonomik, si dhe bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore.

17:37
“KLSM 2017”, Meta uron 105-vjetorin e FA të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim këtë të hënë me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM 2017), me pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe rajoni e më gjerë.

17:29
Basha në Bruksel: Stepje sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Bruksel, në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane. Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë takimesh me kolegë, drejtues të partive simotra dhe përfaqësues të qeverive europiane.

17:02
MAS: Nesër rifillon mësimi në disa shkolla

Ministria e Arsimit ka njoftuar rifillimin e mësimdhënies normale nga dita e nesërme të disa shkollave të vendit, pas mbylljeve për shkak të shirave të dendur.

16:48
Dorëheqja e Gruevskit, më 23 dhjetor mblidhet Kongresi i VMRO-DPMNE-së

Komiteti i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së do të mbajë punimet e Kongresit të jashtëzakonshëm më 23 dhjetor, pas dorëheqjes së paralajmëruar të kreut të partisë, Nikola Gruevski.

15:45
Pacolli: Serbia mos ta thotë, por të veprojë si ta kishte njohur Kosovën

“Serbia nuk duhet të thotë nëse e njeh Kosovën, por duhet të veprojë sikur ta ketë njohur atë”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli në një intervistë për “Deutsche Welle”-n.

15:28
Demarkacioni me Malin e Zi, qeveria e Kosovës e çon në Parlament

Kosova bën hapa për t’i dhënë fund ngërçit të Demarkacionit. Në mbledhjen e qeverisë u vendos që marrëveshja për kufirin me Malin e Zi të shkojë për votim në Kuvend. Asaj do t’i bashkëngjiten edhe përfundimet e Komisionit të ri shtetëror për Kufirin, i cili arriti në përfundimin se ujdia e nënshkruar në vitin 2015 ka cënuar tërësinë territoriale të Kosovës.

14:52
Superiorja, java e 14 luhet të shtunën e të dielën

Java e 14 e Kategorisë Superiore, që do të luhet këtë fundjavë, do të hapet me ndeshjet e dy ndjekësve kryesorë, pas surprizës me emrin Kamza, të Skënderbeut të shkëputur në krye të klasifikimit, Kukësi kampion në fuqi dhe Flamurtari, që po kalon një moment të mirë këtë sezon por dështoi të merrte fitoren ndaj Luftëtarit.

14:51
Flamurtari nuk përfiton, ndalet në barazim nga Luftëtari

Flamurtari ka shpërdoruar një mundësi të artë për t’u ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit të Kategorisë Superiore, teksa nuk mundi të ruajë avantazhin e pjesës së parë në transfertën e Gjirokastrës, ku u ndal nga Luftëtari vendas në një barazim 1-1 nga një “ish”.

14:38
Basha në Asamblenë e PPE-së në Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka udhëtuar për në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane.

14:38
Rama në Bruksel, takim me Donald Tusk

Kryeministri Edi Rama takohet këtë pasdite me kreun e Këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk. Sipas axhendës së këtij takimi, mes tyre është parashikuar dhe një deklaratë e përbashkët.

13:43
Olsi Rama “fillon” shkollën…për drejtor sportiv!

Në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit ka filluar kursi për “drejtorët sportivë”, i cili është zhvilluar në ambientet e federatës nën drejtimin e Sektorit të Edukimit.

13:40
Ulet rreziku i përmbytjeve, IGJEU: Prurjet e lumenjve në nivele normale

24 orët në vijim do të jenë të qeta, me reshje mesatare shiu kryesisht në Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Fier.

13:05
Vjedh kartat e kreditit të kushëririt, arrestohet

Klevis Veizaj, 23 vjeç nga Usoja e Mallakastrës kishte vjedhur kartat e kreditit të kushëririt të tij, e më pas kishte tërhequr edhe paratë.

12:52
Parandalimi i përmbytjeve, bashkia e Tiranës vijon me mbjelljen e pemëve

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit vijojnë me projektin e mbjelljes së pemëve, si masë për të shmangur rrëshqitjet e dherave dhe fatkeqësitë natyrore. 200 pemë të tjera i janë shtuar pjesës jugore të Unazës së Madhe, pjesë e pyllit orbital.

10:39
Sarandë, arrestohet 38-vjeçari me heroinë

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi i janë gjetur dy doza heroinë me vete.

10:31
Vrasja e gazetares, Malta arreston 8 persona

Kritikave të Bashkimit Europian se autoritetet nuk po bëjnë mjaftueshëm për gjetjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vrasjes së një gazetareje të njohur vendase, Malta iu përgjigj me arrestimin e tetë personave.

09:32
Pasojat e përmbytjeve, nismë ligjore për sigurimin e banesave

Ka nisur lëvrimi i ndihmave humanitare për familjet e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit. Lajmi u bë i ditur në mbledhjen e Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, të mbajtur paraditen e së hënës.

09:23
Arrestohet maqedonasi, kërkohet nga Kroacia për mashtrim ekonomik

Një 61-vjeçar nga Maqedonia është arrestuar në Qafë Thanë pasi ishte shpallur në kërkim nga Kroacia për mashtrim ekonomik.

09:13
Xhafaj: Skanuam njerëzit e krimit. U mbyll faza paraprake e betejës

Ashtu siç raportoi Top Channel pak ditë më parë, policia ka tashmë një hartë të shtrrirjes së grupeve kriminale në Shqipëri.

08:26
BBC: Fondet ndërkombëtare në Siri i shkonin ekstremistëve

Qeveria britanike pezulloi një projekt ndihme ndërkombëtare pas një hetimi të BBC që zbuloi se paratë e taksapaguesve i shkonin ekstremistëve në Siri.

E diel, 03 Dhjetor 2017
22:46
Lazio përmbys e fiton në 10 minuta

Lazio ka triumfuar në limite duke mposhtu në transfertë Sampdorian. Kryeqytetasit i janë falur golit të Felipe Caicedos, i cili në kohën shtesë ka shokuar Sampdorian.

22:21
Durrës, 80 automjete s’imbarkohen në traget

Trageti i linjës Durrës-Ankona ka lënë të pa imbarkuara në ambientet e portit rreth 80 automjete të llojeve të ndryshme.

21:31
Negociatat me Tiranën, Kotzias: Jemi në rrugën e duhur

Në një intervistë për gazetën “Ethnos” të së dielës kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka bërë një pasqyrë të gjatë të politikës së Jashtme greke ku midis të tjerash ka folur edhe për Shqipërinë dhe negociatat me Tiranën që filluan në Kretë dhe do të vazhdojnë në Tiranë.

20:33
Fiton Bashkim Shehu; Çmimet ndërballkanike të letërsisë “Ballkanika”

Bashkim Shehu fitoi edicionin “Ballkanika 2015”. “Loja, shembja e qiellit” u shpall romani më i mirë në Ballkan. Për këtë çmim shkrimtari ishte në garë me 6 autorë nga vende të Ballkanit si Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Rumania.