PSG i milionave ka dalë me kokën ulur nga “Allianz Arena” teksa ka pësuar humbjen e parë në Champions League këtë sezon nga Bayern Munchen, me rezultatin 3-1.

Lewandowski dhe Tolisso shënuan në pjesën e parë duke i dhënë avantazhin e dyfishtë gjermanëve. Me të filluar pjesa e dytë, Mbappe shkurtoi diferencën për francezët, por vetëm kaq.

Në minutën e 69 ishte sërish Tolisso që vulosi fitoren e Bayern me rezultatin 3-1.

Me këtë fitore, Bayern dhe PSG kalojnë në fazën e ardhshme të Champions, me francezët që renditen të parët edhe pse me pikë të barabarta me gjermanët.

Top Channel