Edhe në ndeshjen e fundit në grupe, Barcelona nuk toleroi aspak ndaj portugezëve të Sporting, duke fituar 2-0, rezultat, i cili i jepte kualifikim edhe Juventusit, por bardhezinjtë nuk pritën nga spanjollët pasi gjithashtu fituan me të njëjtin rezultat 0-2 në Greqi ndaj Olympiakos.

Një gol në 15 minutat e para me anë të Cuadrado-s dhe një në fundin e kohës së rregullt me Bernardeschi-n, bën që Juventus të dalë me kokën lartë nga Greqia.

Edhe pse pa Messin në formacion, Barcelona nuk e pati të vështirë të mundë Sportingun. Një fitore e pastër për spanjollët me rezultatin 2-0 , me gola të shënuar nga Alcacer dhe Mathieu.

Top Channel