Të bllokuar nga uji, policia i vjen në ndihmë një familje në Darëzezë

04/12/2017 22:31

Policia ka ndihmuar një familje me 9 anëtarë të cilët kishin mbetur të bllokuar nga uji dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Mësohet se kryefamiljari së bashku me bashkëshorten janë transportuar në spitalin pasi kishin probleme me shëndetin edhe më parë.

Pjesëtarët e tjerë të familjes janë transportuar për t’u sistemuar në ambient të sigurt.

Top Channel