Klevis Veizaj, 23 vjeç nga Usoja e Mallakastrës kishte vjedhur kartat e kreditit të kushëririt të tij, e më pas kishte tërhequr edhe paratë.

Veizaj ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të bërë nga kushëriri i tij V. Veizaj, 25 vjeç. Policia nisi menjëherë hetimet për të gjetur autorin që kishte marrë kartat dhe pas hetimeve u identifikua Klevis Veizaj, i arrestuari i ditës së sotme.

“Ky shtetas në datën 17.11.2017 ka vjedhur 3 kartat e kreditit në shtëpin e shtetasit F.V, 25 vjeç dhe me anë të tyre ka tërhequr lekët në bankomat”, njofton policia e Fierit. Tashmë 23-vjeçari do të gjykohet për akuzën e vjedhjes.

Top Channel