![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T234339.544-800x450.jpg)
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka ofruar ndihmë kryeministrit shqiptar Edi Rama, për përballimin e përmbytjeve shkatërruese që kanë goditur jugun e vendit.
Në një deklaratë të presidentit serb, ky i fundit shpreh keqardhjen për përmbytjet që kanë gjunjëzuar jugun e vendit dhe kanë shkaktuar dëme materiale dhe njerëzore.
Vuçiç nënvizoi se Serbia është e gatshme të ofrojë mbështetje teknike dhe asistencë për Shqipërinë, për të minimizuar pasojat e kësaj katastrofe natyrore.
Ndihmë Shqipërisë i ka ofruar edhe Kosova dhe tashmë forcat emergjente të Ministrise se Punëve të Brendshme të Kosovës kanë arritur në Fier, ndërkohë që edhe FSK-ja është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Top Channel