“Sharra” PSG ngec në gozhdë, Strasburgu bën të pamundurën

02/12/2017 19:16

Të gjithë e kishin parashikuar që “sharra” PSG do të ngecte në gozhdë një ditë, por askujt nuk i kishtë shkuar në mendje se kjo do të ndodhte në javën e 16-të të Ligë 1.

Strasburgu bëri atë që nuk ka arritur ta bëjë asnjë skuadër deri më tani, si në Francë, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve; mposhti makinerinë e Emery.

Kur gjyqtari fërshelleu nisjen e takimit në Stade de la Meinau, as tifozi me optimist vendas nuk e kishte menduar që në përfundim të 90-minutave, skuadra e tij e zemrës do të dilte me tri pikë të plota, falë fitores 2-1.

Da Costa shënoi që në minutën e 13-të për vendasit, që e ruajtën këtë avantazh deri në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Mbappe barazoi gjithçka.

Në të dytën pritej melodia e zakonshme pariziene, por që nuk erdhi kurrë, pasi jo vetëm që Neymar & Co nuk gjetën golin e avantazhit, por pësuan në minutën e 65-të, kur Bahoken kaloi edhe njëherë vendasit në epërsi, epërsi që në ndryshim nga ajo e pjesës së parë u ruajt.

Kjo ishte humbja e parë për PSG për këtë sezon, që deri para kësaj ndeshjeje numëronte 13 fitore dhe vetëm dy barazime në kampionat dhe pesë fitore në fazën në grupe të Ligës së Kampionëve me një golavarazh të frikshëm prej 24 golash të shënuar dhe vetëm një të pësuar.

Top Channel