Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë dhe qytetarët e saj në zonat e përmbytura nga uji si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Gatishmërinë dhe solidarizimin me përmbytjet në vendin tonë e ka shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në rrjetet sociale.

“I shqetësuar me gjendjen e rëndë në Shqipëri, pas vërshimeve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të territorit atje. Institucionet e Kosovës, përfshirë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura nga moti i keq. Mendjet dhe zemrat tona janë me ta, shpresoj që kjo gjendje e krijuar nga reshjet të tejkalohet sa më parë”, shkruan ai.

Top Channel