Kreu i shteti Ilir Meta kërkon bashkëpunimin e të gjithëve me forcat e ushtrisë, policisë dhe emergjencave civile që janë në terren.

Në një deklaratë për situatën e përmbytjeve, Meta shpreh solidaritetin e plotë me çdo familje në vështirësi, duke postuar në Facebook edhe një foto nga procesi i evakuimit.

“Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj”, shprehet Meta.

Top Channel