Gjermani, eksploziv pranë tregut të Krishtlindjes në Potsdam

01/12/2017 17:49

Periudha festive përpara Krishtlindjes në Gjermani nis sërish me një ngjarje të dyshuar terrorizmi.

Policia në qytetin gjerman të Potsdamit ka njoftuar gjetjen e një pajisjeje shpërthyese shumë pranë tregut të Krishtlindjes.

Pajisja ishte dërguar në një farmaci në qytetin në fjalë, në jugperëndim të Berlinit, duke shkaktuar evakuimin e të gjithë tregut aty pranë.

Policia kreu edhe shpërthimin e kontrolluar të pajisjes, që sipas gazetës “Potsdamer Neueste Nachrichten” kishte disa tela që dilnin prej saj.

Dhjetorin e një viti më parë, 12 persona mbetën të vdekur kur një kamion iu drejtua tregut të Krishtlindjes në Berlin.

Top Channel