Gjatë natës janë hapur argjinaturat në lumin Osum dhe Vjosë.

Zonat më të prekura nga vërshimi i ujit në këto zona janë Frakulli në Fier dhe Novosela në Vlorë, ku janë angazhuar 500 forca të ushtrisë, të cilat që prej ditës së djeshme kanë evakuuar njerëz dhe gjënë e gjallë atje.

Sipas raportimeve, janë larguar me dhjetëra familje, ndërsa niveli i lumit po rritet me shpejtësi. Më të kërcënuar janë banorët e Novoselës.

Ndërsa, uji në Urën e Mifolit ka kaluar mbi sipërfaqen e urës.

Top Channel