Ura që lidh dhjetra fshatra të Maliqit, Pustecit dhe Devollit tashmë është jashtë funksionit. Njëra nga këmbët e saj është thuajse e shkëputur nga bazamenti.

Kjo ka bërë që të ndalohet përdorimi i saj edhe nëse nuk shembet, dëmi i pësuar ka bërë që të humbasë plotësisht funksionin e saj.

Përballë kësaj situate grupe nga ARRSH dhe Shtabi i Emergjencave kanë marë masa për bllokimin e rrugës dhe sinjalizimin e mjeteve në mënyrë që të përdorin rrugën dytësore nga zona e Pojanit për të vazhduar lëvizjen e tyre.

Top Channel