Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e grabitjes së një marketi katër ditë më parë.

I arrestuari është Pjetro (Marian )Mecaj, 22 vjeç nga Vlora, në shtëpinë e të cilit policia ka gjetur armën, maskën, dhe veshjet që janë përdorur për grabitjen si dhe një sasi prej 5.74 kg kanabis sativa.

Katër ditë më parë në kërcënimin e armës, Mecaj ka grabitur një supermarket në lagjen “Hajro Çakërri”. Identifikimi i tij është bërë falë kqyrjes së kamerave të supermarketit, apo bizneseve pranë, dhe lokalizimi dhe kapja e tij është bërë nga policia e Vlorës në bashkëpunim me FSHN.

Top Channel