Manchester City ka arritur të fitojë edhe në javën e 14 të kampionatit anglez të futbollit.

Kryesuesit e Premier League mundën 2-1 në sekondat e fundit Southamptonin, duke bërë që diferenca me Manchester United e vendit të dytë të mbetet 8 pikë.

Ndërkohë, Arsenal fitoi 5-0 ndaj Huddersfield, Chelsea mposhti 1-0 Swansea, ndërsa Liverpool triumfoi 0-3 në transfertë ndaj Stoke.

Në ndeshjet e tjera, Everton-West Ham 4-0 dhe Bournemouth-Burnley 1-2.

Top Channel