![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/MixCollage-24-May-2024-03-29-PM-291-1-800x450.jpg)
24/05 15:52
Nice i bashkoi në merakton e verës Balotellit edhe një tjetër fitues të tripletës së famshme me Interin, holandezin Sneijder.
Megjithatë për 33-vjeçarin situata nuk është aspak e mirë te francezët. Deri në këtë fazë të kampionatit, ish-lojtari i Interit ka arritur të aktivizohet vetëm në 5 takime dhe nuk ka mundur të bindë drejtuesit e klubit.
Siç raporton “MLSSoccerItalia.com”, Sneijder do të largohet nga Ligue 1 dhe mund të kalojë në Major League Soccer, në SHBA, te Los Angeles, skuadër që e kërkoi me ngulm edhe gjatë merkatos së verës.
Top Channel